<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Mes pyjeve të Kanadasë gjendet biblioteka më e vogël në botë

Në rajonin Yukon të Kanadasë, përgjatë autostradës që të çon në qytetin e Dawson Creek, ekziston një bibliotekë e vogël falas, e fshehur në bimësinë kanadeze. Është pjesë e “Little Free Library”, një qark librarish “të egra” të ndërtuara në vende të largëta, të rrethuar nga natyra, të cilat shpesh janë varrosur nën dëborë gjatë dimrit.

Papritur përgjatë autostradës, të rrethuar nga bimësia e pasur kanadeze, mund ta hasni atë. Në dimër sigurisht që do të jetë e mbuluar nga dëbora, por në mot të mirë do të shfaqet me kutinë dhe librat e saj prej druri, e sigurt dhe e gatshme për të përshëndetur udhëtimin përgjatë këtyre rrugëve ku natyra e imponon veten në çdo cep. Bibliotekë më e vogël falas në botë është pjesë e “Little Free Library”, një koleksion bibliotekash të vogla të vëna në dispozicion për udhëtarët ose për banorët e komuniteteve rreth e rrotull.

Zakonisht ato bëhen nga individë privatë, njerëz që i duan librat dhe fuqinë e tyre ndaj njerëzve, dashamirës të natyrës dhe heshtjes. Kjo është arsyeja pse është bërë pikërisht këtu, në Kanadanë e heshtur dhe të ndritshme. Krijuesi i kësaj biblioteke të veçantë, Danyell, e paraqet atë në sajtin kushtuar bibliotekave të vogla falas:

“Pashë së pari një bibliotekë të vogël falas, ndërsa isha me pushime në Gimli, Manitoba. Mendova se ishte një mënyrë e shkëlqyeshme për të ndërtuar një bibliotekë të vogël në një komunitet të vogël. Duke qenë arsimtar, unë e di rëndësinë e leximit për të gjitha moshat. Leximi është një aftësi e rëndësishme për gjithë jetën. Librat janë një burim i rëndësishëm i njohurive, pasi çojnë përtej imagjinatën dhe na japin një kënaqësi që mund të zgjasë gjatë gjithë jetës. Si prindër, ju mund t’i ndihmoni fëmijët tuaj të vlerësojnë magjinë e të lexuarit. Prandaj, uluni, relaksohuni dhe shijoni një libër të mirë”, është shprehur Danyell.

Kanada, libraria më e vogël në botë

Gjithnjë e më shumë njerëz vizitojnë vullnetarisht bibliotekë “e egra”, duke i kërkuar ato në hartën e dhënë nga faqja zyrtare e “Little Free Library”.

Libraria më e vogël në botë

Projekti, rreth të cilit zhvillohen nisma të panumërta në lidhje me leximin, u dëshirua fort nga themeluesi i tij, Todd H. Bol, i cili ndërroi jetë në tetor të vitit 2018, dhe është një iniciativë që sugjeron se si librat ndikojnë në zhvillimin e qenieve njerëzore dhe aspektin social të tyre. Vitin e kaluar, një bibliotekë e vogël në Idaho, e bërë nga një pemë e prerë dhe e ndërtuar nga një bibliotekar vendës, ngjalli shumë kureshtje dhe debat.

postbck postbck

Recent Posts

Qepa çfarë shkakton për tensionin, zemrën dhe diabetin: Mjeku jep lajmin e papritur

  Qepa de hudhra janë një element kryesor në kuzhinë. Shumica e gatimeve kanë nevojë…

17 hours ago

Sa janë të rrezikshëm qetësuesit?

    Studimet tregojnë se marrja e qetësuesve rrit rrezikun për goditje ose atak të mundshëm…

17 hours ago

Ahmet Zogu u rikthye në pushtet me mercenarë rusë dhe mbështetjen ushtarake jugosllave?!

Në dhjetor të vitit 1924, Ahmet Zogu u kthye në Shqipëri në krye të një…

18 hours ago

Skënderbeu dhe fisnikët shqiptarë që nuk e ndoqën: mes interesave politike, fesë dhe luftës për pushtet

Historia e Gjergj Kastriotit Skënderbeut zakonisht rrëfehet si një përballje e shqiptarëve kundër Perandorisë Osmane.…

18 hours ago

Pini lëng të karotës çdo ditë për këtë problem shëndetësor

    Shtypja e lartë e gjakut, e njohur ndryshe edhe si hipertensioni, shpeshherë mund…

21 hours ago

​Cilat janë simptomat e cirrozës së mëlçisë?

    Mëlçia është një nga organet që mund të pësojë dëmtime serioze pa e…

21 hours ago