<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Një stuhi meteorësh çoi në zhdukjen e mamuthëve? A ishte vërtetë “qelqi i shkrirë” ajo epokë transformimit të jetës në tokë?

Shkencëtarët kanë arritur të gjejnë prova se një stuhi meteorësh e cila ka goditur Tokën 12 mijë vjet më parë, ka gjasa që të jetë përgjegjëse për zhdukjen e njeriut prehistorik si dhe të kafshëve gjigante, duke përfshirë dhe mamuthët. Provat për stuhinë e meteorëve të ardhur nga hapësira janë gjetur në tre kontinente; Amerikë, Lindjen e Mesme dhe Europën Perëndimore. Sipas studiuesve, besohet se impakti i fragmenteve të mëdha kozmike në tokë ndryshoi në mënyrë drastike kushtet e jetesës, duke shkaktuar një të ftohtë të acartë, që mendohet se shkaktoi zhdukjen e shumë formave të jetës në planet. Grupi i studiuesve nga disa vende të botës, gjatë kërkimeve të tyre gjetën një material të quajtur qelq i shkrirë, i cili formohet në temperatura shumë të larta rreth 1 700-2 200 gradë, dhe një nga mundësitë se si ai mund të përfitohet është si rezultat i impaktit të një trupi kozmik kur godet Tokën. Materiali, i cili është gjetur në Pensilvani, Karolinën e Jugut (SHBA), por dhe në Siri, iu nënshtrua testeve që konfirmuan se nuk ishte kozmik, vullkanik apo i bërë nga dora e njeriut dhe datonte rreth 13 mijë vjet më parë. Temperaturat ekstreme në të cilat ka ndodhur shkrirja e materialit misterioz janë të barabarta me ato të shpërthimit të një bombe atomike, mjaftueshme e lartë sa për të bërë të shkrihet dhe të vlojë edhe rëra”, – thotë James Kennett, profesor i shkencës së tokës në universitetin Santa Barbara.

Qelqi i shkrirë i gjetur në vendet e mësipërme është i njëjtë me materialin e gjetur në kraterin meteorik në Arizona dhe me një tjetër krater në Australi, ku është provuar se disa meteorë të vegjël kanë provokuar shpërthimin, nga i cili më pas është formuar qelqi në fjalë.

Materiali i quajtur “qelqi i shkrirë”

Rezultatet e ekipit të studiuesve mbështesin teorinë e cila lë vend për diskutime, se impakti i një asteroidi, i rënë në tokë 12.900 vjet më parë, shkaktoi fillimin e një periudhe të pazakontë të ftohti në Tokë, duke çuar në zhdukjen e gjerë të jetës njerëzore në qytetërimin parahistorik të quajtur Clovis dhe të kafshëve të mëdha siç është edhe mamuthi. Mamuthët, kafshët gjigante që kanë jetuar 30-40 mijë vjet më parë dhe që janë zhdukur përfundimisht rreth 4000 vjet më parë, përbëjnë ende një mister për shkencën. Për sa i përket faktorëve që çuan në zhdukjen e tyre, studiuesit kanë dhënë në kohë të ndryshme, arsye të ndryshme, ose më mirë të themi mendojnë se një miksim arsyesh çuan në zhdukjen totale të kësaj specieje të rrallë dhe gjigante. Mendohet se në radhë të parë, gjuetia nga ana e njerëzve çoi në pakësimin e tyre, më pas ndryshimet ekologjike, duke kaluar nga epoka e akullnajave, 26.500 deri 20.000 vjet më parë për të ardhur tek epoka e një klime më të ngrohtë dhe të qëndrueshme 17000 vjet më parë. Ndërsa së fundi, një arsye e tretë dhe e diskutueshme është edhe ajo që u argumentua më sipër, se ka qenë një objekt i ardhur nga hapësira që çoi në zhdukjen e mamuthëve dhe kafshëve të tjera gjigante.

SHQIP

postbck postbck

Recent Posts

Jo vetëm ju hidraton, ja përfitimet e jashtëzakonshme që merrni nga konsumi i shalqirit

    Pavarësisht besimit popullor se shalqiri është vetëm ujë dhe sheqer, ai në fakt…

3 hours ago

A flini me kufje? Këto janë rreziqet ndaj të cilave jeni të ekspozuar

  Ekspertët paralajmërojnë se përdorimi i dëgjuesëve gjatë gjumit, ndonëse i zakonshëm për muzikë apo…

5 hours ago

Mburoja natyrale kundër sëmundjeve/ Ja vlerat e jashtëzakonshme të hudhrës që nuk i dini

Nga Egjipti i lashtë e Greqia antike e deri te laboratorët modernë, hudhra mbetet një…

7 hours ago

Kujdes me lavatriçen/ Këto janë veshjet që mund të dëmtohen përgjithmonë nëse lahen gabim

    Mirëmbajtja e duhur e veshjeve është thelbësore për të ruajtur pamjen dhe cilësinë…

7 hours ago

Nuk flini dot nga vapa? Një pozicion gjumi mund ta bëjë natën shumë më të lehtë

Nuk lidhet vetëm me temperaturën e dhomës apo çarçafët e lehtë, por edhe me mënyrën…

7 hours ago

A mund të shkaktojë alergji marrja e vitaminës C?

    Trupi ka nevojë të madhe për vitaminën C sepse ajo forcon sistemin imunitar,…

8 hours ago