<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Cili ishte konti që këmbënguli për pavarësinë e shqiptarëve?

Një mirënjohje e paplotësuar…

Nga fundi i viti 1912, trojet shqiptare qenë shesh lufte dhe njëkohësisht të pushtuara nga forcat Lindore (sllave, greke e turke). Ministria e Jashtme e Austro-Hungarisë dhe veçanërisht Konti Leopold von Berchtold, si ministër i Jashtëm, këshillonte disa politikanë shqiptarë që të kryenin dhe mos të vonoheshin në shpalljen e kërkesës për një shtet shqiptar më vete. Nënshkrimi i një deklarate pavarësie për një shtet shqiptar nga përfaqësues shqiptarë, u bë i mundur vetëm në qytetin e Vlonës, më 28 Nëndor 1912./Konica.alAdvertisementrecommended byHERBEAUTYKim To File For Divorce From Kanye West After 6 Years Of MarriageLEARN MORE→

Bisedimet perandorake në Londër midis Lidhjes Entente (Britani, France, Rusi) dhe Boshtit Europian (Austro-Hungari, Gjermani, Itali) për të krijuar apo jo një shtet shqiptar, u mbajtën më dhjetor 1912 – korrik 1913. Shtetet perandorake u përfaqësuan aty, nga ambasadorë.

Nëse Lidhja Entente do kishte pasur dorë të lirë, nuk do ishte krijuar ndonjë lloj apo copë shteti shqiptar.  Pranimi i krijimit të një Principate Shqiptare firmoset në Londër, më 29 korrik 1913./Konica.al

Konti Leopold von Berchtold Ministër i Jashtëm i Austro-Hungarisë në vitet 1912-1915, ka një meritë themelore dhe të pazëvendësueshme. Sepse, pa këmbënguljen e tij gjatë bisedimeve perandorake në Londër, për një shtet shqiptar europian perëndimor, nuk do ishte krijuar shtet shqiptar, domethënë as kjo Shqipëri që është e krasitur deri tek rrënjët.

Konferenca e Paqes në Paris u mbajt më 18 janar 1919 – 21 Janar 1920. Nëse Presidenti Woodrow Wilson do kishte pranuar çfarë kishte gatuar Lidhja Entente në Traktatin e Fshehtë të Londrës më 26 prill 1915 me Italinë, duke përdorur Esat Pashë Toptanin, Shqipëriza që do të lindte, do të ishte mish për sorrat përqark për t’u gllabëruar brenda vitit.

Konti Leopold von Berchtold meriton një shtatore të madhe në një shesh ose kryqzim rrugësh në Tiranë, sa e Presidentit amerikan Woodrow Wilson./Konica.al

Nga: Saimir Lolja

postbck postbck

Recent Posts

Diabeti: Si ta Kuptoni dhe ta Menaxhoni në Kohë

    Diabeti është një sëmundje kronike që ndodh kur niveli i sheqerit në gjak…

21 hours ago

Pesë ushqime anti-inflamatore që duhet t’i hani këtë vjeshtë

    Vjeshta sjell me vete një numër ushqimesh që mund të shtohen në dietën…

21 hours ago

A mund të ulin arrat rrezikun e tensionit të lartë, ja çfarë zbuloi studimi

Konsumimi i rreth një grushti arra në ditë mund të lidhet me një rrezik më…

1 day ago

Si ndikon në trup pirja e kafesë në orët e mbrëmjes?

    Kafeina mund ta bëjë gjumin më pak rigjenerues, edhe kur ju zë gjumi…

1 day ago

Cila është historia e Valles së Osman Takës?

Vallja e Osman Takës është një nga vallet më të njohura dhe më të veçanta…

2 days ago

Ushqimet që do t’ju ndihmojnë të shtoni peshë

    Teprica e kalorive është thelbësore për të fituar masë muskulore. Vaktet e lëngshme…

2 days ago