<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Dokumente – Filmimi i parë me shqiptarë në 1904, ja ku u xhirua

Filmi i parë me shqiptarë sipas Robert Elsie i takon vitit 1904 dhe është bërë në Novi Pazar. Në faqen e vet Elsie, publikon një material filmik të cilin e cilëson si paraqitjen e parë në filmim të shqiptarëve.

Robert Elsie 

Inçizimi pamor nga viti 1904, i cili paraqitet këtu është ndoshta filmi i parë me shqiptarë. Ky inçizim është pjesë e një filmi dokumentar më të gjatë të xhiruar nga politikani britanik Arnold Muir Wilson (1857-1909) nga Shefild [Sheffield] në Jorkshër [Yorkshire] dhe nga regjisori i kinematografisë së hershme britanike, Frank Mottershaw (1850-1932), gjithashtu nga Shefild. Wilson, anëtar i bashkisë së Shefildit dhe i Partisë Konservatore, ishte gjithashtu konsull nderi i Serbisë në Shefild dhe merrej me marrëdhëniet tregtare midis të dy vendeve.

Në vitin 1904 udhëtoi për në Beograd dhe, në bashkëpunim me Mottershaw, xhiroi një film dokumentar për kurorëzimin e mbretit serb Pjetër I Karagjorgjeviq, më 21 shtator të atij viti. Filmi i tyre pa zë, në 35 mm dhe 54:19 minuta ose 1,480 metrash i gjatë, u shfaq për herë të parë në Londër në dhjetor 1904 dhe në Serbi në prill 1905, me titra në anglishte dhe serbishte. U restaurua ne Bolonjë gjatë viteve 1999-2004 dhe ruhet tani në Arkivin e Filmit Jugosllav (Kinoteka) në Beograd.

Thuhet se është filmi më i vjetër i xhiruar në Serbi dhe në rajonet fqinje. Pjesa “shqiptare” e filmit, e cila fillon në minutën 42:10 dhe zgjat jo më shumë se 1:16 minuta, tregon shqiptarë dhe njerëz të tjerë në oborrin e një hani dhe në një rrugë tregu aty afër në qytetin mysliman të Novi Pazarit, tani në jugun e Serbisë.

Në vitin 1904, Novi Pazar (shqip edhe Pazari i ri apo Tregu i ri, turqisht Yeni Pazar) ishte kryeqyteti i Sanxhakut të Novi Pazarit, madje nga viti 1881 deri 1912 rajoni ishte pjesë e Vilajetit të Kosovës, pra e bashkuar me Kosovën. Mbase kështu shpjegohet prania e kaq shumë shqiptarëve – të cilët dallohen nga plisi i bardhë dhe veshjet karakteristike – në një rajon të banuar sot nga një shumicë dërrmuese sllavësh myslimanë (boshnjakë), dhe shumë pak shqiptarë.

Lidhur me këtë prezantim, desha të falënderoja Bardh Rugovën, profesor i shqipes në Universitetin e Prishtinës, për hulumtimet e paraqitura në artikullin e tij: Shqiptarët e fotografive lëvizëse të vitit 1904, botuar në librin Studime për nder të Rexhep Ismajlit me rastin e 65-vjeorit të lindjes (Prishtinë 2011), ff. 631 633

postbck postbck

Recent Posts

Lehtësoni fryrjen pas një vakti duke bërë këtë veprim 5-minutësh

Një dietologe po inkurajon individët që përjetojnë fryrje të stomakut të adoptojnë një praktikë të…

11 hours ago

Misteri i bunkerëve të diktaturës

Nga: Pëllumb Vreka Viti 1992. I ndodhur në Greqi për shërbim pune, drekova me ish-gjeneralin…

14 hours ago

Ora Verore 2026: Kur ndryshon?

    Ora verore fillon të dielën e dytë të marsit dhe përfundon të dielën…

2 days ago

Tsipraku me bisht të gjatë/ Zogu i quajtur “Zana e borës” me foto të ëmbla në borë(Foto)

  Tsipraku me bisht të gjatë, i quajtur shpesh zana e borës ose shima-enaga në…

2 days ago

Statistikat e vrasjeve nga gjakmarrja në Shqipërinë e Veriut (1907)

  Në dekadën e parë të shekullit XX, studiuesi hungarez Baroni Nopcsa udhëtoi gjerësisht në malësitë e Veriut…

3 days ago

Këto janë disa nga motoçikletat më të shtrenjta Harley-Davidson të shitura ndonjëherë

Për më shumë se një shekull, motoçikletat Harley-Davidson janë bërë simbol i inxhinierisë amerikane, duke…

3 days ago