Leksion historik për puntorinë shqiptare, nga Lufta e Parë Botërore

Lufta e parë botërore e cila në termologjinë politike por dhe ushtarake cilsohet se filloi si një luftë ndërimperialiste për ndarje dhe konfigurim të ri të zonave të influencës, me rigrupim shtetesh në aleanca tradicionale por dhe konjkturiale,për të formuar perandori të reja dhe me shkatërrim të perandorive të vjetra.

Shkurt , ajo nisi si një luftë imperialiste me vrasjen e arqidukës Franz Ferdinand sebashku me të shoqen Sofie, nga një atentat në Sarajevo, prej Principio Gavrillit, një ultranacionalist serbo- boshnjak anëtar i organizatës “dora e zezë”( ose në serbisht “crna ruka” me qendër në Beograd) dhe përfundoi po si tillë, pra si një luftë imperialiste me ndarjen e “presë” midis fitimtarëve !

Fitimtarëve ?! Por cilët ishin fitmitarët, sepse në fakt popujt e Evropës pësuan një nga dramat më të mëdha të asaj kohe, dramë kjo që i shkaktoi njerzimit më shumë se 8 miljonë viktima dhe gati 20 miljonë të plagosur përjshtuar këtu dëmet e mëdha në fushën ekonomike, dëme këto që i paguan shumë shtrenjtë popujt e botës. Kur themi popujt e botës, duhet patur parasysh se nga flakët dhe zjarri i saj u përfshinë dhe shtete matanë kontinentit të vjetër të Evropës plakë, që nga Amerika e deri te Japonia në Lindjen e Largët; madje duhet nënvizuar se në pellgun e gjakut dhe kasapanës së kësaj lufte, u përfshinë dhe vet kolonitë e vendeve të tilla që kishin vartësi nga Franca, Anglia, Gjermania etj, koloni këto që zinin gati më shumë se gjysmën e Afrikës.

Në këtë luftë nga njëra anë qëndronin Gjermania e Austro-Hungaria e nga ana tjetër Franca Anglia dhe Rusia. Por Rusia një vit përpra se të përfundonte lufta u tërhoq sepse bolshevikët e Leninit u bënë thirrje ushtrive rusë që të hidhnin armët me qëllim të mos të bëheshin “mish për top”, për interesat e imperializmit ndërkombëtar dhe kapitalizmit rus të përfaqsuar nga familja cariste e Romanovëve. Në këtë situatë, në Rusi shpërtheu revolucioni socialist i Tetorit i cili për herë të parë në historinë e globit zhduku shtypjen e shfrytëzimin e egër dhe barbar të njeriut – nga njeriu.

Ndryshe nga krerët e internacionales se dytë tradhëtare, Rusia sovjetike dhe shëmbullin më të qartë të përmbysjes së borgjezisë me anë të revolucionit dhe ishin po ata ushtarë të Carit të cilët u nisën për interesa të Perandorisë, të cilët ju kthyen kundër Carit,teksa krerët e internacionales së dytë komuniste propogandonin ”Mbrojtjen e atdheut”. Mos vallë atdheu nuk duhet mbrojtur kur shpërthen lufta?

Ku qëndonte tradhetia e tyre ndaj Atdheut teksa ata donin ta mbronin tadheun? Ajo qëndron te fakti se se Karl Kautcky i kishte tradhëtuar interest e proletriatit jo vetëm të Gjermanisë por dhe vendeve të tjera. Ai (Kautcky) asnjëhere nuk u shpreh se nëse shpërthen lufta imperiliste, detyre e Partive komuniste dhe proletariatit, ishte që këtë luftë ta shndërronin në revolucion proletar duke përmbysur njëkohësisht qeveritë reaksionare të luftrave imperialiste.

Atyre nuk u shërbeu aspak dhe vet shëmbulli i ushtarëve franceze e anglezë nga njera anë e frontit me ushtarët gjermanë për nga ana tjetrër të cilët në vigjiljen e krishtëlinddjeve të dhjetorit të vitit 1914, hoqën vijën e frontit të perëndimit duke e festuar dhe u vllazëruar për tre ditë me njëri tjetrin. Diçka paparë në historinë botërore, që batalione të veçanta në vijën ndarse të frontit dhe armike me njëra tjetrën, të vllazërohen! Po pse ndodhi kjo dhe cilët janë shkaqet e këtij vllazërimi të përkohshëm( aq sa “ushtaret armiq” shkëmbenin dhe dhurata me njri tjetrin?! Akti i këtyre ushtarëve është një leksion i madh filozofik se popujt nuk e duan luftën se ata janë për paqe, se zemra e ushtarit francez- englez- skocez- gjerman- austriak – amreikan – japonez e rus- është pjesë e zemrës së popujve liridashës kudo në botë…..

Nëse këtë leksion të madh historik do ta merrnim dhe ta sillnim në Shqipëri duke bërë krahasime me situatën mbas 106 vitesh, do të vrenim disa nga çuditë më të pabesueshme. Shprehem kështu sepse pikës ë pari dhe vet brenda për brenda një kombi apo dhe një shteti mungon uniteti në popull dhe kjo i dedikohet politikës përçarse të nekapitalisteve shqiptarë, të cilët kanë parcelizuar popullin për intresat tyre, sikurse kanë ndarë dhe vet proltariatin shqiptar në ”të majtë”, të cilët ende besojnë te Partia e tyre e socialdemokracisë, në “të djathtë” të cilët mbështesin tërësisht klasën e re por dhe atë ish të vjetër të feudo-borgjezisë shqiptare, plus dhe pijollët tyre të rinj, iskurse dhe në proletarë shqiptare” të qendrës”, por që këta jo që nuk kanë as qendër( Parti e LSI dhe jo puntorët) por dhe vet mollaqet e tyre me statut i kanë të ndara në dy pjesë dhe i vendosin herë majtas e herë djathtas sipas lëkundjetve sizmike të interesave të kapove të tyre. Më pat ndodhur një ditë që të pyetja një mikun tim sindikalist i ashtuquajtur” i majtë” se përse rrinin indiferentë dhe nuk e përkrahnin grevën e puntorve të naftës që kishin muaj pa marrë pagat e tyre ? Dhe a e dini ju të nderuar lexues se cila ishte përgjigjia e tij ?

Janë puntorë simpatizantë të LSI-së ! Shikoni pra se deri në ç’pikë ka arritur shkatërrimi i unitetit të puntorisë shqipare.! Duhet të kuptohet një herë e mirë se nuk ka puntore socialiste, sikurse nuk ka as puntore demokratë dhe as ballisto zogistë, por ka vetëm ” puntorë shqiptare”. Madje dhe vet interesat e puntorëve shqiptarë nuk kanë asnjë ndryshim nga proletarët e kudo ndodhur në glob. Ato janë e ngelen të njëjta ndaj dhe solidariteti midis tyre, është e ngelet internacional. E pyes mikun tim sindikalist “të majtë”, po ai puntori i PD-së LSI, -isë Ballist, Zogist, Social-demokrat apo me dhe pa parti : A nuk kanë dhe ata familje si ti ?! A nuk janë të njëjtë dhe ata si ti, përpara urisë dhe plagëve që përjetojnë familjet e tyre. ?! Ata sipërmarrsit e huaj që shteti ynë bën pazare me ta dhe u shkel syrin ( e në të pastajmen zhduken pa lenë gjurmë) a nuk të vjedhin dhe ty, madje të poshtërojnë duke u zgërdhirë me urinë e femijeve tanë ?

Për hir të “ besës së shqiptarit” ndaj partive tuaja, që absolutisht kurrë nuk kanë qenë e s’janë tuajat, nuk u dashkan përkrahur kërkesat e tyre? Po sikur nesër apo pasnesër( dhe kjo me siguri do të ndodhë sepse e tillë eshtë natyra kapitaliste ) kjo të bjerë mbi ty, çduhet të bëjë puntori demokrat apo ai tjetri që nuk është në parti të qesh me ty? Po pse kështu ..?! A nuk ka ardhur koha që e gjithë puntoria shaiptare të jetë solide, për interesat e saj dhe jo të sundimtrëv të tyre?! Ja pra, ky është sot për sot “uniteti” i përçarjes që jo pa qëllim e stimulon borgjezia e sotme shqiptare.

Po dhe unë … Ne nuk po bashkohemi dot si komb e jo më të bashkojmë puntorinë, e cila në thelb duhet të ngelet një dhe e pandarë.Interesat e puntorit shqiptar me apo pa parti, janë të njëjta ashtu sikur të njëjta janë dhe ngelen intresat e borgjezisë shqiptare me apo pa parti qofshin ato. Partia e kapitalizmit nuk shte as PS…as Pd …as Lsi e askush tjeter- parti e tyre është shfrytëzimi i pamëshirshëm për fitime mbi mundin djersën, pse jo dhe gjakun e puntorisë tonë.

Dhe kur ushtarët francezë, gjermanë, engleze e skocezë për pak ditë në frontin e luftës u vllazëruan, po puntorët tanë a mund ta bëjnë dot këtë gjë? /www.koha.mk/

postbck postbck

Recent Posts

Lëvizja e këmbës: Pse ndodh dhe si ta trajtoni atë?

  Jeni ose një lëvizës i këmbëve ose dikush që irritohet shumë nga kërcimi i…

16 hours ago

A e dini pse djathi zviceran ka vrima?

  Termi djathë zviceran nuk i referohet nga vjen djathi, por lloji i djathit, ose…

17 hours ago

Kush ishte Xhafer Deva dhe pse Ambasada gjermane kundërshton restaurimin e shtëpisë së tij

  Deva ishte politikan me prejardhje nga qyteti i Mitrovisë. Ai gjithashtu ishte ministër i…

17 hours ago

Kështu pritej Tito në Kosovë në vitin 1950

  “Oral History Kosovo” në profilin e tyre zyrtar në “Instagram”, kanë publikuar fotografi nga…

19 hours ago

Kura me mese arrash për zemrën, mushkëritë dhe imunitetin

  Për shumë njerëz ky është një lëng që funksionon kundër kollës dhe problemeve me…

19 hours ago

Shurupi i mollës – Zbuloni sëmundjet që parandalon

  Shurupi i mollës është një nga lëngjet më të shëndetshme që mund të konsumoni…

19 hours ago