<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Ura “që të lë pa frymë” në Kanada pritet të hapet në fillim të majit

Shëtitjet në Kanada janë gati të shkojnë në një tjetër nivel.

Në maj, ura më e lartë në vend do të hapet për vizitorët, duke u krijuar atyre mundësinë që të kalojnë mbi një kanion në Kolumbinë Britanike, në një lartësi prej 130 metrash. Kjo përvojë pritet që t’i lërë pa frymë të gjitha ata që do ta vizitojnë atë.

“Golden Skybridge”, pranë qytetit Golden, në të vërtetë do të përbëhet jo nga një, por nga dy ura, të cilat të krijojnë përshtypjen se qëndrojnë pezull në ajër. Ura e poshtme do të jetë në një lartësi prej 80 metrash, duke e renditur  këtë të fundit si urën e dytë më të lartë në vend.

Një përvojë e tillë do t’i ofrojë vizitorëve një pamje 360 gradë të peizazheve të shtrira në alpe dhe një pamje mbresëlënëse të një ujëvare që ndodhet në lartësinë prej 61 metrash. Të dyja urat do të lidhen përmes një shtegu pyjor në një gjatësi prej tre kilometrash, duke ofruar gjithashtu edhe peizazhe mjaft piktoreske.

“Një sheshpushim i ndërtuar posaçërisht dhe një kafe e vendosur përpara urës, do t’u sigurojnë vizitorëve ndalesat ideale të pushimit para ose pasi ta provojnë këtë eksperiencë”, shprehet kompania që është marrë me këtë projekt.

David Barry, Presidenti i kompanisë Pursuit që është marrë më projektimin e kësaj ure u shpreh se një ndër qëllimet kryesore të tyre është që të mundësojmë lidhjen e vizitorëve me vende përrallore përmes përvojave të paharrueshme dhe frymëzuese.

Për eksploruesit më guximtarë, do të ofrohen edhe sporte të tilla si buge e jumping etj. E vendosur në Kolumbinë Britanike Juglindore, rreth 90 minuta nga Banff, qyteti malor i Golden është i rrethuar nga gjashtë parqe malore kombëtare kanadeze. I njohur historikisht si parajsa e një aventurieri në natyrë, ai konsiderohet si vendi ideal për të eksploruar peizazhe të pacenuara malore.

postbck postbck

Recent Posts

Pse skuqemi kur kemi turp? Metoda e cila largon skuqjen në fytyrë

    Kur ju keni thirrur një njeri me emrin e gabuar apo kur në…

1 day ago

Fshati “më pranë qiellit” në botë, ku jetojnë rreth 100 banorë

    Në një lartësi prej rreth 4,587 metrash mbi nivelin e detit, në luginën…

1 day ago

Çfarë i ndodhë trupit nëse hamë djath në mëngjes

    Kush nuk e do djathin? Shqiptarët e konsumojnë shumë. Një fetë djathi e…

1 day ago

Mos i hidhni asnjëherë farat e shalqirit, kanë veti shëruese

    Nëse deri tani i keni hequr farat shalqirit përpara se ta hani keni…

1 day ago

Si të dallosh një psikopat: Është si ndryshimi midis një maceje shtëpiake dhe një maceje të egër

    Lista klasike e kontrollit për psikopatinë u zhvillua në vitin 1980 nga Prof.…

1 day ago

Simptomat që tregojnë se keni mungesë të vitaminës B9

    Lodhja e vazhdueshme, vështirësitë në përqendrim, dhimbjet e shpeshta të kokës dhe ndjenja…

2 days ago