<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Historiani grek: Ndaj çamëve u bë spastrim etnik nga ushtria greke

Me një këndvështrim etnocentrik, pa një informim të balancuar, mediat e dy vendeve mbeten ende shumë konservatore, përkëdhelin kordat nacionaliste dhe vazhdojnë të pasqyrojnë në mënyrë negative grekët në Shqipëri dhe shqiptarët në Greqi.

Ky ka qenë një prej konkluzioneve kryesore të një studimi shkencor, që u paraqit në një prej sallave të Universitetit “Maqedonia” të Selanikut, të organizuar nga Fondacioni grek për Politikën Europiane dhe të Jashtme (ELIAMEP).

“Shumë nga stereotipet dhe klima e keqe që ekzistojnë në popujt e dy vendeve, ose si e shikojnë njëri-­tjetrin qytetarët e tyre kalon nga mediet”,- tha Joannis Armakolas, profesor në Universitetin “Maqedonia”, Selanik. Sipas hulumtuesit Panagiotis Pasxalidhis, prej vitit2014 janë zhvilluar dy vite studime në analizat e 949 artikujve të 5 gazetave kryesore të Greqisë, nga spektri i majtë deri tek ai i djathtë.

Më shumë janë pasqyruar 4 ngjarjet kryesore të këtij viti në lidhje me Shqipërinë, si presidenca greke, çështja “Kareli”, reforma territoriale dhe ndeshja Serbi­Shqipëri. Të gjitha janë trajtuar me syzet e bindjeve të çdo gazete, ku shtypi i majtë ka qenë më kritik ndaj nacionalizmit, ndërsa ai i djathtë ka ruajtur stereotipet e shfaqura gjatë viteve ’90, megjithëse vihet re një distancim nga ai këndvështrim.

Një nga qasjet më interesante të një prej profesorëve të ftuar për të komentuar këtë studim ka qenë edhe ai për çështjen çame. “Mirë apo keq, historia ka kaluar dhe nga ana tjetër duhet që edhe pala greke të thotë ‘Po, u bë një spastrim etnik në atë kohë nga ushtria demokratike e Greqisë.

Disa prej çamëve ishin bashkëpunëtorë të gjermanëve, u larguan të gjithë dhe nuk mund të kenë tashmë të drejta te pasuritë’ dhe të mbarojë kjo çështje”, tha Kostandinos Tsitselikis, profesor i të njëjtit universitet, raporton “Top Channel”.

Të pranishmit, kryesisht studentë, kanë ndjekur edhe studimin e bërë nga Instituti shqiptar i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, ku në 223 artikujt e analizuar nga 3 gazeta shqiptare në 6 muaj të 2014­s, këndvështrimi varet nga rasti dhe tema, ndërsa konkluzioni i studiuesve nga artikujt është se Tirana nuk ka besim tek Athina, edhe kur kjo e fundit e ka mbështetur.

postbck postbck

Recent Posts

Largoni kilet e tepërta me dietën pesëditore me mollë

    Një mundësi mjaft praktike dhe ekonomike për të hequr kilet e tepërta, është…

13 hours ago

Pse ju mpihen duart dhe këmbët? Ja shkaqet më të zakonshme

    Mpirja e duarve dhe këmbëve është një shqetësim i zakonshëm. Ndonjëherë shkaku është…

17 hours ago

Trupi mund t’ju paralajmërojë: 5 shenja që mund të tregojnë sheqer të lartë në gjak

    Etja e vazhdueshme, urinimi i shpeshtë dhe lodhja mund të duken si shqetësime…

17 hours ago

Studiuesja vdiq në Rusi, a po përgatitet bota për një pandemi të radhës?

    E gjitha filloi me një infeksion aksidental në një laborator në Siberi. Daria…

17 hours ago

Uji i arrave, receta që bën “mrekulli” për shëndetin dhe trajton këto probleme shëndetësore

    Studimet tregojnë se konsumi i rregullt i ujit të arrave mund të ndihmojë…

18 hours ago

Studimi: Pse nuk duhet ta pini kafenë dhe çajin shumë të nxehtë!

    Pirja e çajit dhe kafesë shumë të nxehtë mund të trefishojë rrezikun për…

18 hours ago