Konsumimi i kafesë apo çajit para se të shkohet në shtrat nuk ndikon në cilësinë e gjumit.
Në Universitetin e Florida Atlantic është kryer studimi ku janë monitoruar 785 veta prej në total pesë mijë e 164 ditë dhe net, duke kontrolluar se sa kanë konsumuar kafeinë, alkool dhe nikotinë shkruan Independent.
Ekipi më pas ka krahasuar rezultatet e konsumimit nga ditarët e gjumit ku u regjistrua kohëzgjatja e gjumit të pjesëmarrësve, cilësia e gjumit dhe se sa shpejt janë zgjuar ata.
Derisa në studim u gjet se alkooli dhe nikotina çrregullojnë gjumin, kafeina nuk ka kurrfarë efekti.
“Ky studim paraqet një prej ekzaminimeve më të mëdha të shoqatave të përdorimit të alkoolit në mbrëmje, kafeinës dhe nikotinës dhe rezultate të matura në mënyrë objektive”, ka thënë doktor Christine Spadola.
“Netët me përdorim të nikotinës dhe alkoolit brenda katër orësh në kohën e gjumit kanë treguar vazhdimësi më të keqe të gjumit sesa në netët pa to”.
“Ne nuk kemi vërejtur ndonjë lidhje midis konsumimit të kafeinës brenda katër orëve gjatë shtratit dhe parametrave të gjumit”, ka theksuar ajo.
Qepa de hudhra janë një element kryesor në kuzhinë. Shumica e gatimeve kanë nevojë…
Studimet tregojnë se marrja e qetësuesve rrit rrezikun për goditje ose atak të mundshëm…
Në dhjetor të vitit 1924, Ahmet Zogu u kthye në Shqipëri në krye të një…
Historia e Gjergj Kastriotit Skënderbeut zakonisht rrëfehet si një përballje e shqiptarëve kundër Perandorisë Osmane.…
Shtypja e lartë e gjakut, e njohur ndryshe edhe si hipertensioni, shpeshherë mund…
Mëlçia është një nga organet që mund të pësojë dëmtime serioze pa e…