<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Ushqimet që i konsumoni pothuajse çdo ditë e që rrisin ankthin

Në ka ndjenjë më shqetësuese që njeriu provon në jetë, është ankthi.

Ankthi është emri që përmbledh në një ombrellë betejat shumëdimensionale të brendshme me të cilat përballet njeriu.

Nëse do të shpreheshim me gjuhën popullore, atëherë me plot bindje do t’ju rrëfenim se ankthi të ha së brendshmi.

Por sikur të mos mjaftonin këto beteja, ankthi nxitet edhe nga disa produkte, ushqime dhe pije tinëzare.

Kafeina

Organizmi ka një genotip të veçantë për kafeinën që njihet si CYP1A2, që përcakton mënyrën se si ne e përballojmë çajin, kafenë, çokollatën dhe çdo gjë tjetër me kafeinë.

Nëse njeriu ka metabolizëm të shpejtë, kafeja dhe çaji ofrojnë vetëm ndikime pozitive. Por nëse metabolizmi është i ngadaltë, atëherë kafeina ushqen shqetësimet tuaja të brendshme.

Sheqeri dhe ëmbëltuesit artificialë

Sheqeri është faktor rreziku për ankthin.

Studimet kanë treguar se sa më shumë sheqer të hani aq më të predispozuar do të jeni të vuani nga ankthi.

Trupi prodhon më shumë radikale të lira të cilat kërcejnë në enët e gjakut si një top pinpongu duke dëmtuar qelizat dhe shtresat e brendshme.

Ëmbëltuesit artificialë janë më keq se sheqeri.

Ato përdoren shumë në akullore, biskota apo ëmbëlsira të paketuara.

Pijet e gazuara ulin nivelet e serotoninës rrisin simptomat e ankthit, luhatjet e humorit, paranojën dhe sulmet e panikut.

Alkooli

Edhe pse mund të mendohet ndryshe, konsumi i alkoolit përkeqëson problemet me ankthin.

Veçanërisht kur teprohet me sasinë, aq më i rrezikshëm bëhet për ankthin tuaj.

Alkooli ndryshon kiminë e trurit dhe e bën ankthin një kërcënim më të madh.

Alkooli ndikon tek transmetuesit nervorë duke e bërë heqjen dorë prej tij, një mision shumë sfidues.

Ushqimet e skuqura

Vajrat e skuqur shkaktojnë probleme të ndryshme nervore.

Sa më shumë ushqime të tilla të skuqura të hani aq më në ankth do të jeni.

postbck postbck

Recent Posts

Qepa çfarë shkakton për tensionin, zemrën dhe diabetin: Mjeku jep lajmin e papritur

  Qepa de hudhra janë një element kryesor në kuzhinë. Shumica e gatimeve kanë nevojë…

9 hours ago

Sa janë të rrezikshëm qetësuesit?

    Studimet tregojnë se marrja e qetësuesve rrit rrezikun për goditje ose atak të mundshëm…

10 hours ago

Ahmet Zogu u rikthye në pushtet me mercenarë rusë dhe mbështetjen ushtarake jugosllave?!

Në dhjetor të vitit 1924, Ahmet Zogu u kthye në Shqipëri në krye të një…

10 hours ago

Skënderbeu dhe fisnikët shqiptarë që nuk e ndoqën: mes interesave politike, fesë dhe luftës për pushtet

Historia e Gjergj Kastriotit Skënderbeut zakonisht rrëfehet si një përballje e shqiptarëve kundër Perandorisë Osmane.…

10 hours ago

Pini lëng të karotës çdo ditë për këtë problem shëndetësor

    Shtypja e lartë e gjakut, e njohur ndryshe edhe si hipertensioni, shpeshherë mund…

13 hours ago

​Cilat janë simptomat e cirrozës së mëlçisë?

    Mëlçia është një nga organet që mund të pësojë dëmtime serioze pa e…

13 hours ago