28-vjeçari Dian Swanepoel, Inxhinier i Ndërtimit, e përjetoi këtë pamje drithëruese në digën Kubu në Parkun Kombëtar Pilanesburg.
“Ne ishim duke u larguar nga parku përmes Bakubung Gate kur vendosëm të bënim një ndalesë të fundit për të parë kafshët dhe zogjtë në digën Kubu.
Rastësisht vura re se ishte një çakall i shtrirë në tokë përpara nesh, por ne ishim të shpërqendruar nga xhirimet e dy elefantëve.
Në sa hap e mbyll sytë çakalli filloi të vraponte drejt një marabou dhe doli drejt për ta kapur rreth qafës.
Po ndjehesha i tronditur dhe i mahnitur në të njëjtën kohë ndërsa shikoja se si ndodhte e gjitha. Më erdhi shumë keq për marabou por një vakt është një vakt.
Çakalli luajti me marabou dhe dukej se ishte shumë i ngatërruar me veten ndërsa bishti i tij tundej anash si një qen i entuziazmuar shtëpiak.
Ne u ulëm rrotull për një çast duke parë çakallin duke u gërmuar në festë dhe menjëherë pas dolëm në rrugë ”, ishte shprehur Swanepoel për rastin në fjalë. /InforCulture.info
Video: Youtube, Kruger Sightings
Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…
Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…
Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…
Kina ka prezantuar një zhvillim të ri në fushën e teknologjisë së avancuar, duke sjellë…
Pesë ditë kishin kaluar nga atentati i Bimbashit. Ushtria turke i ndiqte gjurmë pas gjurmë.…
Në episodet e zbuluara nga jeta e panjohur e krijuesit të shtetit shqiptar në…