Në një konkurs ku është kërkuar njeriu që i përngjanë Charlie Chaplin-it, është paraqitur vet Charlie Chaplin. Ai e ka bërë këtë veprim sa për ta parë nëse do ta diktonin. E ka zënë vendin e tretë në mesin e disa qindra imituesve që janë paraqitur. Juria, e askush nuk e ka hetuar se është ai i vërteti.
Në një restorant të një qyteti bregdetar të Anglisë Mr. Bean-it, i afrohet një njeri dhe i thotë:’Më falni, ndoshta ju e dini, por me duhet t’ju them sa shumë i përngjani Mr. Bean-it’
Mr. Bean i përgjigjet:’Por, unë jam Mr. Bean’.
Njeriu fillon të qeshet me ironi dhe ia kthen:’Shihni, ju mund të merrni pjesë në koncerte dhe të fitoni para duke e imituar Mr. Bean-in’.
Mr. Bean i përgjigjet sërish:’Zotëri, unë jam Mr. Bean dhe nuk kam nevojë për këto koncerte’.
Ky tipi ia kthen:’hajt tash, mos t’rritet mendja veq pse t’thash që i përngjanë Mr. Bean-it’.
Ka shumë raste tjera kur origjinali transmetohet në mënyrë të çuditshme te njerëzit sa që më nuk njihet dhe kopja bëhet më e fuqishme.
Marrë nga Daut Dauti, profili në FaceBook. /InforCulture.info
Një ritëm shumë i lartë i zemrës në gjendje qetësie është njohur prej kohësh…
Pavarësisht moshës, flokët e thinjur janë problem për shumë njerëz, femra dhe meshkuj.…
Shumë prej nesh e kujtojnë autoshkollën mes mjegullës, si dhe maturën, udhëtimet e…
A ju ka ndodhur të shihni një fytyrë në një prizë elektrike, të…
Migrena nuk është thjesht një dhimbje e fortë koke. Bëhet fjalë për një…
Hudhra është padyshim fuqiplotë përsa i përket vlerave shëndetësore. Por për personat që…