Lista me emrat e 380 shqiptarëve me banim në SHBA që konsideroheshin kundërshtarë të regjimit komunist dhe u ndalohej hyrja në territorin e Shqipërisë….pjesa më e madhe e tyre nga Amerika
Nga Beqir SINA, New York
“Reaksionarët të mos vijnë në Shqipëri dhe asnjë të mos shkojë te ta” është thellbi i këtij materiali thotë Kastriot Dervishi, ish- Drejtor i Arkivit të Ministrisë së Brendshme, pra personi përgjegjës për gjithë këtë material dhe që tre vjet më parë ja dha gazetës tonë
TIRANE : Në vitin 2015 me 84 vota pro, është miratuar një ligji për hapjen e dosjeve të sistemit komunist pas gati pesë orësh debate në seancën parlamentare. Sipas këtij ligji tashmë do të hapen dosjet e sistemit të shkuar, por nuk do të ketë lustracion sikundër ishte kërkuar nga deputetja Mesila Doda që në krye të herës.
Në të njëjtën kohë mazhoranca e athershme rrëzoi nismën ligjore të propozuar nga shoqëria civile, me mbështetjen e dy deputetëve të opozitës, Mesila Doda dhe Shpëtim Idrizi.
Lidhur me ligjin për hapjen e dosjeve, ish deputetja Mesila Doda, kishte hedhur akuza të rënda në drejtim të kryeminsitrit Rama, e qeverisë së tij. Sipas saj ai ligj ishte i paplotë e nuk dënon ata që realisht kanë kryer krime në komunizëm.
Por ku konsiston ligji i hapjes së dosjeve konkretisht, dhe -A janë sot pjesë e dosjeve këto materiale ? Kastriot Dervishi, i përgjigjej një interviste me gazetën tonë duke konkluduar se : “Teknikisht çdo material në dosje administrohet, nuk rri i veçuar”.
Ndërkohë, Ligji i miratuar në seancën e Kuvendit, vitin 2015 do të konsistojë në aksesin e dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, për periudhën 29 nëntor 1944, deri 31 mars 1990. Këto dosje dhe dokumente disponohen nga të gjitha arkivat e rrjetit arkivor të Republikës së Shqipërisë, autoritetet publike, persona fizikë dhe personat juridikë privatë.
Ligji parashikon që ky Autoritet të funksionojë si organ kolegjial, i mbështetur në veprimtarinë e tij nga një Sekretariat Teknik.
Kurse, duhet cekur se është miratuar edhe Komisioni me anëtarët e Autoritetit për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit shqiptar.
Ku Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, shqyrtoi dhe miratoi kandidaturat e propozuara nga deputetët, për anëtarët e Autoritetit për Informimin me dokumentet e Ish-sigurimit të Shtetit.
Sipas burimeve nga Tirana, ky Autoritet përbëhet nga 5 persona të caktuar sipas ligjit: një e ka propozuar Shoqata e ish të përndjekurve politikë, një nga Shoqëria civile e të drejtave të njeriut, një qeveria dhe dy janë emëruar nga parlamenti.
Komisionit të ligjeve iu paraqiten 11 kandidatura për kosniderim dy prej te cilëve u skalifikuan nga komisioni.
.
Duke marrë shkas nga këto dy lajem që kan të bëjnë, me Dosjet e Sigurimit të Shtetit, ri-sjellim tek lexuesi ynë një bisedë të zhvilluar vite më parë – me zotin Kastriot Dervishi, i cili njëkohësisht ka mbajtur postin Drejtorit të Arkivit të Ministrisë së Brendshme.
Pra personin përgjegjës për gjithë këtë material dhe gazetari i njohur seksionit Dosier të gazetës 55, i cili ka treguar edhe për atë se si janë përpiluar listat e atyre që zoti Dervishi, thotë sipas dosierit, është klasifikuar si “380 shqiptarët me banim në SHBA që konsideroheshin kundërshtarë të regjimit” dhe nuk u lejohej hyrja në ish RPSSH.
Ky material që është botuar për herë të parë, prej rënies së diktaturës komuniste, shpërbërjen e strukturave të Ministrisë së Punëve të Brendeshme dhe nga Drejtoria e Tretë e Sigurimit të Shtetit, ka eksuzivitetin vetëm të këtij autori – pra të zotit Kastriot Dervishi.
Pra, askush nuk ka të drejt të përdori këtë material pa u konsultuar drejtpërsëdrejti me zotin Dervshi, për shfrytëzimin e çdo të dhënë që gjendet në material.
-Zoti Dervishi dekadën e fundit Ju jeni shquar në shtypin shqiptar për një serë materiale të pasura dhe shumë interesante, të botuara edhe në disa libëra, por edhe në Dosierin e mbajtur nga ju në gazetën 55. Do të ishte me interes mbasi ju keni kaluar shumë materiale të këtilla nëpër duar : Çfarë ju ka tërhequr më shumë në këto materiale dhe si do t’i klasifikonit ju ato?
Kastriot Dervishi : Në mesin e shumë materialve, do të veçoja edhe këtë Materialin më i fundit i cili është publikuar në Dosier – gazeta 55 , “1990/ 380 shqiptarët me banim në SHBA që konsideroheshin kundërshtarë të regjimit – “Reaksionarët të mos vijnë në Shqipëri dhe asnjë të mos shkojë te ta” një Dosier dhe tani në gazetën tuaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
-A ka ndonjë dokumet ku tregohet se si sigurohej materiali i survejuar nga elemnetët e dërguar prej Sigurimit të Shtetit apo Misioni i tyre në New York ?
Kastriot Dervishi : Për vitet e regjimit komunist informacioni sigurohej duke pasur si qendër mbledhje të dhënash misionin shqiptar në Nju – Jork. Këtu ishte rezidentura që varej nga Drejtoria e Tretë e Sigurimit të Shtetit. Kjo e fundit ishte drejtori në katin e katërt të Ministrisë së Punëve të Jashtme, ndërsa organikisht varej nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Një kategori oficerësh të Ministrisë së Punëve të Brendshme kamufloheshin me funksione diplomatike për të kryer misionin e tyre agjenturor. Oficeri i Sigurimit në Nju – Jork kishte ngritur rrjetin e tij sekret. Informacioni sigurohej nga “burimet e hapura” (revista, gazeta, që botoheshin në SHBA) dhe “burimet e mbyllura” (me agjenturë).
Qëllim i vetëm ishte vetëm diaspora shqiptare, pasi në asnjë nivel tjetër Sigurimi nuk ka depërtuar me agjenturë. Ky informacion është siguruar më së shumti nga burimet e hapura, pra nga ato që shihte oficeri i ngarkuar në një aktivitet shqiptarësh. Sigurimi nuk ka pasur ndonjë shifër të lartë agjentësh sikurse mund të imagjinohet. P.sh. vetëm për vitin 1959, në SHBA Sigurimi kishte në lidhje vetëm 4 agjentë.
Informacioni i ardhur nga SHBA që nuk ka qenë më shumë se fakti i identifikimit përgjithësisht të elementit që nuk e donte regjimin komunist, përcillej në Tiranë për Drejtorinë e Tretë të Sigurimit të Shtetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Informacioni ndahej pastaj në degët e punëve të brendshme të rretheve të cilat kishin hapur fashikujt e të arratisurve, dokumente ku shënoheshin edhe lidhjet familjare të të arratisurve.
-Ka në listën “380 shqiptarët me banim në SHBA që konsideroheshin kundërshtarë të regjimit” që mbas rënies së regjimit komunist, figurojnë ndër personat që kan hyrë e kan dalë si në Shqipëri dhe në ish Jugosllavin e atëhershme ?
Kastriot Dervishi : Kjo shpjegohet me dy arsye: së pari me pasaktësinë e të dhënës dhe përpunimin e saj, një defekt kryesor ky i Sigurimit në shumë vite dhe së dyti në prishjen e marrëdhënieve midis personit dikur vizitor dhe shtetit komunist.
–Zoti Dervishi ka disa emra në këtë listë që ishin shqiptarë me banim në SHBA dhe që konsideroheshin kundërshtarë të regjimit – por që këtu në SHBA, nijhen se “hynin e dilnin” në zyrat e Misionit të përhershëm pran OKB në New York, ose kishin lidhje të forta me diplomatët e asaj kohe – pra njerëz të dyshimtë. Si e shpjegoni ju këtë fakt në bazë të këtyre materialeve ?
Kastriot Dervishi : Është e njëjta logjikë që funksionon edhe për rastin e mësipërm. Përveç kësaj duhet të kemi parasysh edhe efektin “dopiorol”, aq i përdorshëm në teknikat agjenturore e ku natyrisht i humburi ka qenë gjithnjë Sigurimi.
-Ka dyshime se nëpërmjet një marrëveshje në mes autoriteteve të ish Jugosllavisë së Titos dhe Shqipërisë së Enver Hoxhës prej kohë së miqësisë së tyre (1944 -1948) shkëmbeheshin vazhdimisht informacione për individ të veçantë, të cilët ishin të shpallur të pa -dëshirueshëm si në ish- Jugosllavi po ashtu edhe në Tiranë. Bile një pjesë e mirë e tyre janë në listën e 380 shqiptarëve me banim në SHBA që konsideroheshin kundërshtarë të regjimit –
A ka ndonjë provë faktike se si siguroheshin këto informacione për veprimtarinë e tyre në SHBA ? dhe se si mendoni ju bëhej kombinimi mes Ministrisë së Punëve të Brendeshme të ish Jugosllavisë, UDB-së dhe MPB dhe Sigurimit të Shqipërise për, dokumentacionin fotografitë e tyre dhe të dhënat e indetitetit ?
Kastrio Dervishi : Në vitet 1944 – 1948 nuk është se kishte marrëveshje, Sigurimi ishte nën urdhrat e UDB-së sikurse i gjithë shteti. Madje rezidentura e parë e Sigurimit në SHBA, e ngritur nga Nesti Kopali është hapur në legatën jugosllave në New York në të pestën Avenue.
-A janë sot pjesë e dosjeve këto materiale ?
Kastriot Dervishi : Teknikisht çdo material në dosje administrohet, nuk rri i veçuar.
Tre katër vitet e fundit para vitit 1990 kur ndodhën edhe ato ndryshimet e mëdha, dukej një farë liberalizimi – a ndodhi kjo edhe në sektorin e Drejtorisë së Parë të Sigurimit të Shtetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme ?
Kastriot Dervishi : Megjithëse, kishin ardhur ngjarjet e vitit 1990, regjimi komunist nuk kishte asnjë lloj ndryshimi në trajtimin e emigracionit politik shqiptar të emigruar prej vitesh jashtë vendit-Nuk mjaftonte fakti se një drejtori e posaçme mbahej vetëm për të sjellë informacion (edhe ky sakat) për diasporën shqiptare, por edhe në prag të ndryshimeve, ai vazhdonte të shihej me sy armiqësor duke mos i lejuar të vijnë në Shqipëri, jo vetëm ato, por edhe lidhjet e tyre që kishin mbetur në Shqipëri.
Më 9 korrik 1990 Sektori i Vizave i Drejtorisë së Parë të Sigurimit të Shtetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme u dërgonte degëve të punëve të brendshme në rreth, anës së Sigurimit, një informacion të Drejtorisë së Tretë të Sigurimit të Shtetit në MPB, në të cilën jepet udhëzimi që personat e listëshënuar të mos kishin mundësi të vinin në Shqipëri pasi ishte “reaksionarë”
Dega e Vizave kërkonte që lista e dërguar nga Drejtoria e Tretë të studiohej dhe të mos lejohej asnjë shtetas shqiptar të shkonte për të vizituar shtetasit që bënin pjesë në këtë listë-Gjithashtu ishte njoftuar edhe Ministria e Punëve të Jashtme që personave në fjalë të mos u jepej vizë hyrjeje në Shqipëri.
Kur u “përpunua” për herë të fundit lista ?
Kastriot Dervishi : Lista është “përpunuar” në Drejtorinë e Parë, me disa ditë vonesë për shkak të ngjarjeve të 2 korrikut 1990-Më 26 gusht 1990 ajo është plotësuar me shënime nga drejtuesit e MPB-së dhe është dërguar në rrethe.
Në fund dokumeti shkruan :”Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë – Ministria e Punëve të Brendshme Drejtoria e Tretë – Tiranë 22.6.1990 .Informacion drejtuar Drejtorisë së Parë
Ku theksohej se :”Gjatë muajve të fundit emigracioni reaksionar shqiptar me banim në SHBA ka organizuar një sërë demonstratash kundër vendit tonë, të nxitur e manipuluar nga zbulimi jugosllav e të tjerë. Bashkëlidhur po ju dorëzojmë listën e personave pjesëmarrës në këto demonstrata e aktivitete kundër nesh”
Ja 386 emrat e “armiqve”, që ndaloheshin të futeshin në Shqipëri pas vitit 1991
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka deklaruar se mund të ketë ndodhur një rast…
Një shpërthim i dyshuar i virusit të rrallë hantavirus ka shkaktuar shqetësim ndërkombëtar, pasi…
Pse serbet i dogjën xhamitë e Kosovës gjatë luftës se 1999 -tes ? Fahri Xharra…
Nga: Sami Arifi Sipas historianës së njohur angleze, Miranda Vickers, varion numri 200.000-300.000 shqiptarë që u…
Nutricionistët sqaruan për Verywell Health se cilat lëndë ushqyese i duhen trupit të njeriut ndërsa…
Astrolabi është një instrument astronomik i lashtë që përdorej për të matur kohën, për të…