Falë ekspeditave të bëra në Vietnam, CNN Travel, zbulon të fshehtat e shpellës më të madhe në botë, Son Doong. Shpesh, shpella është bërë pjesë e studimeve nga shkencëtarë, por edhe aventurierë nga e gjithë bota, në përpjekje për të zbuluar të fshehtat e saj.
Megjithatë, vetëm në vitin 2018, një grup zhytësish profesionistë nga Britania, arritën të eksploronin rrugët ujore më në thellësi dhe të përcaktonin se në fakt shpella ishte edhe më e madhe nga sa mendohej, si dhe fshihte një numër të madh gjallesash që jetonin aty, duke e bërë atë një ekosistem shumë të pasur.
Gjatë zhytjes, ata zbuluan një tunel nënujor që lidh Son Doong (që do të thotë “Shpella e lumit malor”) me një tjetër shpellë të madhe, atë Hang Thung. Kjo u vu re fillimisht nga testimi i ngjyrave të ujërave, derisa u zbuluan edhe lumenjtë nëntokësorë, që rrjedhin nëpër disa tunele shumë të thella.
Kërkimet në këtë mrekulli natyrore nuk kanë ndalur që nga viti 1990, kur Son Doong u zbulua rastësisht nga një banor i Vietnamit, Ho Khan. Interesante është se ai dhe një numër i madh kërkuesish arritën ta zbulonin sërish grykën e shpellës vetëm në vitin 2009, pasi vështirësia për gjetjen e saj ishte e madhe, nga bimësia e dendur që e kishte fshehur atë.
E hapur për turistët në 2013, shpella e stërmadhe e gurit gëlqeror, tre milionë vjet e vjetër, brenda saj ka mikroklima të ndryshme, pamje të larmishme, stalaktite dhe stalagmitet më të mëdha në botë (deri në 80 metra të larta), fosile gati 400 milionë-vjeçare, si dhe dy xhungla. Në të fshihet edhe një jetë e egër me zogj, gjarpërinj, peshq, majmunë, insekte dhe bimë endemike.
Me ardhjen e ditëve të freskëta, pijet e ngrohta bëhen zgjedhja e preferuar…
Një detaj i vogël në shishet e vajit mund ta bëjë më të…
Mjeku Amir Khan shpjegoi në një paraqitje televizive se një shenjë e mundshme…
Yndyra e lartë në gjak, e njohur si kolesterol dhe trigliceride të rritura,…
Chris Langan, i njohur për inteligjencën e jashtëzakonshme dhe teoritë e tij mbi…
Pirja e lëngut të panxharit para aktivitetit fizik mund të përmirësojë qëndrueshmërinë dhe…