<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

𝗝𝗼𝗸𝗼𝗻𝘃𝗲𝗻𝗰𝗶𝗼𝗻𝗮𝗹𝗶𝘁𝗲𝘁𝗶 𝗶 𝗠𝘂𝗵𝗮𝗿𝗿𝗲𝗺 𝗤𝗲𝗻𝗲̈𝘀 – 𝗯𝘂𝗿𝗶𝗺 𝗶 𝗼𝗿𝗶𝗴𝗷𝗶𝗻𝗮𝗹𝗶𝘁𝗲𝘁𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝘁𝗶𝗷 𝗸𝗿𝗶𝗷𝘂𝗲𝘀

𝗥. 𝗥𝗨𝗗𝗜: ‘𝗝𝗼𝗸𝗼𝗻𝘃𝗲𝗻𝗰𝗶𝗼𝗻𝗮𝗹𝗶𝘁𝗲𝘁𝗶 𝗶 𝗠𝘂𝗵𝗮𝗿𝗿𝗲𝗺 𝗤𝗲𝗻𝗲̈𝘀 – 𝗯𝘂𝗿𝗶𝗺 𝗶 𝗼𝗿𝗶𝗴𝗷𝗶𝗻𝗮𝗹𝗶𝘁𝗲𝘁𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝘁𝗶𝗷 𝗸𝗿𝗶𝗷𝘂𝗲𝘀’


…𝘱𝘢 𝘢𝘴𝘯𝘫𝘦̈ 𝘮𝘦̈𝘥𝘺𝘴𝘩𝘫𝘦, 𝘔𝘶𝘩𝘢𝘳𝘳𝘦𝘮 𝘘𝘦𝘯𝘢 𝘮𝘣𝘦𝘵𝘦𝘵 𝘯𝘫𝘦̈𝘳𝘪 𝘱𝘳𝘦𝘫 𝘧𝘪𝘨𝘶𝘳𝘢𝘷𝘦 𝘮𝘦̈ 𝘶𝘯𝘪𝘬𝘦 𝘯𝘦̈ 𝘣𝘰𝘵𝘦̈𝘯 𝘵𝘰𝘯𝘦̈ 𝘵𝘦̈ 𝘢𝘳𝘵𝘪𝘵 𝘥𝘩𝘦 𝘬𝘶𝘭𝘵𝘶𝘳𝘦̈𝘴. 𝘈𝘵𝘦̈ 𝘦 𝘯𝘫𝘰𝘩𝘪𝘮 𝘴𝘪 𝘳𝘦𝘨𝘫𝘪𝘴𝘰𝘳, 𝘴𝘪 𝘢𝘬𝘵𝘰𝘳, 𝘴𝘪 𝘪𝘯𝘵𝘦𝘳𝘱𝘳𝘦𝘵 (𝘪 𝘮𝘶𝘻𝘪𝘬𝘦̈𝘴 𝘴𝘦̈ 𝘭𝘦𝘩𝘵𝘦̈), 𝘴𝘪 𝘴𝘩𝘬𝘳𝘪𝘮𝘵𝘢𝘳, 𝘬𝘶𝘳𝘴𝘦 𝘯𝘦̈ 𝘣𝘪𝘰𝘨𝘳𝘢𝘧𝘪𝘯𝘦̈ 𝘦 𝘵𝘪𝘫 𝘴𝘩𝘬𝘳𝘶𝘢𝘯 𝘴𝘦 𝘢𝘪 𝘱𝘶𝘯𝘰𝘪 𝘦𝘥𝘩𝘦 𝘴𝘪 𝘱𝘳𝘰𝘥𝘶𝘤𝘦𝘯𝘵 𝘦 𝘴𝘬𝘦𝘯𝘢𝘳𝘪𝘴𝘵! 𝘛𝘦̈ 𝘨𝘫𝘪𝘵𝘩𝘢 𝘬𝘦̈𝘵𝘰 𝘧𝘰𝘳𝘮𝘢 𝘵𝘦̈ 𝘴𝘩𝘱𝘳𝘦𝘩𝘫𝘦𝘴, 𝘴𝘢𝘥𝘰 𝘵𝘦̈ 𝘥𝘢𝘭𝘭𝘶𝘦𝘴𝘩𝘮𝘦 𝘲𝘦̈ 𝘫𝘢𝘯𝘦̈, 𝘢𝘵𝘰 𝘥𝘦̈𝘴𝘩𝘮𝘰𝘫𝘯𝘦̈ 𝘱𝘦̈𝘳 𝘯𝘫𝘦̈ 𝘢𝘳𝘵𝘪𝘴𝘵 𝘵𝘦̈ 𝘬𝘰𝘮𝘱𝘭𝘦𝘵𝘶𝘢𝘳 𝘮𝘦 𝘬𝘳𝘦𝘢𝘵𝘪𝘷𝘪𝘵𝘦𝘵 𝘵𝘦̈ 𝘫𝘢𝘴𝘩𝘵𝘦̈𝘻𝘢𝘬𝘰𝘯𝘴𝘩𝘦̈𝘮, 𝘲𝘦̈ 𝘯𝘶𝘬 𝘩𝘢𝘳𝘳𝘰𝘯 𝘢𝘴𝘯𝘫𝘦̈𝘩𝘦𝘳𝘦̈ 𝘴𝘦 𝘷𝘭𝘦𝘳𝘦̈ 𝘦 𝘱𝘢𝘬𝘰𝘯𝘵𝘦𝘴𝘵𝘶𝘦𝘴𝘩𝘮𝘦 𝘯𝘦̈ 𝘬𝘳𝘪𝘫𝘪𝘮𝘵𝘢𝘳𝘪 𝘦̈𝘴𝘩𝘵𝘦̈ 𝘴𝘪𝘯𝘲𝘦𝘳𝘪𝘵𝘦𝘵𝘪.


𝗠𝘂𝘇𝗶𝗸𝗮 – 𝘃𝗼𝗸𝗮𝗰𝗶𝗼𝗻 𝘀𝗲𝗸𝘂𝗻𝗱𝗮𝗿?


Paraqitja e Muharrem Qenës në fushën e këngës bëhet në një mënyrë krejtësisht origjinale. Ai është interpret që këndimin (dhe fushën e këngës) nuk e ka “detyrim” të profesionit. Ai nuk këndon për të zhvilluar karrierë muzikore, për të bërë emër në muzikë. Në të vërtetë ai është shumë larg percepcionit të till. Përshtypja mbetet ndonjëherë se ai “terthorazi” është në futur në botën muzikore. Në kohën kur “Kaçurelja” e tij vërshonte radiostacionet tona, ai ishte një emër i madh në botën e teatrit dhe publiku e njihte, në rradhë të parë si regjisor. Ky ishte persepcioni themelor për të. Ne të rinjtë e asaj kohe, shpesh në qytet, i kemi ndeshur “dy artistë ikonik” të Prishtinës, boemë të pa epur (që i jepnin sharm Prishtinës së dikurshme), duke diskutuar për tema të mëdha, pa ndonjë shkas apo qëllim të veçantë. Ishin këta Rexhoja (Mulliqi) dhe Muharemi, dy personalitete me të cilat identifikoheshin bota e muzikës dhe ajo e teatrit.
Emrin e M. Qenës nuk e gjejmë në programet e festivaleve të kohës, në manifestimet e mëdhaja muzikore, e as në koncerte ambicioze të asaj periudhe etj. Në muzikë ai zgjodhi rolin e vetmitarit. Dukej se ai nuk u nështrohej kategorive të tilla vlerësuese. Në të vërtet, ai nuk i “nënshtrohej” asnjë konvencioni që do ta përcellnin karrierën e një këngëtari të zakonshëm, Në anën tjetër, aktiviteti i tij në fushën e muzikës nuk ishte konstant. Kjo nuk ndodhte për faktin se ai merrej me veprimtari të tjera, por për një arsye tjetër, shumë më thelbësore – ai shfaqej në muzikë vetëm kur kishte “për të thënë” diçka. Muzika për të nuk ishte kapërcim i një pengese për të arritur një qëllim apo shkallë më të lart. Përkundrazi, për të muzika ishte qëllim në vete, ishte si një prehje e çastit! Art që, si duket, e lironte nga telashet e jetës teatrore, që i shkaktonin aq shumë dhembje (sic kuptojmë nga biografia e tij).


𝗣𝗲̈𝗿𝘀𝗵𝗸𝗿𝘂𝗲𝘀 𝗶 𝗺𝗿𝗲𝗸𝘂𝗹𝗹𝘂𝗲𝘀𝗵𝗲̈𝗺 𝗶 “𝘀𝗶𝘁𝘂𝗮𝘁𝗮𝘃𝗲” 𝘁𝗲̈ 𝘁𝗵𝗷𝗲𝘀𝗵𝘁𝗮 𝗷𝗲𝘁𝗲̈𝘀𝗼𝗿𝗲


Këngët e tia janë të thjeshta dhe spontane, por, njëkohësisht janë të logjikshme, dhe të strukturuara mirë. M. Qena është një interpret që rrëfen bukur. Ai është interpret i mrekullueshëm i “situatave” të thjeshta jetësore. Përmes këngëve ai ka nevojë (në mënyrë të vet), “të spjegon” një ngjarje të veçantë, “të deklamon” një porosi të veçantë apo “të përshkruan” një emocion të veçantë. Nëse analizohen këngët e tij kulte “Kaçurrelja”, “Salepxhiu” etj., do të vërejmë se ai në mënyrë shumë precise e përshkruan një “situatë” të caktuar, me të gjitha detajet, me ngjyrime përcjellëse poetike, me ç’rast rëfimi bëhet një storie e gjallë dhe e besueshme. Së këndejmi muzika e tij është “𝘃𝗶𝘇𝘂𝗮𝗹𝗲”, , meqë këngët e tija duken si një storie e shkurtër filmike apo është një fotografi e vetme, mirë e kadruar, e qartë, dhe e planifikuar më parë. Që në dëgjim të parë (ta zëmë të këtyre këngëve të përmendura), papritmaz para dëgjuesit shfaqet një pamje e qartë, ku në të do të vëreni 𝗮𝗺𝗯𝗶𝗲𝗻𝘁𝗶𝗻ku zhvillohet ngjarja, 𝗽𝗲𝗿𝘀𝗼𝗻𝗮𝘇𝗵𝗲𝘁 mirë të profilizuar, 𝗺𝗶𝘇𝗮𝘀𝗸𝗲𝗻𝗲̈𝗻 precize që e pasqyron storien, deri në detaje më të vogla etj.


𝗥𝗲̈𝗻𝗱𝗲̈𝘀𝗶𝗮 𝗲 𝗳𝗷𝗮𝗹𝗲̈𝘀 𝗻𝗲̈ 𝗸𝗲̈𝗻𝗴𝗲̈𝘁 𝗲 𝗠. 𝗤𝗲𝗻𝗲̈𝘀


M. Qena e ka kuptuar drejt thelbin e muzikës vokale. Ai është i vetëdijshëm se kënga si formë e thjeshtë e kësaj gjinie përbëhet prej dy komponenteve të rëndësisë së njejtë – prej 𝘁𝗶𝗻𝗴𝘂𝗹𝗹𝗶𝘁 (𝗮𝗽𝗼 𝗺𝗲𝗹𝗼𝗱𝗶𝘀𝗲̈) dhe prej 𝗳𝗷𝗮𝗹𝗲̈𝘀 (𝘁𝗲𝗸𝘀𝘁𝗶𝘁). Derisa interpretët tjerë, shpeshëherë, thellohen vetëm në aspektin muzikor dhe shqajnë vetëm elementet vokale, ai, ndërkaq, i jep rëndësi të madhe 𝗳𝗷𝗮𝗹𝗲̈𝘀. Në këtë drejtim, duhet thënë se, nga tërë gjenerata e interpretëve e vjetër e këngës sonë zbavitëse, është ai, bashkë me Jusuf Gërvallën të vetmit që kanë kujdes maksimal ndaj komponentës tekstuale (përmbajtësor) të këngës. Për M. Qenën, kjo (komponentë) është transmetuese direkte dhe esenciale e porosisë së këngës. Fjalën (tekstin) e shqipton me sugjestivitet të duhur, asaj i jep fuqinë e merituar, duke pasur kujdes në intonacionin adekuat, akcentimin me sugjestivitet të fjalëve kyçe në tekst, duke i dhënë vërtetësinë e duhur.
Pikërisht ky trajtim i kujdesshëm i 𝘁𝗲𝗸𝘀𝘁𝗶𝘁 e bën M. Qenën të afërt me casjen që kanë shansonjerët francez në muzikën e tyre, tek të cilët fjala poetike është thelbi i këngës. Nuk është çudi që, në shumtën e rasteve, interpretë të shansonave janë njëkohësisht edhe poetë. Psh., një Gi Beart apo Zhorzh Brasens, famën në muzikën franceze nuk e kanë arritur me cilësitë e vokalit të tyre, por me fuqinë e transmetimit të komponentës tekstuale, prandaj ata kanë arritur të ngjiten në majat e shansonës franceze. Publiku, në muzikën e tyre, pëlqejnë dhe adhurojnë (pos muzikalitetit të domosdoshëm), mënyrën e rëfimit dhe mënyrën e deklamimit poetik.


𝗩𝗶𝗿𝘁𝘂𝗼𝘇𝗶𝘁𝗲𝘁𝗶 𝗶 𝗦𝗮𝗹𝗲𝗽𝘅𝗵𝗶𝘂𝘁!


Për të parë se me sa kujdes ai i qaset tekstit, mjafton të analizohet interpretimi i këngës “Salepxhiu” Në këtë këngë, M. Qena është, njëkohësisht, 𝗱𝗿𝗮𝗺𝗮𝘁𝘂𝗿𝗴, 𝗿𝗲𝗴𝗷𝗶𝘀𝗼𝗿, 𝗮𝗸𝘁𝗼𝗿 𝗱𝗵𝗲 𝗸𝗲̈𝗻𝗴𝗲̈𝘁𝗮𝗿! Ai bëhet një “interpret” i gjithanshëm i këngës. Duke e trajtuar tekstin e këngës si një dromcë të shkëputur nga një mjuzikël, ai përdor teknikën e shprehjes që e ndeshim në mjuzikël. Struktura e tekstit kushtëzon një trajtim të tillë. Ndonëse, në të parë kënga lë përshtypjen e një parodie të thjeshtë (meqë ka një tekst të shkurtër dhe jo pretencioz), ajo në esencë është mjaft komplekse, sidomos në planin interpretativ. Në këngë përshkruhet një parakalim i rëndomtë, në rrugë, i shitësit të salepit (salepxhiut), në një prej qyteteve tona, me ç’rast pikturohet bukur pamja idilike e një ambienti oriental-otoman, të cilat karakterizonin qytetet tona dikur. Ai, si individ (interpret) i vetëm në këtë storie, njëkohësisht pasqyron katër katër personazhe: perosnazhin e 𝘀𝗮𝗹𝗲𝗽𝘅𝗵𝗶𝘂𝘁 (personazhit kryesor), të 𝗻𝗮𝗿𝗮𝘁𝗼𝗿𝗶𝘁, të 𝗾𝘆𝘁𝗲𝘁𝗮𝗿𝗶𝘁 (plakës që proteston për zhurmën që bën salepxhiu) dhe në fund 𝗙𝗶𝗻𝗮𝗹𝗷𝗮 (që duket si skenë e “popullit”). Një element i zakonshëm në dramaturgjinë e mjuziklit, ku të gjithë personazhet bien dakord se “Salepi pastron gërmazin…se osht me xhanxhafil”. Ai këtë diferencim të saktë të personazheve arrinë ta bëj me modifikim të zërit dhe me ndryshim të intonacionit në deklamimin e tekstit. Këtë e bën me një sugjestivitet prej aktori të jashtëzakonshëm.
Qena, si interpret (aktor e këngëtar) me përpikëri i realizon porositë e Qenës regjisor.
Pa asnjë mëdyshje, Muharrem Qena mbetet njëri prej figurave më unike në botën tonë të artit dhe kulturës. Jokonvencionaliteti i personalitetit M. Qenës, që e ka karakterizuar atë si individ e si krijues, ka bërë që kontributi i tij “modeste” në muzikë, të adhurohet sot e kësaj dite, madje edhe prej një gjenerate të re që nuk e ka njohur atë më parë.
Bredhovë (Brezovicë)
28/04/2021 /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Amvisat po fusin sfungjerin e enëve në ngrirje, por pse?!

    Disa detaje të vogla në përditshmëri mund ta ndryshojnë mënyrën si funksionojnë pajisjet…

14 hours ago

Racat më të njohura të kuajve dhe veçoritë e tyre

Që nga kohët e lashta e deri sot, kali ka qenë një nga kafshët më…

1 day ago

“Dënimi i një të dehuri në Shqipëri”, një lexim i thelluar historik, ikonografik dhe antropologjik

Ilustrimi me titullin frëng “LE CHÂTIMENT D’UN IVROGNE EN ALBANIE” nuk është thjesht një skenë…

1 day ago

Qelizat kancerogjene mund të kthehen në qeliza normale?!/Habisin shkencëtarët!

  Shkencëtarë nga Koreja e Jugut kanë arritur një zbulim të rëndësishëm në luftën kundër…

1 day ago

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur pini ujë të ngrohtë?

    Uji përbën rreth 60 përqind të trupit tonë dhe është thelbësor për rregullimin…

1 day ago

Ja si ndikon pirja e ujit në tensionin e gjakut

Menaxhimi i tensionit të gjakut është thelbësor për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme.…

2 days ago