<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Zbulohet origjina e gurëve që formojnë monumentin e famshëm

Me ndihmën e një kampioni që ishte mbajtur në Shtetet e Bashkuara, shkencëtarët kanë zgjidhur një pjesë të misterit të gurëve që përbëjnë monumentin Stonehenge, i cili ndodhet në zonën kodrinore të Uellsit Perëndimor. Ata kanë përcaktuar origjinën e shumë prej megaliteve, gurëve që përbëjnë monumentin e famshëm.

Testimi gjeokimik tregon që 50 nga 52 megalitët ranorë të Stonehenge, të njohur si sarsens, kanë një origjinë të përbashkët 25 km larg vendit nga një vend i quajtur west woods.

“Me të vërtetë emocionuese, ne kemi marrë përgjigje për një pyetje që ka shqetësuar arkeologët vite me radhë; cila ishte origjina e këtyre gurëve të mëdhenj. Shumë njerëz thoshin se ishin nga Marlborough, 20 km në veri nga këtu, por ne kurrë më parë nuk kemi qenë në gjendje të themi saktësisht se nga vinin”, thotë arkeologia Susan Greaney.

Sarsenët, të cilët formojnë rrethin e jashtëm ikonik, u ngritën në Stonehenge rreth vitit 2500 përpara Krishtit. Secili prej këtyre gurëve peshon mesatarisht 20 tonë, disa prej tyre deri në 30 tonë, dhe më i gjati është rreth 9 metra.

“Procesi i nxjerrjes së tyre nga toka, vendosja e tyre ndoshta në pllaka prej druri, zvarritja (25 km) mbi një luginë, mbi kodra, të gjitha llojet e sipërfaqeve të ndryshme të tokës ishte një arritje masive. Nëse mendoni për faktin se kishte afërsisht 80 gurë në këtë sit, ky është një projekt masiv”, shprehet arkeologia.

Ishte pikërisht një mostër thelbësore e gurit sarsen, e cila në fund të viteve 1950 u fut në shufra metalikë siguroi një informacion thelbësor. Ajo iu dha si një suvenir një personi të quajtur Robert Phillips i cili e mori me vete kur emigroi në Shtetet e Bashkuara dhe vendosi ta kthejë atë në Britani për kërkime në vitin 2018. Ndër pikat më të njohura të Britanisë, gurët që qëndrojnë në këmbë tërheqin turistët nga e gjithë bota, si dhe njerëzit që kërkojnë lidhje shpirtërore me të kaluarën.

postbck postbck

Recent Posts

Amvisat po fusin sfungjerin e enëve në ngrirje, por pse?!

    Disa detaje të vogla në përditshmëri mund ta ndryshojnë mënyrën si funksionojnë pajisjet…

30 minutes ago

Racat më të njohura të kuajve dhe veçoritë e tyre

Që nga kohët e lashta e deri sot, kali ka qenë një nga kafshët më…

15 hours ago

“Dënimi i një të dehuri në Shqipëri”, një lexim i thelluar historik, ikonografik dhe antropologjik

Ilustrimi me titullin frëng “LE CHÂTIMENT D’UN IVROGNE EN ALBANIE” nuk është thjesht një skenë…

19 hours ago

Qelizat kancerogjene mund të kthehen në qeliza normale?!/Habisin shkencëtarët!

  Shkencëtarë nga Koreja e Jugut kanë arritur një zbulim të rëndësishëm në luftën kundër…

19 hours ago

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur pini ujë të ngrohtë?

    Uji përbën rreth 60 përqind të trupit tonë dhe është thelbësor për rregullimin…

19 hours ago

Ja si ndikon pirja e ujit në tensionin e gjakut

Menaxhimi i tensionit të gjakut është thelbësor për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme.…

2 days ago