<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Shqiptari që protestoi në Romë kundër pushtimit italian të Shqipërisë

Nga Andreas Dushi

Figura ushtarake, Shkodra nuk ka nxjerrë shumë ose, më mirë, nuk kanë qenë në shkallën e figurave që ndërtuan intelektin e shtetit shqiptar. Prandaj, shpesh thuhet se nëse i gjithë veriu luftonte me shpatë, si një ishull i madh Shkodra luftonte veç me penë. Por saktësia e kësaj thënieje duhet vënë në dyshim, pasi personazhi për të cilin ju ftoj të lexoni tregon se si tradita ushtarake e Shkodrës, bashkuar me mësimet atdhetare që dhanë penat e shquara të këtij qyteti kanë krijuar figura të pavekshme.

I tillë është Mark Raka, pak e aspak i njohur, por me të cilin fillon historia e protestave paqësore që shqiptarët do të bënin kundër padrjetësive. I lindur në Shirokë më 1890, merr arsimin më të mirë që Shqipëria mund t’i jepte, fillimisht në shkollën e zonës, pastaj në Kolegjin Saverian e në fund, në Akademinë Ushtarak të cilën e përfundon më 1912, pak para shpalljes së Pavarësisë.

Në vitin pasardhës, shkon në Bari të Italisë ku kryen një kurs njëvjeçar nën drejtimin e rreptë të kapitenit të shquar Karlo Ferri. Kur jep provimin përfundimtar, i kërkohet të rrijë në Itali e të shërbejë atje dhe Raka pranon. Merr titullin Toger i Këmbësorisë Italiane, me sigurinë se në të ardhmen do të rritej në karrierë, pasi eprorët e kishin shumë përzemër.

Mark Raka, i pari në të majtë

Kur Italia, akoma pa u angazhuar në ndonjë prej blloqeve të Luftës I Botërore pushton Sazanin më 30 Tetor 1914, Mar Raka organizon një protestë paqësore në Romë ku, i shoqëruar me disa të tjerë shqiptarë parakalon para të gjithë institucioneve shtetërorë të Italisë duke valvitur flamurin shqiptar, por ky veprim nuk do të kalonte pa pasoja.

Autoritetet Ushtarake Italiane e panë këtë ngjarje si një qëndrim armiqësor ndaj politikës së jashtme të Italisë, prandaj vendosën ta internojnë Rakën në Faviniano, një ndër katundet më skajorë të Siçilisë. Për disa vjet, vuan aty dënimin për të parën protestë vertëtë paqësore dhe kuptimplotë që një shqiptar kishte bërë.

Kur Italia bashkohet me njërin prej blloqeve të luftës, Sh. B. A kërkon që të jepet një amnisti e përgjithshme e cila kap edhe Rakën që me të marr vesh lajmin, kthehet në atdhe.

Mbajti disa prej roleve më të rëndësishme ushtarake të vendit si dhe u miqësua me Zogun, por miqësia nuk zgjati. Kur Noli e rrëzoi, Kapiten Mark Raka u bashkua me qeverinë e tij e cila jetoi shumë pak. Me t’u kthyer Zogu, ndryshe prej shumë miqve të tij, Raka nuk largohet por pret me durim atë çfarë do t’i ndodhte.

Arrestohet dhe internohet për të dytën herë, por nuk e vuan shumë gjatë këtë dënim, pasi mosha dhe titulli e ndihmojnë. Në gusht të vitit 1926, kërkon të ikë jashtë Shqipërisë, pasi tentativat e Zogut për ta vrarë ishin të shumta e kështu, gjoja për kurim, shkon në Cetinë.

Atje vdes nga një aksident automobilistik i cili nuk u shpjegua asnjëherë se si ndodhi, por shpata e tij në të cilën u valvit flamuri kombëtar gjithnjë e bëri të jetojë deri edhe në letërsi, pasi Koliqi dhe Shantoja do të shkruanin poezi e dramë për të.

Në Shkodër nuk ka qoftë edhe një rrugë që mban emrn e tij, ndërsa në Cetinë, aty ku vdiq dhe u varros me nderimet më të larta ushtarake, është një memorial që i kushtohet.

postbck postbck

Recent Posts

16-vjeçarja nga Mitrovica prezanton në Luksemburg temën “Ndikimi i Luftës së Kosovës në sistemin shëndetësor lokal”

  Nxënësja nga Mitrovica Orela Behrami, e lindur dhe e rritur në Luksemburg, ka dëshmuar…

1 hour ago

Si dhe kur u “Faktorizuan” Serbët?

Aristotel Petro Midis Bizantit, Osmanëve dhe Origjinës Arbërore - ​Historia e Ballkanit fsheh të vërteta…

2 hours ago

Rreziku i kancerit të zorrës së trashë/ Ja cilat ushqime rrisin riskun e kësaj sëmundjeje

  Në dekadat e fundit, është vënë re një rritje e shpejtë e rasteve të…

3 hours ago

Nga kjo ditë nis llogaritja verore e kohës, akrepat shkojnë një orë përpara

  Si çdo vit, ndryshimi nga ora dimërore në atë verore do të ndodhë të…

3 hours ago

ADN-ja shqiptare dhe misteri i njerëzve të parë në Europë

ADN-ja SHQIPTARE DHE MISTERI I NJERËZVE TË PARË NË EUROPË (DOKUMENTAR) (Përkthimi në shqip i…

3 hours ago

Dukagjini në historinë e kombit shqiptar: Nga Principata Mesjetare te qëndresa kombëtare dhe trashëgimia historike e Malësisë

Nga: Prof. Gjon Frani Ivezaj Dukagjini përbën një nga trevat më të lashta dhe më të…

9 hours ago