<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Shqiptari i parë që u takua me një sekretar të shtetit amerikan

Në librin biografik kushtuar figurës së Faik Konicës, Ilir Ikonomi jep shumë detaje për të. Mes të tjerash, ai tregon edhe një takim mes tij dhe sekretarit të shtetit të kohës, Kellog.

“Konica, i cili sapo kishte filluar detyrën e ministrit fuqiplotë të Shqipërisë në Uashington, u prit në Departamentin e Shtetit nga sekretari Kellogg dhe, pas takimit, i dërgoi këtë telegram ministrisë së Jashtme në Tiranë:

“Sot u poqa zyrtarisht me sekretarin e shtetit, domethënë Ministrin e P. Jashtme hon. F. B. Kellogg i cili më bëri një pritje kordiale. Qëndruam bashkë dhe për një fotografi. Presidenti Coolidge ndodhet larg me vakancë dhe kthehet në Washington pas pesë javësh…”

Kellogg, i cili kishte një prestigj të shkëlqyer në jetën politike amerikane, do të merrte tre vjet më vonë çmimin Nobel të Paqes.

U gëzova kur e gjeta fotografinë e rrallë që përmend Konica, sepse ajo shënon pritjen e parë që i bëhej një ambasadori shqiptar nga titullari i Departamentit të Shtetit. Pas disa javësh Konica u prit në Dhomën Blu të Shtëpisë së Bardhë nga Presidenti Calvin Coolidge, për të paraqitur letrat kredenciale.

Kështu filloi historia e përfaqësimit diplomatik të Shqipërisë në SHBA.

Me pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste më 7 prill 1939, Roma mori nën kontroll punët e jashtme shqiptare.

SHBA u detyruan ta mbyllin legatën në Tiranë dhe të urdhëronin tërheqjen e përfaqësuesit të tyre diplomatik, Hugh Grant.

Megjithatë, Departamenti amerikan i Shtetit vazhdoi ta njohë Konicën si përfaqësues të Shqipërisë në Uashington. Kjo zgjati deri më 24 qershor 1939.

Marrëdhëniet SHBA-Shqipëri rifilluan më 15 mars 1991. Them rifilluan, sepse ato nuk ishin ndërprerë ndonjëherë me ndonjë dokument zyrtar.”

postbck postbck

Recent Posts

Preshevari që dizajnoi stemën e UÇK-së, ja cila është historia…

Emblemat e para të UÇK-së ishin shtypur në një fabrikë tekstili në Zvicër. Ardhja e…

1 day ago

Shtatë gjërat që i ndodhin trupit tuaj nëse hani çdo ditë qepë

    Qepët janë përdour që në lashtësi. Egjiptianët e lashtë besonin se përfaqësonte përjetësinë…

1 day ago

Pse duhet të jetë në dietën tuaj lëngu i shegës?

    Shega konsiderohet një prej frutave më të pasura me përbërës antioksidues. Me ngjyrën…

1 day ago

Do të habiteni nga ajo që përshpejton plakjen tuaj

    Shumë njerëz këto ditë përdorin orë inteligjente për të numëruar hapat, unazat e…

4 days ago

Paralajmërim nga OBSH-ja/ Ebola mund të përhapet më shpejt nga sa mendohej fillimisht

    Një shpërthim i Ebolës që ka vrarë të paktën 131 persona në Republikën…

4 days ago

Pse ju ftohen shpesh duart dhe këmbët?

    Një ndjesi e shpeshtë e të ftohtit në duar dhe këmbë mund të…

4 days ago