<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Pa mëngjes/ Sa dëmtohet zemra dhe organizmi

Keni ngrënë mëngjes sot? Nëse jo, atëherë duhet të dini diçka serioze Shumë njerëz mendojnë se ngrënia e mëngjesit është pa shije dhe një humbje kohe. Të tjerë mendojnë se mëngjesi është një mënyrë e rëndësishme për të filluar ditën dhe se ky është vakti më i rëndësishëm nga të gjithë.

Njerëzit që qëndrojnë larg mëngjesit pretendojnë se nuk janë të uritur ose vakti nuk ka rëndësi. Ata që ushqehen pas lindjes së diellit thonë se i mban ata të ngopur gjatë ditës dhe ndihmon në mbajtjen e peshës nën kontroll. Një studim i ri i jep të drejtë njerëzve që besojnë se është e dobishme për të ngrënë mëngjes, por jo për të njëjtat arsye.

Çfarë rrezikoni pa mëngjes?
Studimi, i cili u publikua në Revistën e Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë sjellë nga AgroWeb.org, hulumtoi ushqimin dhe zakonet e mëngjesit të burrave dhe grave që nuk kishin sëmundje të zemrës apo sëmundje të veshkave. U studiuan tre grupe kryesore. Një grup hëngri më pak se 5% të konsumit total të kalorive të ditës në mëngjes, një tjetër hëngri më shumë se 20% në mëngjes dhe një grup i tretë konsumoi mes 5-20% të kalorive ditore në mëngjes. Studiuesit e famshëm amerikanë zbuluan se rreziku i arterieve të ngurtësuara, u shfaq më i lartë mes atyre që humbnin mëngjesin ose që konsumonin fare pak gjatë këtij vakti. Grupet e rrezikuara gjithashtu u gjetën të kenë bel dhe masë trupore më të madhe. Gjithashtu patën edhe tension më lartë të gjakut. Por edhe prirje më të larta më të larta për diabet.

Thënë thjesht: Personat që konsumojnë mëngjese të plota treguan formë më të mirë fizike, tension më të mirë të gjakut dhe zemër më të shëndetshme.


Rezultatet janë të rëndësishme për profesionistët e shëndetësisë. Ato mund të përdoren si një mesazh i thjeshtë për ndërhyrjet në bazë të jetesës dhe strategjitë e shëndetit publik, si dhe për të informuar rekomandimet ushqimore. Kjo nuk do të thotë që ju duhet të hani 5 pjata me ushqim çdo mëngjes. Ka shumë ide të shëndetshme të mëngjesit për të zgjedhur. Por fakti kryesor është që nëse e doni zemrën tuaj, mos vraponi pa karburant në stomak.

postbck postbck

Recent Posts

Afrika drejt ndarjes, një oqean i ri po formohet

Pllakat tektonike në lëvizje, si do të ndryshojë harta e Tokës? Pas miliona vitesh Afrika…

9 hours ago

Bima kacavjerrëse që po “pushton” kopshtet: Lulëzon pa ndalur dhe krijon pamje magjike

Rritet shpejt, lulëzon gjithë verën dhe tërheq fluturat – një zgjedhje e thjeshtë që e…

10 hours ago

5 gjërat që duhet t’i dini mbi ndryshimin e orës të dielën

Si ndikon ndryshimi i orës te gjumi, shëndeti dhe rutina e përditshme e qytetarëve Këtë…

10 hours ago

Falsifikimi i Fakteve: Emri origjinal është Ngushtica e Halid ibn Velid, jo Hormuzi

Pse quhet ngushtica e Hormuzit dhe çfarë po ndodh përreth saj, por a është ky…

11 hours ago

Burra shqiptarë të Ibaracit pranë Rozhajës, dëshmi historike nga viti 1924

Fotografia e realizuar në vitin 1924 në Ibarac, pranë Rozhajës, paraqet një grup burrash shqiptarë…

11 hours ago

Zbulim i ri: Ky ushqim mund të ndihmojë në largimin e mikroplastikës nga trupi

Bakteret e dobishme në këtë ushqim tradicional tregojnë potencial për eliminimin e nanoplastikës, sipas një…

11 hours ago