<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Terapia e rërës për reumatizmin/ Ja si është mënyra e duhur që ajo të funksionojë

Që në lashtësi, njerëzit kanë trajtuar reumatizmën duke u zhytur e mbuluar gjithë trupin me rërë të nxehtë. Në Greqinë dhe Romën e lashtë, thonin se rëra kishte aftësi kuruese kundër reumatizmës dhe artritit.

Këto sëmundje janë autoimunitare që do të thotë se sistemi imunitar gabimisht sulmon qelizat e vetë trupit. Sipas të dhënave rëra e pastër ka aftësi të jashtëzakonshme terapeutike për shkak të mineraleve që përmban.Në të gjenden silikoni sodium, magnezi, kaliumi, jodi, klori dhe kalçiumi që përthithen nga deti. Magnezi është shumë i domosdoshëm për kockat, dhëmbët, zemrën, sistemin nervor dhe çdo qelizë në trup.

Kur trupi futet në rërë, këto minerale arrjnë të penetrojnë në trup duke sjellë shumë përfitime.Përfitimet janë shumë të mëdha sepse përthithja ndodh direkt në lëkurë.

Në rastin e magnezit, ai nuk përthithet mirë nga sistemi tretës dhe përthithja në lëkurë gjatë terapisë së rërës është më e madhe. Terapia e rërës kombinon efektet mirëbërëse të nxehtësisë dhe këtyre mineraleve.

Rëra duhet të jetë e nxehtë por jo përvëluese.

Në temperaturën e duhur (pra jo shumë e nxehtë sa nuk durohet), rëra çliron nxehtësinë në mënyrë graduale duke mundësuar hapjen e poreve dhe përthithjen e mineraleve.

Një terapi normale e rërës kundër reumatizmës duhet të zgjasë nga 20 në 40 minuta. Ekspertët që mbështesin këtë lloj terapie, thonë se rëra përmirëson ndjeshëm simptomat e reumatizmës.

Ajo ndihmon kundër frakturave, përshpejton shërimin e kockave, zbut infeksionet e lëkurës dhe alergjitë dhe lehtëson simptomat e osteoporozës. Ka të tjerë që mendojnë se terapia e rërës mund të ketë efekt edhe kundër stresit dhe ndihmon në pastrimin e gjakut.

Terapitë e rërës duhen ndjekur nëpërmjet këshillës së mjekut. Ato nuk duhen bërë në pikun e diellit kur vapa është shumë e madhe dhe e padurueshme.

Këto terapi nuk janë të përshtatshme për njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e zemrës apo tensionet e gjakut.

Burimi

postbck postbck

Recent Posts

Qepa çfarë shkakton për tensionin, zemrën dhe diabetin: Mjeku jep lajmin e papritur

  Qepa de hudhra janë një element kryesor në kuzhinë. Shumica e gatimeve kanë nevojë…

19 hours ago

Sa janë të rrezikshëm qetësuesit?

    Studimet tregojnë se marrja e qetësuesve rrit rrezikun për goditje ose atak të mundshëm…

20 hours ago

Ahmet Zogu u rikthye në pushtet me mercenarë rusë dhe mbështetjen ushtarake jugosllave?!

Në dhjetor të vitit 1924, Ahmet Zogu u kthye në Shqipëri në krye të një…

20 hours ago

Skënderbeu dhe fisnikët shqiptarë që nuk e ndoqën: mes interesave politike, fesë dhe luftës për pushtet

Historia e Gjergj Kastriotit Skënderbeut zakonisht rrëfehet si një përballje e shqiptarëve kundër Perandorisë Osmane.…

20 hours ago

Pini lëng të karotës çdo ditë për këtë problem shëndetësor

    Shtypja e lartë e gjakut, e njohur ndryshe edhe si hipertensioni, shpeshherë mund…

23 hours ago

​Cilat janë simptomat e cirrozës së mëlçisë?

    Mëlçia është një nga organet që mund të pësojë dëmtime serioze pa e…

23 hours ago