<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Toponimet dhe autoktonia dardane në rrethinën e Vrajës

Nga Qazim Namani

Ja disa nga dëshmitë ku përmes toponimeve vërtetohet autoktonia e shqiptarëve në rrethinën e Vrajës në fillim të shekullit XVI.
Edhe përkundër pushtimit të gjatë romak, bizantin e tani osman, në trevat dardane mbijetuan toponime që vetëm përmes gjuhës shqipe mund të kuptohen, ku përmes tyre vërehet qartë se është ruajtur gjuha dhe autoktonia e popullatës dardane.
Këto fakte i hedhin poshtë pretendimet serbe se kinse shqiptarët në shekullin XVI, filluan të dynden në këto anë. Po ashtu këto fakte hedhin poshtë punën shkencore të analfabetëve shqiptar, që këto njëzet vitet e fundit, vërshuan për të shkruar monografi, për vendbanimet e lindjes së tyre në trojet e Dardanisë, duke ju përshtatur historiografisë serbe, se kinse në shekullin XVII e XVIII familjet e tyre, pasi paskan rënë në bela diku në malet e Shkodrës, i paskan lënë pronat atje, për tu vendosur në prona të reja deri tej Nishi në Dardani!
Sipas logjikës së këtyre studiuesve në ata shekuj femrat shqiptare nga rrethina e Shkodrës, paskan qenë të bekuara, që të lindin vetëm nga tre djem! Madje si bëheshin burra binin në bela, dhe me hunj në krah ishin nisur për të pushtuar toka dardane!
Studiuesit serbë tallen me shqiptar, kinse nuk paskan gjetur asnjë argument për ti kuptuar apo shpjeguar toponimet e kësaj ane: Buka, Bukur, Punu, Katun, Kacapun (Natyrisht se për me e mbush Kacen duhet punë), Kalimance (Kalim anash), Muksul, Rogovo, Paskaq, Livadhet e Bukës, Qelishtë, Turishtë, Quka e tj.
Edhe ne dimë të tallemi, me serbë, me ndërkombëtar, por edhe me vetveten tonë!
Ka disa vite që të marrët tanë e propozojnë dhe e fusin në listën e monumenteve të kulturës dhe mbrojtje të shtetit Bukën e misrit! Madje Buka e Misrit, figuron në listë ku është vënë edhe nënshkrimi i ministrit të kulturës.
Përveç kësaj duke ngrënë bukë të misrit ne ishim përherë të fortë, dhe aty në mbrojtje merret edhe gara me i përla duart, e për kohë të lirë pas drekës dhe mëditjeve të majme. si argëtim në mbrojtje është marrë loja Pit Pidak , tërheqja në litar dhe me luajt guxhas!
Për këto tallje me identitetin tonë, pata shkruar edhe njëherë tjetër, por kot, ata ngulin këmbë se janë ekspert të dëshmuar! Të shkretet nuk e dinë se misri si kulturë bimore erdhi në Evropë pas zbulimit të Kontinentit të Amerikës, ndërsa në trojet tona. Misrin e ka sjellë baba sulltan!
Edhe ne dimë të tallemi! /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Jo vetëm ju hidraton, ja përfitimet e jashtëzakonshme që merrni nga konsumi i shalqirit

    Pavarësisht besimit popullor se shalqiri është vetëm ujë dhe sheqer, ai në fakt…

12 hours ago

A flini me kufje? Këto janë rreziqet ndaj të cilave jeni të ekspozuar

  Ekspertët paralajmërojnë se përdorimi i dëgjuesëve gjatë gjumit, ndonëse i zakonshëm për muzikë apo…

13 hours ago

Mburoja natyrale kundër sëmundjeve/ Ja vlerat e jashtëzakonshme të hudhrës që nuk i dini

Nga Egjipti i lashtë e Greqia antike e deri te laboratorët modernë, hudhra mbetet një…

15 hours ago

Kujdes me lavatriçen/ Këto janë veshjet që mund të dëmtohen përgjithmonë nëse lahen gabim

    Mirëmbajtja e duhur e veshjeve është thelbësore për të ruajtur pamjen dhe cilësinë…

15 hours ago

Nuk flini dot nga vapa? Një pozicion gjumi mund ta bëjë natën shumë më të lehtë

Nuk lidhet vetëm me temperaturën e dhomës apo çarçafët e lehtë, por edhe me mënyrën…

16 hours ago

A mund të shkaktojë alergji marrja e vitaminës C?

    Trupi ka nevojë të madhe për vitaminën C sepse ajo forcon sistemin imunitar,…

16 hours ago