<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Çfarë i shkakton agimet e rreme? Shkencëtarët kanë një përgjigje për misterin e madh

Profeti Muhamed e ka përshkruar, astronomi i shekullit të XVII Cassini e ka studiuar, dhe tani shkencëtarët danezë që punojnë për NASA thonë se kanë zbardhur misterin e ‘agimit të rremë’.

I njohur edhe si drita e zodiakut, fenomeni i agimit të rremë është një fashë drite që shfaqet menjëherë pas perëndimit të diellit dhe është më i ndritshëm për banorët e hemisferës veriore në mars dhe prill. Në hemisferën jugore, efekti është më i dukshëm pas perëndimit të diellit në fund të verës dhe më i ndritshëm para lindjes së diellit.

Shkencëtarët kanë menduar për shumë kohë se fenomeni shkaktohet nga pluhuri në hapësirë ​​që vjen nga asteroidet dhe kometat, ndërsa ndriçohet dhe reflekton dritën e Diellit. Tani, studiuesit danezë që hartuan sistemin e lundrimit në misionin Juno të NASA-s në Jupiter thonë se grimcat e pluhurit në të vërtetë vijnë nga Marsi.

Ekipi nga Universiteti Teknik i Danimarkës projektoi dhe vendosi katër kamera që përdoren për të lundruar në orbitën Juno për lëshimin e tij në gusht 2011. Mjeti rrotullohet rreth Jupiterit që nga viti 2016.

Ndërsa udhëtonte drejt gjigantit të gaztë, orbiteri kaloi nëpër një stuhi pluhuri – por vetëm tani studiuesit patën një shans për të analizuar gjetjet. Grimcat e pluhurit e goditën Junon me forcë, por ishin shumë të vogla për t’u kapur nga kamera.

Profesori John Leif Jorgensen, i cili ishte bashkautor i një studimi në revistën shkencore “Geophysical Research”, i tha TV2 se kishte kaq shumë objekte të vogla, sa dukej sikur dikush shkundur një mbulesë tavoline plot me thërrime buke nga dritarja. Ekipi i tij gjeti të paktën 23 000 pjesë kur analizoi regjistrimet.

Ekipi llogariti që për shkak të vendit ku materiali goditi Junon gjatë udhëtimit të tij për në Jupiter, shkak për fenomenin bëhej pluhuri që dilte nga fusha gravitacionale e planetit të kuq.

postbck postbck

Recent Posts

Katër ushqimet “vrasëse” për veshkat që i konsumoni çdo ditë

Veshkat tona bëjnë një punë të jashtëzakonshme duke filtruar gjakun dhe larguar toksinat, por shpesh…

5 hours ago

A është më e shëndetshme të hahet molla me lëvore? Ekspertët japin përgjigjen

    Ekspertët e ushqimit rekomandojnë që molla të konsumohet me lëvore, pasi pikërisht aty…

5 hours ago

Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet

    Kafeja është një nga pijet më të konsumuara në botë dhe për shumë…

1 day ago

A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet

    Një kërkim i shpejtë në rrjetet sociale mjafton për të parë se uthulla e…

1 day ago

Simptomat dhe shenjat e kancerit të gjirit

    Sa më herët të trajtohet kanceri i gjirit, aq më të mëdha janë…

1 day ago