<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Letra e 16 Gushtit të vitit 1797/ Napoleon Bonaparti i admironte shqiptarët: Kombi trim dhe mik…

Nga: Aurenc BEBJA

Napoleon Bonaparti, në letrën e 16 Gushtit 1797 dërguar pashait të Shkodrës (Ibrahim Pashë Bushatit, djalit të Mehmet Bushatit) shpreh admirimin dhe mbështetjen e tij për shqiptarët.
Shkrimi gjendet në faqen n° 499 të dokumentit me titull « Œuvres de Napoléon Bonaparte – 1822 ».

Ja letra në vijim :

Shtabi i përgjithshëm, Milano – 16 Gusht 1797

Pashait të Shkodrës

Kam lexuar me kënaqësinë më të madhe lavdrimet në letrën e shkruar nga Zotëria juaj.

Republika franceze është një mike e vërtetë e Portës së Lartë ; Ajo (Republika) ka një konsideratë të veçantë, sidomos, për kombin trim shqiptar, i cili ndodhet nën urdhërat tuaja.

Kam dëgjuar me dhimbje fatkeqësinë që i ka ndodhur vëllait tuaj (E ka fjalën për Kara Mahmud Pashë Bushatin) : ky luftëtar i patrembur meritonte një fat më të denjë për trimërinë e tij ; por ai u shua nga një vdekje e guximshme.

I dërgoj Zotërisë suaj urdhërin e dhënë nga unë, që i lejon ushtrisë (flotës) osmane të udhëtojë (lundrojë) pa shqetësim në Adriatik. Turqit do të trajtohen si kombet e tjera, madje do të përfitojnë disa lehtësime…Në të gjitha rastet, unë do të mbroj shqiptarët dhe do të jem i lumtur t’i shpreh Zotërisë suaj respektin e konsideratën e lartë që kam për të.

Në shenjë miqësie, i lutem Zotërisë suaj të merrni katër arkat me pushkë që ju kam dërguar.

Bonaparti.

Burimi: http://www.darsiani.com/opinion/letra-e-16-gushtit-1797-shqiptaret-komb-trim-sipas-napoleon-bonapartit/

a.ç

postbck postbck

Recent Posts

Hafiz Ali Kraja dhe At Pjetër Meshkalla, miqësia që sfidoi diktaturën dhe dëshmoi bashkëjetesën e harmonishme fetare

Albert Vataj Në këtë ditë të shënuar të Fitër Bajramit, le të kujtojmë se pasuria…

19 hours ago

Pak kush di për Ahmet Zogun këto që ka shkruar bashkëpunëtori i tij

Ragip Kciku Hajredin Cakrrani INTERESANTE!!! Pak kush di për Ahmet Zogun këto që ka shkruar…

20 hours ago

Kur Kraleva (Karanovaci) dhe Beogradi banoheshin nga shqiptarët në vitet 1784 – 1830

Baki Shala Përkthim: "Karanovaci (sot Kraleva), qytet i vogël. Qyteti i Karanovcit u themelua në…

20 hours ago

Arti i thurjes me grep, një nga vlerat e trashëgimisë sonë artizanale drejt UNESCO-s

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se ojnat, arti i…

20 hours ago

Arti i thurjes me grep, një nga vlerat e trashëgimisë sonë artizanale drejt UNESCO-s

    Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se ojnat,…

2 days ago