<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Mbrojtja nga rrezet ultraviolet, cilat janë masat që duhet të merrni

Qëndrimi në diell është shkaku kryesor i ekspozimit ndaj rrezatimit ultraviolet. Djegia që shkakton ky rrezatim, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mbart në vetvete një rrezik të madh të zhvillimit të melanomës gjatë jetës, tek ata që kanë një ekspozim për një kohë të gjatë. Sa më i madh ky rrezatim, aq më i madh është dhe potenciali për dëmtim të lëkurës dhe syrit, në një kohë të shkurtër.

Hapi i parë që duhet të bëni për t’u mbrojtur është të gjeni indeksin e rrezatimit UV. Pjesa më e madhe e aparateve të celularëve sot e mundësojnë këtë.

Në aplikacionin e parashikimit të motit në celularin tuaj, do të shihni indeksin UV. Hapi i dytë është të dini mbrojtjen e rekomanduar në bazë të  nivelit të rrezatimit UV.

Nëse indeksi i rrezeve UV në celularin tuaj shënon 0 deri në 2,  ju mund të kënaqeni duke qëndruar jashtë. Nëse ky indeks varion nga 3-7 ajo që duhet të bëni është të kërkoni hije gjatë orëve të mesditës. Rrini të veshur me bluzë, vendosni kremin e diellit dhe kapelën për t`u mbrojtur.

Nëse rrezatimi UV është 6-7, ekspozimi për më shumë se 30 minuta shkakton djegie.https://zeri.info/inarticle.html

Nëse indeksi i rrezatimit ultraviolet shënon 8 , duhet të shmangni qëndrimin jashtë gjatë orëve të mesditës. Bluza, kremi kundër diellit dhe kapela janë të domosdoshme.

Nga 8 deri në 10 ky indeks vlerësohet si shumë i lartë dhe ekspozimi për më shumë se 15-25 minuta, shkakton djegie. Ndërsa kur celulari juaj të tregojë se indeksi UV është 11 atëherë situata është ekstreme. Do të mjaftonin vetëm 10 minuta për të pësuar djegie. Në të dyja rastet, këshillohet mos ekspozimi në diell, dhe qëndrimi brenda në shtëpi.

postbck postbck

Recent Posts

Dokumenti që paralajmëroi spastrimin: “Instruksionet” e 20 dhjetorit 1941 dhe hija e tyre mbi Sanxhakun

Nga kapja në Sjenicë, te përkthimi në Tiranë dhe publikimi në shtyp – rruga e…

2 hours ago

Misteri i bunkerëve të diktaturës

Nga: Pëllumb Vreka Viti 1992. I ndodhur në Greqi për shërbim pune, drekova me ish-gjeneralin…

3 hours ago

Pse ‘Deti i Vdekur’ ka këtë emër?

  Shpesh e keni dëgjuar si emer “Deti i Vdekur”, apo ndoshta edhe e keni…

3 hours ago

Romët: Prejardhja dhe pse nuk kanë shtet dhe historia e persekutimit?

  Romët, cila është prejardhja e tyre e vërtetë? Pse stili endacak i jetesës nuk…

4 hours ago

Si u bë shalqiri simbol i Palestinës?

  Shalqinjtë janë të përhapur gjerësisht në Lindjen e Mesme. Por shalqini ia detyron rëndësinë…

4 hours ago

Efektet kuruese të mollës për sëmundjet e zemrës

    Molla është frut me ndikim të madh pozitiv në shëndetin tonë. Ul në mënyrë…

4 hours ago