”Opinga”, gazeta shqip në Paris, kontribut në propagandimin e çështjes shqiptare gjatë punimeve të Konferencës së Paqes.
E përmuajshme dygjuhëshe, “Opinga” u botua në Paris, në gjuhën shqipe dhe atë frënge, nga publicisti dhe eruditi i madh, Nikolla Lako – nxënës e më pas, mësues në Mësonjëtoren e Korçës. Vetëm 17 vjeç, ai nxori në shtyp gazetën “Shqipëria”, më 1897.
Por, aktiviteti i tij publicistik do të kulmojë me botimin në Paris, të revistës cilësore “Opinga”, si kontribut në propagandimin e çështjes shqiptare gjatë punimeve të Konferencës së Paqes më 1919-1920
Numrat e saj të parë dolën në dhjetor të vitit 1919, për të vazhduar me më pak botime në vitin 1920, ndësa kishte karakter politik dhe letrar.
Qëllimi i parë i “Opinga” vinte me qëllim informimin e publikun europiano-perëndimor se, populli shqiptar ekzistonte, se shqiptarët nuk ishin thjesht një “nocion gjeografik” dhe kufijtë e Shqipërisë, duheshin rivendosur në dobi të shqiptarëve.
Në fillim të viteve ’20-të të shekullit XIX, Nikolla Lako u përpoq ta ringjallte gazetën, duke i dhënë tematikë më të përgjithshme kryesisht, kulturore dhe informative.
Po ashtu, Nikolla Lako ishte drejtor i parë i Bibliotekës së Korçës dhe themelues i Muzeut të Shkencave të Natyrës, shkruan gazeta Diplomacia.
Me ardhjen e vjeshtës, shumë njerëz vërejnë më shumë flokë në krehër, në…
Nga Albert Vataj Mushafi rrethor osman, i njohur si Kurani i detarëve, është një prej…
Nëse ju pëlqen hudhra dhe e hani në të gjitha format e saj, të…
Nga Parisi në Pragë e Vjenë, atentatet ndaj figurave politike shqiptare dhe përpjekjet për eliminimin…
Enët e gjakut luajnë një rol shumë të rëndësishëm në organizëm. Ato transportojnë…
Konsumimi i një solucioni me sodë buke mund të lehtësojë artritin, sugjeron një…