<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Mehdi Frashëri: Si u bë Shqipëria me kufij shtetërorë pas 13 vjetësh pengesa

Mehdi Frashëri (1874-1963), politikan dhe burrë shteti, ishte dy herë delegat i Shqipërisë në komisionin ndërkombëtar të kufijve, në shkurt-maj 1922 dhe shtator 1923-1926. Pra thënë ndryshe ai ishte edhe i njëjti përfaqësues i qeverisë shqiptare në atë komision, kur kjo drejtohej nga Fan Noli dhe kur drejtohej nga Ahmet Zogu. Pavarësisht kontradiktave politike midis Nolit dhe Zogut, Mehdi Frashëri përfaqësoi me dinjitet Shqipërinë në atë komision, duke vënë gjithnjë interesin shtetëror para çdo interesi tjetër. Falë tij, Vermoshi iu la Shqipërisë dhe çështjes së Shën Naumit iu dha një zgjedhje e kënaqshme dhe e pranueshme. Kufiri shqiptaro-serbo kroato slloven u nënshkrua në Firence më 27.7.1926 nga gjeneral Pietro Gazzera-kryetar i komisionit, përfaqësues i Italisë; nënkolonel A.B.Clough-komisar, përfaqësues i Britanisë së Madhe dhe kolonel J.A. Ordioni-komisar, përfaqësues i Francës.

Pjesë nga kujtimet e Mehdi Frashërit:

“Në dimrin e viteve 1924-1925, pjesërisht shkuam në Firence e Paris, sepse Jugosllavia, me gjithë vendimin e Gjykatës së Hagës, Shën Naumin nuk donte t’ia dorëzonte Shqipërisë. Komisioni i Kufijve këshillonte që të bëhej një marrëveshje me Jugosllavinë për të shkëmbyer manastirin e Shën Naumit me një vend tjetër, pse Shën Naumi është një shenjt sllav dhe popullsia sllave i jepte rëndësi morale këtij manastiri. Rreth kësaj çështjeje, midis meje dhe qeverisë zogiste në Tiranë, rrodhi një korrespondencë rreth vende që do të shkëmbeheshin si kompensim i manastirit të Shën Naumit. Qeveria e Tiranës, si kompensim kishte kërkuar disa katunde që ndodheshin në fushën e Dibrës afër qytetit që mban këtë emër. Ndërmjetësi i marrëveshjen ishte Komisioni i Kufijve. Jugosllavia nuk e pranoi këtë propozim, sepse qyteti i Dibrës që i mbetej Jugosllavisë do vetmohej krejt prej katundeve më të afërta të tij. Pas shumë bisedave midis komisionit dhe dy delegatëve të interesuar, qeveria jugosllave më në fund si kompensim shkëmbimi, pranonte t’i cedonte Shqipërisë katundin Peshkëpi nga ana e Pogradecit në rrëzën e Malit të Thatë dhe tokat e tri katundeve që si të tillë i mbeteshin Shqipërisë, por që tokat e tyre mbeteshin në Jugosllavi. Me cedimin e këtyre tokave Shqipërisë, kufiri jugosllav largohej nga rruga Korçë-Pogradec, 13 kilometra. Me një fjalë, Shqipëria cedonte një kishë dhe ballë saj merrte një katund dhe tokat e katundeve Tushemisht, Podgoriçan dhe Halama. Po të mos ishte bërë kjo marrëveshje, rruga Korçë-Pogradec ndodhej një nishan pushke me kufirin jugosllav…Bashkë me çështjen e Shën Naumit, ishte edhe pranimi i kufijve të Vermoshit…Me këtë marrëveshje, çështja e kufijve shqiptarë që kish mbetur e varur që nga viti 1913, për 13 vjet, merrte formën definitive dhe ky caktim në politikën ndërkombëtare merrte një zgjidhje të favorshme dhe qetësiprurëse për Shqipërinë, sepse moscaktimi i kufijve definitivisht, linte portë të çelur për elementët e brendshëm që mendonin keq për avenirin e Shqipërisë.

(Mehdi Frashëri, “Kujtime 1913-1933”, Tiranë 2005, faqe 202-204)

Modifikuar më Premte, 09 Prill 2021 15:36

postbck postbck

Recent Posts

Cilët janë simptomat e depresionit sezonal

    Me ardhjen e vjeshtës dhe shkurtimin e ditëve, disa njerëz përjetojnë ndryshime të…

2 days ago

Fruti simbolik i vjeshtës, përfitimet që gështenjat i sjellin shëndetit! Nga zemra, tretja e kontrolli i peshës, çfarë duhet të dini

Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…

3 days ago

Ora dimërore apo verore, cila është më e mirë për shëndetin?

    Ora dimërore është më e përshtatshme për shëndetin, pasi drita natyrore në mëngjes…

3 days ago

Pse i keni duart dhe këmbët gjithmonë të ftohta? Shtatë shkaqet që nuk duhet t’i injoroni

  Duart dhe këmbët e ftohta janë shpesh një reagim normal i trupit ndaj temperaturave…

3 days ago

Çfarë duhet të hani dhe pini para dhe pas vaksinës kundër gripit?

    Disa ushqime dhe zakone të përditshme mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë…

3 days ago

Cili çaj është më i shëndetshëm për zemrën dhe sa filxhanë duhet të pini në ditë?

    Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…

6 days ago