Orët e mitologjisë Greke kanë tmerrësisht ngjashmëri me emrin e Orëve të mitologjisë shqiptare.
Në Mitologjionë greke Horae ose Horai (/ˈhɔːriː/ or /ˈhɔːraɪ/) (Greqisht: Ὧραι, Hōrai, shqiptuar [hɔ̂ːraj], “Stinë”) ishin Perëndeshat e Stinëve.
Origjina e tyre duhet të jetë shumë e lashtë, por edhe pse kanë kaluar shumë shekuj, akoma sot emri tyre përdoret nga Shqiptarët ..
Cuditërisht me të njëjtin emër (Orë-Horea) njihenin edhe në mitologjin e Argosit Pellazgjik. Të nderuara me një tempull të veçantë në Argos, ka gjasa të jenë 100% me origjinë Pellazgjike..
Orët, nga mitologjia greke thuhet se ishin vajzat e Zeusit dhe perëndeshës Themis. Ata ruanin portat e shtëpisë së Zeusit-Zot dhe çdo mëngjes hapnin dhe mbyllnin perdet e qiellit plot me Re.. Mbretëronin bashkë me gruan e Zeusit (perëndeshën Hera), e cila i kishte rritur dhe edukuar Orët.. Gjithashtu, ishin pjesë e oborrit të perëndeshës së dashurisë, Afërdita.. Ata ishin bukuroshe të rrepta dhe gjithmonë me lule në dorë, mbretëronin në fronin e Zotit-Zeus.
Po të njëjtin emër kanë trashëguar edhe Orët e maleve Shqiptare, të cilat janë një figurë e madhe popullore.
Ata përfytyroheshin si vajza shumë të bukura dhe besohej se jetonin nëpër male, pyje – fusha ose në kroje .. Orët, në mitologjin shqiptare janë të mira dhe sjedhin fat të mirë, por mundet të bëhen edhe të liga, të varura nga zemra e njeriut që kan përballë.
Orët mund të kenë qenë një lloj zanash, të cilat thirreshin me emra përkëdhelës si “qofshin të bardha”, “ato të lumturat” apo “ato të mirat”.
Ora ishte ndoshta krijesa mitologjike më e përhapur tek ne shqiptarët. Pra me pak fjalë, emri i Orëve tregon pa dyshim Autoktoninë e popullit shqiptar dhe lidhjen e tyre Pellazgo-ILire, sepse akoma sot me fanatizëm besojnë tek të lumturat ” apo “ato të mirat (ORË). /Përgatiti Elidon Ahmeti. /voal.ch /InforCulture.info
Rritet shpejt, lulëzon gjithë verën dhe tërheq fluturat – një zgjedhje e thjeshtë që e…
Si ndikon ndryshimi i orës te gjumi, shëndeti dhe rutina e përditshme e qytetarëve Këtë…
Pse quhet ngushtica e Hormuzit dhe çfarë po ndodh përreth saj, por a është ky…
Fotografia e realizuar në vitin 1924 në Ibarac, pranë Rozhajës, paraqet një grup burrash shqiptarë…
Bakteret e dobishme në këtë ushqim tradicional tregojnë potencial për eliminimin e nanoplastikës, sipas një…
Kroasanët, bagetat dhe madje edhe drithërat e mëngjesit mund të ekspozojnë miliona njerëz ndaj…