<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

“Goldilocks”, zbulohet një vrimë e zezë jashtëzakonisht e rrallë

Zbulohet një vrimë e zezë jashtëzakonisht e rrallë. Shkencëtarët bëjnë me dije se ky zbulim i jashtëzakonshëm mund të ndihmojë shkencën për të kuptuar formimin e vrimave të zeza supermasive.

Kur studiuesit zbulojnë një vrimë të zezë, ajo është zakonisht shumë e madhe ose e vogël yjore, sikurse prodhimi nga supernova e një ylli.

Megjithatë, eksziston edhe një kategori tjetër, siç janë vrimat e zeza të ndërmjetme, lloji i së cilës nuk ishte zbuluar ende nga shkenca.

Astronomët në Universitetin e Melburnit tani kanë mundur të gjejnë një vrimë të zezë të tillë për herë të parë, transmeton Telegrafi.

Shkencëtarët u ndeshën me këtë vrimë të zezë, të quajtur “Goldilocks” (Goldilocks) me ndihmën e Observatorit Gamma-Ray të NASA-s.

Emri vjen nga përralla “Goldilocks dhe tre arinjtë” dhe është përdorur në astronomi, për zonat e banueshme. Ajo përshkruan mesataren e dy ekstremeve.

Studiuesit kërkuan 2,700 shpërthime me energji të lartë të regjistruara nga observatori. Në detaje, ata analizuan shpërthimet e rrezeve gama që mund të maten nga këto shpërthime.

Nëse rrezet gama kalojnë objekte me një masë të madhe, siç është një vrimë e zezë e madhe, ato devijohen lehtësisht.

Ky fenomen quhet efekti i lentës gravitacionale. Me dritë të dukshme do të shihni një imazh të dyfishtë ose unaza drite, por teleskopët me rreze gama nuk mund ta regjistrojnë atë.

“Nënshkrimi i vëzhgimit të një ngjarjeje të tillë të lenteve është një impuls fillestar i rrezeve gama, i cili pasohet nga një ‘jehonë’”, shpjegon udhëheqësi i studimit James Paynter në një deklaratë.

postbck postbck

Recent Posts

Hafiz Ali Kraja dhe At Pjetër Meshkalla, miqësia që sfidoi diktaturën dhe dëshmoi bashkëjetesën e harmonishme fetare

Albert Vataj Në këtë ditë të shënuar të Fitër Bajramit, le të kujtojmë se pasuria…

17 hours ago

Pak kush di për Ahmet Zogun këto që ka shkruar bashkëpunëtori i tij

Ragip Kciku Hajredin Cakrrani INTERESANTE!!! Pak kush di për Ahmet Zogun këto që ka shkruar…

18 hours ago

Kur Kraleva (Karanovaci) dhe Beogradi banoheshin nga shqiptarët në vitet 1784 – 1830

Baki Shala Përkthim: "Karanovaci (sot Kraleva), qytet i vogël. Qyteti i Karanovcit u themelua në…

18 hours ago

Arti i thurjes me grep, një nga vlerat e trashëgimisë sonë artizanale drejt UNESCO-s

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se ojnat, arti i…

19 hours ago

Arti i thurjes me grep, një nga vlerat e trashëgimisë sonë artizanale drejt UNESCO-s

    Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se ojnat,…

2 days ago