<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

“SHQIP MES 2 SHEKUJSH” – Me plis nëpër Kretë…

Mes fotografive, dëshmi të rralla të gjurmëve shqiptare në Ballkan e më gjerë, historiani Arben Llalla, ka sjellë edhe dy pamjet e fundshekullit XIX dhe fillimshekullit XX,  shkrepur në ishullin e Kretës.

Ky është një nga ishujt më interesantë të Greqisë, ku vendasit kanë kodin e nderit (kanunin) të ngjashëm me malësorët e Shqipërisë. Autoritetet greke kanë kryer masakra, genocid dhe shpërngulje për ta vënë ishullin nën autoritetin e Athinës

Historiani Llalla, shkruan në shpjegim:

Shqiptarët janë të vetmit, që njihen se mbajnë plisin e bardhë në kokë. Në këto dy fotografi, kemi njerëz me plisin e bardhë, që e mbajnë shqiptarët nga Çamëria. Pamjet u përkasin viteve 1890-1904, në Kretë, Greqi – ishull që asokohe i përkiste francezëve.

***

Plisi i ka shoqëruar shqiptarët që nga kohët pellazgo-ilire e gjer sot.

Njohur gjerësisht në popull edhe si: qeleshe, kësulë, qylah, qylaf, është emërtuar sipas krahinave në Shqipëri. Bashkë me gjuhën e traditat, plisi është simbol i identitetit kombëtar, që shqiptarët e kanë ruajtur me fanatizëm e krenari.

Në Rrafshin e Dukagjinit dhe Shqipërinë veriore, plisi është përdorur në formë të rrumbullakët. Ndërsa në Dibër dhe Tiranë, pjesa e sipërme e plisit kishte formë më të rrafshtë. Për Shqipërinë e jugut, plisi ka një pjesë më të zgjatur dhe me majë, siç mbahen edhe sot. Kryesisht, në të gjitha krahinat janë përdorur të punuar prej leshi dhensh.

Përveç përdorimit praktik, si mbrojtja nga i ftohti, shiu apo diellit të fortë, plisi simbolizon e shpreh krenarinë kombëtare, qëndresën, mosnënshtrimin ndaj pushtuesve të shumtë, pastërtinë morale dhe ndershmërinë e popullit tonë.

Ndaj, mbetet nga ato simbole identifikuese që, prej së largu bën dallimin e përkatësisë etnike./Konica.al

postbck postbck

Recent Posts

Cili çaj është më i shëndetshëm për zemrën dhe sa filxhanë duhet të pini në ditë?

    Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…

2 days ago

Disa metoda për të parandaluar ftohjen

    Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…

2 days ago

Këto ushqime nuk duhet t’i hani kurrë me stomak bosh

    Të gjithëve na ka ndodhur të gjejmë një situatë ku jemi zgjuar ose…

2 days ago

Pesë gabime të zakonshme që mund t’i mbushin muret me myk gjatë dimrit

    Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…

3 days ago

Dëshironi ta lini duhanin? Ja disa hapa që mund t’ju ndihmojnë

    Lënia e duhanit mund të jetë sfiduese, por me një plan të qartë,…

3 days ago

Kura me gjethe ulliri që ndihmon në trajtimin e hipertensionit

    Gjethet e ullirit janë përdorur për herë të parë në mjekësinë popullore në…

3 days ago