<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Qumësht me hudhra kundër astmës, kollës, reumatizmës

Perimet, frutat dhe erëzat janë pjesë e disa prej kurave më të mira mjekësore që njeriu mund të përdorë kundër shumë sëmundjeve dhe çrregullimeve.

Një prej këtyre kurave bashkon qumështin dhe hudhrën për të krijuar një lëng të fuqishëm kundër artritit, kollës, pagjumësisë, sëmundjeve të zemrës dhe shumë sëmundjeve të tjera. Më poshtë keni si ta përgatisni këtë kurë në mënyrën më të thjeshtë dhe ta përdorni atë sa herë keni nevojë.

Përgatitja:
Përbërësit:
10 thelpinj hudhër të grirë hollë
2-3 lugë çaji me sheqer ose mjaltë
500 ml qumësht
250 ml ujë

Udhëzimet:
Përzieni ujin dhe qumështin në një tenxhere. Shtoni hudhrën dhe vendoseni në zjarr. Sapo lëngu të marrë valë, uleni temperaturën dhe përziejeni vazhdimisht. Pas pak minutash, hiqeni tenxheren nga zjarri, kullojeni lëngun, shtoni sheqerin ose mjaltin dhe pijeni  të ngrohtë. Përfitimet e kësaj pijeje të shëndetshme janë të shumta.

Artriti dhe Nervi Shiatik
Konsumi ditor i këtij lëngu ndihmon në trajtimin e simptomave dhe dhimbjeve shoqëruese të artritit. Ky qumësht ndihmon në zbutjen e dhimbjeve të nervit shiatik.

Sëmundjet e zemrës

Qumështi me hudhra është një mënyrë shumë efikase në uljen e kolesterolit të keq dhe parandalimit të formimit të pllakëzave të gjakut.

Astma

Qumështi me hudhra duhet pirë çdo natë përpara gjumit për të zbutur simptomat e astmës. Ju mund të pini qumështin ose të hani tre thelpinj hudhër çdo natë.

Verdhëza

Hudhra eliminon toksinat nga organizmi dhe aktivizon enzimat e mira me qëllim përmirësimin e funksionit të mëlçisë. Hudhra përmban shumë sulfur që është mjaft i rëndësishëm për mëlçinë. Hudhra përmban edhe selenium dhe alicinë të cilat luftojnë yndyrosjen e mëlçisë. Konsumi i rregullt i hudhrës dhe qumështit në një lëng të vetëm për pesë ditë me rradhë, ndihmon në trajtimin e verdhëzës.

Pagjumësia

Qumështi me hudhra ndihmon në qetësimin e organizmit dhe ju ndihmon të flini më mirë.

Pneunomia

Qumështi me hudhra duhet pirë tre herë në ditë kundër pneumonisë.

Kolla

Kombinoni qumështin, hudhrën, shafranin e Indisë dhe pak mjaltë dhe pijeni lëngun për të kuruar kollën kronike.

Tretja

Vlerat fantastike antiseptike të hudhrës e bëjnë atë shumë të rëndësishme për sistemin imunitar, tretjen, pastrimin e sistemi limfatik dhe detoksifikimit të trupit. Ky lëng ndihmon në sekretimin e lëngjeve tretëse dhe kundër diaresë.

Kolesteroli

Pijeni qumështin me hudhra për një javë të tërë nga një gotë në ditë për të rregulluar nivelin e kolesterolit. Mënyra e pirjes së qumështit me hudhër edhe për problemet e përmendura më sipër është nga një gotë në ditë për një javë.

postbck postbck

Recent Posts

A është e dëmshme kërcitja e gishtave?

Pothuajse të gjithëve na ka ndodhur të dëgjojmë të njëjtin paralajmërim që nga fëmijëria: “Mos…

23 hours ago

E keni pyetur ndonjëherë veten tuaj se përse njerëzit e suksesshem veshin të njëjtat rroba?!

    Nga Steve Jobs me golfin e zi dhe xhinset klasike, te Mark Zuckerberg…

1 day ago

Prindër kujdes! Ja se sa duhet të peshojë çanta e shkollës së fëmijës tuaj…

    Një kufi i thjeshtë dhe disa shenja në trup tregojnë kur çanta është…

1 day ago

Marramendja gjatë shtatzënisë/ Ja pse ndodh dhe si mund ta lehtësoni…

    Shtatzënia sjell ndryshime të shumta në trup, prandaj nënat në pritje shpesh hasin…

1 day ago

Pija më e mirë e mëngjesit për shëndetin e zemrës

    Një zakon i thjeshtë në mëngjes mund të ndihmojë shëndetin e zemrës: pirja…

2 days ago

Çfarë duhet bërë kur fëmijët infektohen me fruth në çerdhe. Përgjigjet pediatrja!

    Mjekja pediatre Zerina Sheme ka ndarë në rrjetet sociale informacion në lidhje me…

2 days ago