Bletët janë shpallur si krijesat më të rëndësishme që jetojnë në planetin tonë. Në këtë përfundim ka dalë Instituti Earthwatch në mbledhjen e fundit të ‘Royal Geographical Society of London.’ Siç thuhet në ‘The Science Times’, 70% e agrikulturës së botës varet ekskluzivisht nga bletët, ndërkohë që popullatat e tyre bëjnë të mundur ‘riprodhimin’ e planetit.
Pa bletët edhe fauna së shpejti do të niste të zhdukej. Jo vetëm kaq, por sipas një studimi të kryer së fundmi, rezulton se bletët janë e vetmja krijesë e planetit që nuk mban me vete asnjë lloj patogjeni, pavarësisht nëse bëhet fjalë për ndonjë kërpudhë, viruse apo baktere.
Por, pavarësisht kësaj, këto insekte tashmë janë futur në listën e specieve të rrezikuara, ndërsa studimet e zhvilluara së fundmi tregojnë një rënie drastike të numrit të tyre. Në vitet e fundit është zhdukur pothuajse 90 për qind e popullatës së bletëve. Arsyeja kryesore për uljen e numrit të bletëve, mbeten përdorimi i pakontrolluar i pesticideve, mungesa e luleve dhe shpyllëzimi.
Nisur nga kjo, aktivistët besojnë që ne duhet të ndalojmë menjëherë përdorimin e pesticideve dhe të promovojmë alternativa organike. Veç kësaj duhet të monitorohet me kujdes edhe shëndeti i bletëve. Sipas Greenpeace nëse nisim të marrim masa menjëherë popullata e bletëve mund të shpëtohet dhe ato mund të nisin të shtohen sërish./apel.media /InforCulture.info
Me mbërritjen e ditëve më të ftohta vjen edhe përgatitja e bimëve për…
Tre grupe ushqimesh në veçanti mund të kenë një efekt të keq në…
Uji është thelbësor për funksionimin normal të organizmit, por shumë njerëz nuk konsumojnë mjaftueshëm…
Disa vdekje po ndodhin gjatë verës, por kryesisht nga ataku në zemër. Ataku…
Rreth një e katërta e të rriturve të moshuar në mbarë botën…
Një grup studiuesish nga St. Jude Children’s Research Hospital ka identifikuar një proteinë…