Rreth 90% e popullsisë në botë konsumon më shumë kripë nga sa i nevojitet organizmit të tyre. Kjo do të thotë se duhet të ulet pak konsumi, por gjithashtu nëse është një gjë që e ka çdo familjar, pa përjashtim, ajo është kripa.
Pra, nëse duhet të zvogëlojmë marrjen e kripës dhe nëse shumica prej nesh ka kripë në shtëpi, ideja më e mirë është të gjesh përdorime të tjera për të që nuk kanë të bëjnë me ushqimin.
Po çfarë? Jua tregojmë ne!
1- Mund të ftohni pijet tuaja të preferuara. Merrni një enë, shtoni pak akull, ujë dhe në fund përziejini. Pastaj fusni bidonin ose kanoçen me pije dhe pas 5 minutash do të shijoni një pije të freskët.
2- Nëse nuk doni që bora t’ju kthehet në akull, atëherë hidhni pak kripë dhe shihni magjinë.
3- Në një qese plastike fusni lulet artificiale, pastaj hidhni pak krikë të trashë. Tundeni qesen me kujdes dhe shihni si do t’u ketë ikur pluhuri pastaj.
4. Kur ndizni oxhakun, hidhni pak kripë te druri që digjet, në mënyrë që mos u krijohet blozë.
5. Pastroni me kripë makinën larëse. Hidhni pak kripë dhe uthull te lavatriçja. Merrni një furçë dhe pastrojeni gjithë kazanin. Pastrojeni me pak ujë të pastër pastaj dhe shihni mrekullinë.
6. Me pak vaj ulliri dhe kripë pastroni parketin, ose çdo gjë që keni prej druri.
7. Te pluhuri që përdorni për të larë rrobat shtoni pak kripë dhe me të hiqni njollat e djersës.
8.Me pak kripë, mund t’i zgjasni përdorimin edhe fshesave tuaj të vjetra. Përgatitni një solucion me ujë të kripur në një kovë dhe fusni në të fijet për disa minuta. Do të shkojë më gjatë./K.C/dritare.net
Nëse agjëroni, a e dini sa e rëndësishme është mënyra si duhet të pini…
Punch, një makak i ri japonez i lindur në korrik të vitit të kaluar…
Agjërimi është një praktikë shpirtërore e rëndësishme për shumë besimtarë, por për personat me…
Veçanti nga e përgjithshmja përbën karakolli i Çajupit ose siç e quajnë vendasit “Taborri i…
Një dietologe po inkurajon individët që përjetojnë fryrje të stomakut të adoptojnë një praktikë të…
Nga: Pëllumb Vreka Viti 1992. I ndodhur në Greqi për shërbim pune, drekova me ish-gjeneralin…