Konkursi i fotografisë i Sony World Photography Awards 2021 ka shpallur fotografitë më të mira në disa kategori si udhëtimet, arkitektura dhe fotografia në rrugë.
Fotografi vietnamez Khanh Phan fitoi kategorinë e udhëtimit për imazhin e tharjes së peshkut, në tregun e peshkut Long Hai në Ba Ria Vung Tau, Vietnam.
Ndërkaq, fotografi spanjoll Juan López Ruiz fitoi kategorinë e peizazhit për kapjen e momentit të rrufeve mbi një fushë livandoje, me një pemë të vetmuar në qendër.
Fotografi gjerman Klaus Lenzen fitoi kategorinë e arkitekturës për imazhin e tij që shfaqte një grup shkallësh në hotelin Hyatt në Dusseldorf, të cilat duken sikur po qëndrojnë në hapësirë.
Dilek Uyar, nga Turqia, u shpall fituesi i kategorisë së fotografisë në rrugë për një foto të një punëtori bashkie në Ankara, Turqi, duke dezinfektuar një platformë treni.
Më shumë se 100 fotografë u përzgjodhën në konkurs krahas fituesve të kategorisë. Punët e përzgjedhur do të paraqiten në një ekspozitë virtuale në faqen e internetit të Organizatës Botërore të Fotografisë.
Qepa de hudhra janë një element kryesor në kuzhinë. Shumica e gatimeve kanë nevojë…
Studimet tregojnë se marrja e qetësuesve rrit rrezikun për goditje ose atak të mundshëm…
Në dhjetor të vitit 1924, Ahmet Zogu u kthye në Shqipëri në krye të një…
Historia e Gjergj Kastriotit Skënderbeut zakonisht rrëfehet si një përballje e shqiptarëve kundër Perandorisë Osmane.…
Shtypja e lartë e gjakut, e njohur ndryshe edhe si hipertensioni, shpeshherë mund…
Mëlçia është një nga organet që mund të pësojë dëmtime serioze pa e…