Një test i thjeshtë gjaku që mund të zbulojë më shumë se 50 lloje të kancerit përpara se të shfaqet ndonjë shenjë klinike ose simptomë e sëmundjes tek një person, është mjaft i saktë që të dalë si një test depistimi, thanë shkencëtarët.
Testi, i cili do të provohet gjithashtu nga Shërbimi Publik në Angli në vjeshtë, ka në fokus njerëzit me rrezik më të lartë të sëmundjes, përfshirë pacientët e moshës mbi 50 vjeç.
Shkencëtarët thanë se gjetjet e tyre, të botuara në revistën Annals of Oncology, tregojnë se testi zbulon me saktësi kancerin shpesh para se të shfaqet ndonjë shenjë apo simptomë dhe ka një normë shumë të ulët që të dalë gabim.
Testi, i zhvilluar nga kompania me bazë në SHBA, Grail, kërkon për ndryshimet kimike në fragmente të kodit gjenetik – ADN pa qeliza (cfDNA) – që rrjedhin nga tumoret nëpër qarkullimin e gjakut.Reklamë
Testi ishte zhvilluar duke përdorur një makineri që përdor algoritmin – një lloj inteligjence artificiale. Funksionon duke ekzaminuar ADN-në që derdhet nga tumoret dhe gjendet duke qarkulluar në gjak. Më konkretisht, ai përqendrohet në ndryshimet kimike të kësaj ADN-je, të njohura si modele metilimi.
Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…
Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…
Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…
Kina ka prezantuar një zhvillim të ri në fushën e teknologjisë së avancuar, duke sjellë…
Pesë ditë kishin kaluar nga atentati i Bimbashit. Ushtria turke i ndiqte gjurmë pas gjurmë.…
Në episodet e zbuluara nga jeta e panjohur e krijuesit të shtetit shqiptar në…