Prej vitit 1957, shokët e partisë dhe të pushtetit, e konsideronin Fan Nolin “politikan të vjetër dhe dallaveraxhi”. Pavarësisht se kishin kaluar kaq e kaq vite të pushtetit “popullor”, përjashto shtypin e kohës, shokët e partisë e pushtetit, as mësoheshin dot nëpër dokumente t’ia shkruanin emrin si duhej. Emrin ia shkruan keq në këto forma: “Fanol”, “Fan’ Oli”,“Fan-Noli”.
Megjithatë, është fakt që Fan Noli vdiq si “armik” i “pushtetit “popullor”. Emrin ia përdorën si e deshën për vitet e dështimeve të tij sepse u duhej. Ama, nëse Fan Noli do bënte gabimin të vinte në Shqipëri në vitin 1945, ai me siguri do ishte shembull në gjyqet tipike si ai i deputetëve dhe do dënohej me vdekje. sot do ishim duke kërkuar eshtrat e tij. Sado pushteti “popullor” çeli kurse kundër analfabetizmit, kuadrot e tij ishte gjithnjë me probleme në formimin kulturor.
Në vitin 1957 për Fan Nolin thuhej:
Mbas çlirimit të Shqipërisë, shkruante mirë për pushtetin tonë popullor, ndërsa qëndrimi kohët e fundit ka qenë i lëkundur dhe është mbështetës kryesor i agjentët të zbulimit amerikan, Qerim Panariti, i cili nën udhëzimet e amerikanëve ka shfrytëzuar dhe shfrytëzon gazetën “Dielli” duke shkruar artikuj me përmbajtje reaksionare dhe shpif kundra qeverisë dhe regjimit të demokracisë popullore në vendin tonë. Duke marrë parasysh qëndrimet e tij të kohëve të fundit
Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…
Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…
Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…
Kina ka prezantuar një zhvillim të ri në fushën e teknologjisë së avancuar, duke sjellë…
Pesë ditë kishin kaluar nga atentati i Bimbashit. Ushtria turke i ndiqte gjurmë pas gjurmë.…
Në episodet e zbuluara nga jeta e panjohur e krijuesit të shtetit shqiptar në…