<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Projektligji i çuditshëm i 1934-s: Shqiptarët që martohen me gra të huaja, të mos punojnë në shtet

Duket e habitshme por në parlamentin shqiptar të vitit 1934 është propozuar që ata shqiptarë që martohen me gra të huaja të mos lejohet të punojnë në shtet.

Projektligji u paraqit në seancën plenare të 22 shkurtit të vitit 1934 nga deputeti Hiqmet Delvina – raporton gazetari Kreshnik Kuçaj i portalit SCAN.

Delvina kishte mbajtur më parë detyrën e Ministrisë të Drejtësisë e njihej për aftësitë e tij oratorike.

Në fakt ai propozoi dy projektligje, të dyja vërtet të veçanta.

Propozimi i parë i tij ishte ai për ndalimin e të rinjve që të bëjnë muajin e mjaltit jashtë Shqipërisë, sepse siç ai argumentonte në atë seancë “qeveria duhet të marri masa skrupuloze për mos me dalë edhe nji santim (centim shën.red.) nga pasunia kombtare jashtë shtetit”.

Propozimi i dytë ishte edhe më mbresëlënës: Ata që martohen më të huaja të mos punojnë në shtet

Ai parashikonte “penalizimin” e atyre shqiptarëve që shkolloheshin jashtë vendit dhe që martoheshin me gra të huaja.

Zakonisht ata që shkolloheshin jashtë, në ato vite angazhoheshin në punë në sektorin publik duke u bërë pjesë e administratës shtetërore.

Propozimi i deputetit është që të sanksionohet me ligj që ata që martohen me gra të huaja të mos punësohen në administratën shtetërore ashtu sikurse edhe ata punonjës ekzistues të administratës që e bëjnë këtë veprim, të përjashtohen nga shërbimi publik.

“Tue parë se në kohërat e fundit, pothuajse asht përhapë në nji pjesë të djalërisë si nji epidemi martesa e këtyre me gra të hueja, detyrohemi të propozoj nji projektligjë i cili me kësisoj martesash në mos qoftë e mundur të ndalohen kryekput për të gjithë shqiptarët, së paku t’a kufizojmë. Sot ma shumë se kurdoherë duhet lartësuar gruaja shqiptare, lartësim i cili duhet të vijë nga prindërit ase bashkëshorti patriot dhe i kulturuem. Kurse djelmënia e jonë, e cila dërgohet për t’akumuluar kulturën e civilizacjonit oksidental dhe këthehet në Shqipni në vend qi të ketë kulturë t’a përhapi në gjirin e familjes së tij që kështu t’evolucionohet edhe vajza shqiptare në përparimin e civilizjacjonit, nga këjo detyrë e rangut të parë nuk përfiton vajza shqiptare se ky vjen me nji bashkëshorte t’importueme nga jashtë. Gjithë ata që mbi hyrjes në fuqi të kësaj ligje martohen me gra të hueja, nuk emnohen ma në shërbime shtetnore të çdo rangut qoftë të Mbretnis Shqiptare. Ata qi janë nëpunësa dhe martohen me gra të hueja mbas hyrjes në fuqi të kësaj ligje ipso jure janë të pushuem nga nëpunësia shtetnore” – propozonte deputeti.

Këto dy drafte nuk u bënë kurrë ligje.

b.m. / dita

postbck postbck

Recent Posts

Çka ndodh kur pini kafe në barkun bosh?

    Kafja është një nga produktet më të dashura për njerëzit në mëngjes. Sipas…

4 hours ago

Nëse doni të kujdeseni për zemrën, ekspertët këshillojnë ta hani këtë ushqim çdo ditë

    Sipas ekspertëve, konsumimi i rregullt i tërshërës ndihmon në uljen e kolesterolit, kontrollin…

4 hours ago

Pse shumë njerëz po konsumojnë kafe me limon, ky është efekti i saj

    Shumë njerëz nuk mund ta nisin ditën pa kafe. Ajo thuhet se rrit…

1 day ago

Dhimbja e kokës nga dielli i fortë, pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta?

    Dhimbja e kokës kur ekspozohesh ndaj diellit të fortë të muajve të verës…

1 day ago

Nëse vuani nga diabeti, bëni kujdes me këto ushqime

    Personat që vuajnë nga diabeti duhet t’i kushtojnë rëndësi të veçantë ushqimeve që…

2 days ago

Studim i ri: Mishi i kuq lidhet me rrezik më të lartë për kancer të pankreasit

    Personat që konsumojnë rregullisht sasi të mëdha të mishit të kuq mund të…

3 days ago