<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Si mund ta përdorni qumështin e skaduar

Qumështi i skaduar mund të përdoret në shumë mënyra që nga mirëqenia jonë tek punët e ndryshme të shtëpisë. Për bimët dhe lulet që kemi në vazo. Por le të shohim nga afër, një për një mënyrat më të mirë për të mos çuar dëm qumështin e mbetur.

Fertilizues natyral.

 Qumështi i skaduar mund të ketë një destinacion shumë më të mirë se plehrat: kopshtin tonë. Duke e përzier me pak ujë, ai krijon një ushqyes natyral për bimët falë vitaminave dhe mineraleve.

Për të pastruar objektet e lëkurës.

 Jo vetëm këpucët dhe çantat, por edhe diavanët. Uji është I dëmshëm për pastrimin e objekteve të lëkurës, por qumështi funksionon shumë mirë. Zhysni një leckë në qumësht dhe fërkoni sipërfaqet me njolla. Prisni të thahet më pas, kaloni një leckë të thatë. Qumështi funksion edhe për heqjen e njollave në pëlhura. Në rastin e njollave të vështira si ato të verës,, ngroheni qumështin në mënyrë që t’i rrisni fuqinë pastruese dhe aplikojeni në zonën me njolla. Më pas lajeni si zakonisht.

Për të pastruar bizhutë e argjendit.

Qumështi i skaduar është një medikament natyral për të evituar oksidimin e argjendurinave. Për të rikther shkëlqimin e tyre, zieni ujin me dia pika limoni dhe pasi të jetë ftohur përbërja, përdoreni për të pastruar argjendurinat. Në fund fërkojini me një cohë të leshtë.

Për fytyrën.

Që nga antikiteti qumështi është përdorur si një medikament i shkëlqyer për fryrjen e syve. Zhysni dy tamponë pambuku në qumësht dhe aplikojini në zonën e syve, për 20 minuta, kështu që mund të reduktoni fryrjet dhe sytë e enjtur. Qumështi i kombinuar me pataten funksionon shumë mirë kundra qeskave të syve. Zhysni dy feta patatesh në qumësht të ftohtë dhe lërini në frigorifer të mbështjella me qese plastike. Aplikojini në zonën e syve dhe lërini për 20 minuta.

Maskë bukurie.

 Gjtihmonë në fushën e kozmetikës, qumështi i skaduar i përdorur së bashku me limonin, ka një veprim zbardhues për lëkurën e fytyrës dhe njëkohësisht e ushqen atë duke e bërë më të butë. Për të përgatitur këtë maskë mjafton të ngrohni qumështin, të shtoni lëngun e një limoni dhe ta aplikoni masën me anë të një disku pambuku. Pas 5 minutash, shpëlajeni me ujë të vakët dhe më pas me ujë të ftohtë për të aktivizuar qarkullimin e gjakut.

Për pickimet e insekeve dhe plagët.

 Qumështi funksionon fare mirë për të lehtësuar dhe qetësuar pasojat e plagëve të shkaktuara nga pickimi i insekteve. Mjafton të aplikoni një disk pambuku të zhytur në qumësht në zonën e pickimit.

Gjatë një banje.

Qumështi i skaduar mund të jetë një përbërës i çmuar për banjat tuaja në vaskë. Së bashku me një lugë mjaltë ai lejon lëkurën të ushqehet. Jo rastësisht, në Egjiptin e lashtë, banja me qumësht konsiderohej si një elikisr i vërtetë bukurie.

postbck postbck

Recent Posts

Si të dallosh herët sëmundjen e mëlçisë?

    Mëlçia jonë ndeshet çdo ditë me një sërë substancash, shumë prej të cilave…

2 days ago

Tetë shenja në gojë që mund të jenë simptoma të diabetit

    Diabeti mund të mbetet i pazbuluar për shumë vite, sepse nivelet e larta…

2 days ago

Përse shumë njerëz po vendosin letra higjienike në frigorifer: Kur të dëgjoni arsyen, do të bëni të njëjtën

    Nëse nuk jeni në dijeni, letra higjienike në historinë e frigoriferit, sado e…

2 days ago

Keni hapur llogari të rreme? Kujdes, mund të ndiqeni penalisht…

Profilet e rreme që fshihen pas identiteteve të sajuara, mesazhe kërcënuese, shantazh, fyerje e gjuhë…

2 days ago

Keni mace në shtëpi? Ky rregull i ri mund t’ju kushtojë shtrenjtë

  Mijëra pronarë macesh në Britani rrezikojnë gjoba të majme, pasi rregullat e reja për…

2 days ago

Ligji i ri, kur hiqet patenta përjetë për shoferët problematikë

    Kanë hyrë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor, të cilat ashpërsojnë masat ndaj…

2 days ago