Pas disa muajsh kërkimesh në Egjipt është bërë një zbulim shumë i rëndësishëm. Një qytet antik që kishte humbur në rërë është zbuluar dje dhe vlerësohet si një nga gjetjet më të rëndësishme arkeologjike.
Një nga zbuluesi e këtij qyteti 3 mijë vjeçar ka deklaruar se rrënojat arkeologjike janë zbuluar pranë Luxor dhe tha se kërkimet kanë nxjerrë në dritë “qytetin e artë të humbur”.
Ai tha se gjetja ishte qyteti më i madh antik, i njohur si Aten, i zbuluar ndonjëherë në Egjipt. Gërmimet për zbulimin e qytetin antik kanë nisur që në shtator të vitit të kaluar.
Gjatë gërmimeve u gjetën furra bukë, dyqane, si dhe bizhuteri dhe vazo të ndryshme. Ekipi i arkeologëve në fillim mendoi se ra në gjurmët e tempullit ku u mumifikua Tutankhamun për të zbuluar më pas se kishte gjetur diçka shumë herë më të madhe.
Vendbanimi daton në mbretërimin e Amenhotep III, një nga faraonët më të fuqishëm të Egjiptit, i cili sundoi nga 1391 në 1353 para Krishtit.
Qyteti po ashtu vazhdoi të përdorej nga faraonët Ay dhe Tutankhamun, varri gati i paprekur i të cilëve u zbulua në Luginën e Mbretërve nga arkeologu britanik Howard Carter në 1922.
Betsy Brian, profesor i Egjiptologjisë në Universitetin John Hopkins në Baltimore, SHBA ka deklaruar se tashmë me këtë zbulim kërkuesit do të kenë prova të reja dhe të vlefshme për jetën e egjiptianëve të lashtë.
Gjatë valës së të nxehtit, shumica e njerëzve do të kërkojnë ventilatorë dhe…
Të gjithë e dimë bezdisjen që mund të shkaktojë një mushkonjë gjatë netëve…
Hudhra është përdorur prej shekujsh si pjesë e ushqimit dhe në mjekësinë tradicionale.…
Përveç përdorimit në kuzhinë për përgatitjen e ëmbëlsirave të ndryshme, nektarina renditet edhe si…
Mendoni se menopauza lidhet vetëm me afshe të nxehta dhe ndryshime humori? Shkenca…
Salmonella është një bakter që shkakton infeksion në zorrë dhe përhapet më së…