<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Ecni shpejt apo ngadalë, një përcaktues i saktë i shëndetit, vitalitetit dhe jetëgjatësisë suaj

Nuk na kishte shkuar kurrë në mendje, po ja që ekziston një lidhje mes shpejtësisë së ecjes dhe shëndetit tonë. Studimet e kohëve të fundit kanë zbuluar se çfarë do të thotë saktësisht nëse i kaloni 1,6 kilometra duke ecur dhe çfarë lidhje ka shpejtësia e ecjes me vdekjen e parakohshme.

Ecja nuk është vetëm një ushtrim fizik, që na mban në formë, por mënyra se si ecim mund të zbulojë shumë për shëndetin dhe jetëgjatësinë tonë.

Të gjithë ata që merren me ecje rekreative, të cilët kanë ecje të shpejtë dhe të mprehtë zakonisht jetojnë më gjatë se ata që ecin ngadalë dhe me qetësi.

Sipas “New York Times”, këmbësorët e ngadalshëm kanë 44% më shumë gjasa të vdesin para kohe, në krahasim me ata që e kalojnë rrugën e tyre më shpejt dhe pa probleme.

Ata që ecin ngadalë gjithashtu kanë 18% më shumë gjasa të preken nga sëmundjet e zemrës dhe dementia.

Lidhja në mes ecjes me ritëm të shpejtë dhe jetëgjatësisë është vendosur pas një studimi të gjerë i cili përfshiu mbi 40 mijë persona në Amerikë, për të cilët ecja është një stërvitje e rregullt fizike.

Pas hetimit, rezultatet e fituara janë krahasuar me indeksin kombëtar të vdekjeve.

Cila ecje është shumë e ngadaltë?

Nëse ju duhen 24 minuta për të bërë 1,6 kilometra, atëherë rrezikoni për vdekje të parakohshme.

Kurse grupi më pak i rrezikuar përfshin ata që kalojnë të njëjtën distancë për 13.5 minuta.

Sipas ekspertëve, ecja më e ngadaltë mund të jetë simptomë e ndonjë problemi shëndetësor të njeriut i cili nuk është zbuluar ende dhe këtë me siguri do ta zbuloni nëse i nënshtroheni testit gjashtëminutësh të ecjes për të përcaktuar gjendjen tuaj shëndetësore.

Ky test nënkupton ecjen në 400 metra dhe jo në 1,6 km.

Me ndihmën e një kronometri, matet koha për të cilin mund ta kaloni atë distancë. Nëse ju duhen saktësisht gjashtë minuta ose më shumë, atëherë ju ndodheni në kategorinë e këmbësorëve më të ngadalshëm dhe rreziku i sëmundjes është më i lartë.

Nëse keni zbuluar që jeni këmbësor i ngadalshëm, nuk keni nevojë të frikësoheni, por duhet ta merrni si një paralajmërim të vogël që të vizitoheni tek mjeku e t’i përkushtoheni më shumë shëndetit.

ATA

postbck postbck

Recent Posts

Një thesar 2,000-vjeçar i fshehur brenda kockës së kofshës së një lope

Albert Vataj Në vitin 2003, në fushat e Norfolkut në Angli, kërkuesit e antikitetit me…

6 hours ago

RETROSPEKTIVË: Mitrovicë, 1943 – Një ushtar gjerman duke trajnuar një shqiptar në hekurudhë

Një fotografi e realizuar në Mitrovicë, në vitin 1943, na kthen në një periudhë të…

6 hours ago

Macja që e mahniti Nikola Teslën: shkëndijat misterioze që zgjuan kureshtjen e gjeniut të elektricitetit

Përpara se Nikola Tesla të bëhej një nga emrat më të rëndësishëm në historinë e…

7 hours ago

Ja si t’i pastroni atletet e bardha

    Erdhi koha e tyre, e atleteve të bardha ! Vajzat që janë fanse…

9 hours ago

A ndihmojnë mandarinat për të kuruar aneminë

  Mandarinat janë ndër agrumet më të shijshme, falë aromës dhe përmbajtje së lartë të…

10 hours ago

Fiq të thatë me vaj ulliri, njihuni me kurën 40-ditore

    Në shumë vende bregdetare të zonës së Mesdheut, njerëzit betohen për të mirat…

10 hours ago