Dy astronautë të NASA-s, Victor Glover dhe Michael Hopkins, kanë dalë nga siguria e Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar për të bërë punën e nevojshme të mirëmbajtjes në pjesën e jashtme të stacionit.
Gjatë shëtitjes hapësinore që zgjati gati shtatë orë, ata rregulluan me sukses komunikimin dhe pajisjet e ftohjes, por gjithashtu nderuan shikuesit me një pamje unike të stacionit dhe Tokës nga perspektiva e një astronauti.
Astronautët të cilët kanë qenë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës deri më tani kanë kryer gjithsej 237 shëtitje në hapësirë që zgjasin 62 ditë, 3 orë dhe 54 minuta, gjatë të cilave ata mirëmbajtën dhe zëvendësuan pajisjet e konsumuara në stacion.
Ky mision u krye nën masa të larta sigurie, pasi astronautët rrezikonin që amoniaku helmues nga sistemi i jashtëm i ftohjes së stacionit hapësinor të ngjitej në kostumet e tyre. Kjo është ecja e pestë hapësinore e kryer gjatë këtij viti.
Veshkat tona bëjnë një punë të jashtëzakonshme duke filtruar gjakun dhe larguar toksinat, por shpesh…
Ekspertët e ushqimit rekomandojnë që molla të konsumohet me lëvore, pasi pikërisht aty…
Pragë, tetor 1927. Një diplomat shqiptar bie i vrarë nga plumbat e një studenti. Një…
Kafeja është një nga pijet më të konsumuara në botë dhe për shumë…
Një kërkim i shpejtë në rrjetet sociale mjafton për të parë se uthulla e…
Sa më herët të trajtohet kanceri i gjirit, aq më të mëdha janë…