<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Zbulohet pas gati një shekulli çfarë shkruan në certifikatën e lindjes së Princ Philips

Tre ditë pas vdekjes së Princ Philip, Daily Mail ka siguruar kopjen origjinale të çertifikatës së lindjes së Dukës së Edinburgh-ut.

Dokumenti i publikuar ka shkrim dore  të ashtuquajtur Katharevousa Greke, një version purist i greqishtes së re, nga një prift i quajtur Spiridon Tryfonas në ishullin e Korfuzit.

Dokumenti kishte zënë pluhur në një arkiv komunal të vendosur në një kazermë të vjetër të Ushtrisë Britanike që ndodhet brenda kalasë Veneciane me pamje nga Qyteti i Vjetër i Korfuzit.

Çertifikata përshkruan detaje se si Princi i Greqisë, babai i FIlipit paraqiti djalin para priftit dhe hedh dritë mbi orën dhe ditën e lindjes. Sipas çertifikatës, Princ Philip kishte lindur 10 të mëngjesit të 28 majit 1921.

Filipi në të vërtetë lindi në 10 qershor 1921 por ekspertët thonë se lindja e tij u regjistrua duke përdorur kalendarin e vjetër Julian, i cili ishte ende duke u përdorur në Greqi në fillim të Shekullit 20.

Në çertifikatë thuhet, ndër të tjera, se nëna e foshnjës është Princesha Alice, babai i së cilës, Princi Louis i Battenberg , lindi në Pallatin Ëindsor.

Theksohet gjithashtu se gjatë pagëzimit të foshnjës në Kishën Ortodokse Greke, atij zyrtarisht iu dha emri “Filipi ” nga Mbretëresha ‘Nënë Olga “.

” Ishte një nder i madh për gjyshin tim të ishte një nga kumbarët e Princit Philip” tha 70-vjeçari Vasiliki Maniarizi, i cili është një farmacist në ishull.

Ai shton: “Edhe pse nuk e kam takuar kurrë, babai im më kishte treguar historinë e pagëzimit të tij shumë herë. Unë jam krenar për gjyshin tim.”

Sipas Daily Mail, çertifikata ofron një vështrim të fshehtë në 18 muajt e parë të trazuar të jetës së Princit Philip, i cili vdiq të premten  në moshën 99 vjeçare.

Burri i ardhshëm i Mbretëreshës Elizabeth lindi në Mon Repo, një vilë me pamje nga deti Jon.

Thuhet se ai lindi në tryezën e kuzhinës së pallatit, e cila u përdor më pas nga familja mbretërore e Greqisë si një rezidencë verore.

Familja e  Filipit u detyrua të largohej nga Korfuzi në dhjetor 1922, pasi babai i tij u arrestua dhe u akuzua për tradhti pas Katastrofës së Azisë së Vogël. Familja e tij u arratis.

Me bojën e qëruar dhe fasadën e veshur me kohë, madhështia e Mon Repo është zbehur në shekullin e kaluar, megjithëse dhomat elegante në katin e parë, të cilat tani strehojnë një muze, japin një shije të së kaluarës së saj mbretërore.

“Shenja e vetme e dukshme e marrëdhënies me Filippos është një pllakë blu dhe e kuqe e shkruar në Greqisht dhe Anglisht, pranë qytetit të hyrjes” , shkruan Daily Mail.

Të premten, një buqetë me gjashtë trëndafila të bardhë u vendos pranë portës, me një kartë ku shkruhej “Pusho në paqe Princi Filip, Duka i Edinburgut”.

Lynn dhe Vivian Church, dy nga 6,000 britanikët që jetojnë në ishull, vizituan vendin për të hedhur lule dhe për t’i dhënë haraç burrit “i cili qëndroi si një shkëmb pranë Elizabetës gjatë gjithë jetës së saj”.

Ja çfarë shkruhet në çertifikatë

Në Korfuz, më 24 tetor të vitit 1921, unë, o nënshkruar i Kishës së Krishtit Tonë Shpëtimtarit, e cila ndodhet në mjediset e Pasurisë Mbretërore Mon Repos, deklaroj se Lartësia e Tij Mbretërore Princi Andreas (Andrew) i Greqisë , 39 vjeç, djali i mbretit tonë të ndjerë George I, lindur në Athinë dhe banues në Korfuz, u paraqit para meje.

Ai më paraqiti një foshnjë mashkull të porsalindur dhe deklaroi se ai lindi të premten më 28 maj 1921 në orë 10 në shtëpinë e tij nga Princesha e saj Mbretërore Aliki (Alice), 36 vjeç, vajza e Louis, Princit të Battenberg, i lindur në Kështjellën Windsor.

Gjatë pagëzimit të tij të porsalindurit iu dha emri Philippos (Philip) nga kumbarët e tij, përkatësisht Mbretëresha e Madhërisë së saj Mbretërore Nëna Olga, e përfaqësuar nga Lartmadhëria e saj Princesha Olga, vajza e Lartmadhërisë së Tij Mbretërore Nikollaos i Greqisë dhe Komuna e Korferatave, e përfaqësuar unanimisht nga Kryetari i Bashkisë Z. Alexandros S. Kokotos dhe Z. Stylianos I. Maniarizis, president i Këshillit Bashkiak.

Akti i regjistrimit u përpilua në prani të dëshmitarit, Theodoros Chrysovitsianos, i biri i Nikolaos, vjeç 45, mjek, i lindur në Korfuz dhe Konstantinos Alamanos, djali i Perikliut, 39 vjeç, avokat, i lindur në Korfuz, dhe të dy këshilltar bashkiakë .

Akti i regjistrimit është nënshkruar ligjërisht nga unë, i paraqituri dhe dëshmitarët.

postbck postbck

Recent Posts

Çka ndodh kur pini kafe në barkun bosh?

    Kafja është një nga produktet më të dashura për njerëzit në mëngjes. Sipas…

18 hours ago

Nëse doni të kujdeseni për zemrën, ekspertët këshillojnë ta hani këtë ushqim çdo ditë

    Sipas ekspertëve, konsumimi i rregullt i tërshërës ndihmon në uljen e kolesterolit, kontrollin…

19 hours ago

Pse shumë njerëz po konsumojnë kafe me limon, ky është efekti i saj

    Shumë njerëz nuk mund ta nisin ditën pa kafe. Ajo thuhet se rrit…

2 days ago

Dhimbja e kokës nga dielli i fortë, pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta?

    Dhimbja e kokës kur ekspozohesh ndaj diellit të fortë të muajve të verës…

2 days ago

Nëse vuani nga diabeti, bëni kujdes me këto ushqime

    Personat që vuajnë nga diabeti duhet t’i kushtojnë rëndësi të veçantë ushqimeve që…

3 days ago

Studim i ri: Mishi i kuq lidhet me rrezik më të lartë për kancer të pankreasit

    Personat që konsumojnë rregullisht sasi të mëdha të mishit të kuq mund të…

4 days ago