<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Tradita arbëreshe: Nëna e Skënderbeut ishte nga Mirdita

Në bregun përkundruall Arbërisë, ku u shprëngulën mijëra familje pas vdekjes së Skënderbeut, ruhen rrëfenja e tradita kujtesore edhe për gruan e Gjon Kastriotit

Prejardhja e nënës së Skënderbeut, Vojsava Tribalda, vazhdon të pezullojë mes pikëpyetjeve të mëdha e hipotezave nga më të ndryshmet.

Prej hipotezës se ajo ishte nga dera e fisme e Muzakajve e deri te ajo më e reja e Oliver Schmitt-it për një prejardhje të mundshme nga familja serbe Brankoviç, fisnikja nga Pollogu që lindi nëntë fëmijë është një nga personazhet më pak të njohura në historiografinë skënderbegiane.

Por, në bregun përkundruall Arbërisë, ku u shprëngulën mijëra familje pas vdekjes së Skënderbeut, ruhen rrëfenja e tradita kujtesore edhe për gruan e Gjon Kastriotit,

Palac Adriano (Sicili)

Shkrimtari arbëresh, Gavril Dara i riu nga fshati sicialian i Palac Adrianos do të stivonte plot nga traditat kujtesore të familjeve arbëreshe. Pa fshehur krenarinë, shkrimtari arbëresh njofton se të parët e tij ishin kushërinj të largët të Vojsavës.

Në jetëshkrimin e tij, Gavril Dara i Riu thotë se të parët e tij, Dharenjët, ishin kushërinj me të ëmen e Kastriotit, e cila ishte e bija e Prenkut të Mirditës.

‘Sundimtari i Pollogut’, për të cilin Marin Barleti në hagiografinë e tij për Skënderbeun lë vetëm njoftime të thata, sipas traditave kujtesore të arbëreshëve duhet të ketë qenë princi i mirditorëve.

Portali Konica.al sjell një pjesë të shkëputur nga jetëshkrimi i shkrimtarit arbëresh:

“MIDIS TYRE NDËR MË TË PARËT ISHIN GJYSHËRIT E MI, QË PËRMENDEN GJER MË SOT MËRKURI E NJANI I DHARENJËVE, GJËRINJ TË KASTRIOTIT NGA ANA E VOJSAVËS, SË JËMËS SË TIJ, QË ISHTE E BIJA E PRINCIT TË MIRDITASVE”.

postbck postbck

Recent Posts

Pesë gabime të zakonshme që mund t’i mbushin muret me myk gjatë dimrit

    Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…

6 hours ago

Dëshironi ta lini duhanin? Ja disa hapa që mund t’ju ndihmojnë

    Lënia e duhanit mund të jetë sfiduese, por me një plan të qartë,…

7 hours ago

Kura me gjethe ulliri që ndihmon në trajtimin e hipertensionit

    Gjethet e ullirit janë përdorur për herë të parë në mjekësinë popullore në…

8 hours ago

Çfarë ndodh në organizëm nëse hani një thelpi hudhër në darkë

    Që në lashtësi, hudhra ka qenë aleate e njerëzimit kundër shumë sëmundjeve. Ajo…

8 hours ago

Pse shtatzënat duhet patjetër të marrin vitaminën D

    Fëmijët që lindin me nivele të ulëta të vitaminës D janë në rrezik…

8 hours ago

A ndikon ushqimi në përhapjen e kancerit?

    Shkencëtarë nga Cambridge kanë vlerësuar se ushqimi mund të ndikojë në rritjen dhe…

8 hours ago