<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Beteja e Kosovës midis realitetit dhe mitit (28 qershor 1389)

Dy dokumente historike qendrore, burimi zyrtar i Firences dhe kronika e Raguzës dëshmojnë se palët ndërluftuese në Betejën e Kosovës ishin mbreti i Bosnjës, Tvrtko I dhe sulltani osman, Murati I!


Sipas një kronike të Raguzës që po japim në origjinal të shkruar nga një distancë prej rreth 90 vjet pas Betejës së Kosovës (1389), ne mësojmë se: “Më 15 qërshor 1389, në ditën e Shën Vitos, e martë, ndodhi një betejë mes boshnjakëve dhe Turkut të Madh; boshnjakët kishin despot Lazarin mbret i Bosnjes, dhe Vuk Brankoviçi e Vlatko Vukoviçi, vojvodë; ishte një plojë e madhe si e turqve, ashtu edhe e boshnjakëve dhe pak kush sish u kthyen në vendin e vet. Perandori Murat u vra, por edhe mbreti boshnjak; fitorja nuk mbeti as e turqve, as e boshnjakëve, sepse pati shumë të vrarë. Beteja ndodhi në Fushë-Kosovë” (“1389. Adi 15 giugno di gorno di Santo Vito, e fu martedi, fu battaglia tra Bosnesi e Gran Turco, li quali Bosnesi furono Despot Lazar Re di Bosna, et Vuch Brancovich, et Vlatko Vuchovich Voevoda; et fu gran occisione tanto de Turchi, quanto de Bosnesi, et pochi tornaron in suo paese. Et Zar Murat è stato ammazzato et Re de Bosne; et la vittoria non se ha dato, nè a Turchi, nè a Bosnesi, perchè fu gran occisione. Et fu la battaglia in Kosovo polje”)!


Njoftimi i mësipërm është i përafërt me të vetmin dokument zyrtar të ruajtur deri më sot, i cili është i fshehur në fondet e pasura dokumentare të Arkivave të Shtetit në Firence (Archivio di Stato di Firenze). Të dy dokumentet kanë të bëjnë me luftën që u zhvillua në Fushë Kosovë në vitin 1389 midis mbretit të Bosnjës, Tvrtko I, dhe sulltanit osman, Murat I.
Aktorët e tjerë të përfshirë në Betejën e Kosovës mund të mësohen vetëm nga burime narrative të kundërta në varësi nga vijnë. Burime të tilla me prirje të përmbajtjes mitopoike kanë krijuar mospërputhje midis kohës reale historike dhe kohës kur ato u shfaqën. Kjo është arsyeja pse sot studiuesit seriozë të historisë kur bëhet fjalë për Betejën e Kosovës e kanë të vështirë të ndajnë objektivitetin nga miti!

Marrë nga Jahja Drancolli, profili në FaceBook. /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Pija më e mirë e mëngjesit për shëndetin e zemrës

    Një zakon i thjeshtë në mëngjes mund të ndihmojë shëndetin e zemrës: pirja…

18 hours ago

Çfarë duhet bërë kur fëmijët infektohen me fruth në çerdhe. Përgjigjet pediatrja!

    Mjekja pediatre Zerina Sheme ka ndarë në rrjetet sociale informacion në lidhje me…

18 hours ago

Sa kafe mund të pimë në ditë? Ja çfarë thonë studimet e reja për zemrën

  Kafeja, në sasi të moderuara, nuk duket të jetë armiku i zemrës. Por jo…

18 hours ago

Fruti që ndihmon në uljen e sheqerit dhe kolesterolit

Nga forcimi i imunitetit te mbrojtja e zemrës dhe rregullimi i nivelit të sheqerit në…

18 hours ago

Simptomat e diabetit te fëmijët që prindërit nuk duhet t’i neglizhojnë

    Diabeti te fëmijët mund të shfaqet me simptoma që në fillim duken të…

22 hours ago

Si ta matni saktë tensionin!

    Hipertensioni quhet me të drejtë “vrasësi i heshtur”, sepse është një sëmundje pa…

23 hours ago