<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Kura me 12 limonë dhe hirrë për tretjen dhe shëndetin e stomakut

 

 

Në ditët e nxehta të verës, limonatat me fruta të freskëta janë më të mirat jo vetëm për të shuar etjen por edhe për të marrë ushqyesit e nevojshëm. Në recetën e mëposhtme, do të mësoni se si të përgatisni një limonatë të freskët e shumë të shijshme e cila përmban shumë probiotikë dhe përdoret si kurë për stomakun dhe imunitetin.

Përbërësit:

12 limonë

Gjysmë ose një filxhan çaji me sheqer ose tre lugë gjelle mjaltë

1 filxhan çaji me hirrë të freskët

Rreth 3 litra ujë

Përgatitja: SHIKO VIDEON E PERGATITJES 

Merrni një tas me kos dhe hidheni në një napë të pastër pambuku. Lidhini cepat e napës me njëri tjetrin dhe vendoseni varur mbi një enë për të kulluar. Zakonisht amvisat shqiptare e varin në rubinetin e çezmës, duke vendosur poshtë në lavaman një enë për kullim. Lëreni kosin të kullojë për disa minuta aq sa të mbushni një gotë me hirrë të freskët.

Më pas, shtrydhni manualisht lëngun e 12 limonëve. Përzieni lëngun e tyre me hirrën në një kavanoz të madh qelqi. Shtoni gjysmën e filxhanit me sheqer ose mjaltin, sepse probiotikët në këtë limonatë kanë nevojë për ushqim. Më pas, mbusheni enën me ujin e ftohtë dhe përziejeni me lugë druri. Mbajeni enën në temperaturë ambienti për 2 ditë.

Kur ta pini limonatën rekomandon të shtoni pak më shumë sheqer ose mjaltë për ta ëmbëlsuar atë. Duke qenë se gjatë kësaj kohe probiotikët do të kenë konsumuar pjesën më të madhe të sheqerit, limonata do të jetë e athët. Kjo është arsyeja përse ka nevojë për një ëmbëlsim shtesë. Megjithatë, limonata me probiotikë është shumë e pasur me ushqyes për organizmin. Pini nga një gotë në ditë deri sa të mbarojë sasia. Mund ta përserisni çdo muaj.

Vlerat e probiotikëve

Probiotikët janë një lloj bakteri i mirë që jeton brenda sistemit tretës dhe mban të balancuar florën intestinale. Sipas të dhënave, ekuilibri i mikro organizmave prishet për arsye të caktuara, kryesisht falë stresit ose antibiotikëve. Në jetën e sotme, niveli i stresit që hasim çdo ditë është i lartë, ndërsa përdorimi i tepruar dhe abuzimi me antibiotikët është kthyer në fenomen.

Miliona njerëz janë të prekur nga një sërë problemesh me tretjen. Probiotikët barazpeshojnë nivelin e mikro organizmave në florën intestinale në mënyrë që sistemi gastrointestinal të tresë ushqimin siç duhet. Ato na mbrojnë nga patogjenët, pra nga mikroorganizmat e dëmshëm. Probiotikët detoksifikojnë organizmin nga përbërësit e dëmshëm. Ato prodhojnë vitamina dhe përbërës të tjerë dhe ekuilibrojnë sistemin tonë imunitar. përcjell Zhurnal.mk .

admin admin

Recent Posts

Parashikimi i motit gjatë dimrit – çfarë pritet në Ballkan dhe Evropë?

Sipas përditësimit të fundit të Severe Weather Europe, modelet sezonale parashikojnë më pak borë se…

6 hours ago

Hani dy vezë në ditë dhe do befasoheni me atë që i ndodh kockave, zemrës dhe trurit

    Veza është padyshim përbërësi kryesor i një mëngjes të shëndetshëm. Një nga mënyrat…

10 hours ago

Një test i thjeshtë me lotët mund të zbulojë më herët sëmundjen e Parkinsonit

    Shkencëtarët kanë zhvilluar një sensor të vogël që mund të zbulojë nivelet e…

11 hours ago

Testi i thjeshtë që mund të zbulojë rrezikun e vdekjes

  Një test i thjeshtë që mund të kryhet në shtëpi mund të japë të…

12 hours ago

Tensioni i lartë dhe i ulët i gjakut – Rastet kur duhet përdorur hudhra

    Hudhra është padyshim fuqiplotë përsa i përket vlerave shëndetësore.   Por për personat…

12 hours ago

Fyti ju kruhet dhe hunda ju bllokohet? Ja çfarë mund të bëni që në shenjat e para të ftohjes

    Fyti fillon t’ju kruhet, hunda ju rrjedh ose bllokohet dhe pak më vonë…

13 hours ago