“Familje shqiptare në Korfuz”, është e shkruar në gjuhën greke dhe i përket vitit 1880. Fotografia është publikuar nga historiani Arben Llalla. Shqiptarët e Korfuzit, janë pjesë e popullsisë shqiptare, e cila jeton në Greqi në mbi 600 katunde që flasin në vatër gjuhën shqipe ose arvanitika.
Ruajtja e gjuhës shqipe nga shqiptarët e Greqisë ka qenë një ndër sfidat kryesore. Bazuar në dokumente e dëshmi, studiuesi Arben Llalla vëren: “Kur u vendosën në fshatrat e rinj në tokën greke pas vitit 1922 allvanosët apo arvanitasit, siç i quajnë shpeshherë grekët shqiptarët që u shpërngulën nga Turqia për në Greqi, nuk kishin marrëdhënie të mira me fshatrat fqinjë që banoheshin nga grekët. Ata nuk merrnin dhe as jepnin nuse me njeri-tjetrin. Të moshuarit kujtojnë që kur thirreshin në shkollë nga mësuesit për ecurinë e fëmijëve të tyre ata këshilloheshin që mos të flisnin përpara fëmijëve në gjuhën shqipe, por të bisedonin vetëm greqisht. Sipas mësuesve grekë, kjo bëhej për të mirën dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre që vinin nga familjet shqiptare. Shpeshherë fëmijët shqiptarë ziheshin me grushta e dru me fëmijët grekë, kur këta të fundit e quanin gjuhën shqipe gjuhë evgjite apo gjuhë turke”.
Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…
Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…
Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…
Kina ka prezantuar një zhvillim të ri në fushën e teknologjisë së avancuar, duke sjellë…
Pesë ditë kishin kaluar nga atentati i Bimbashit. Ushtria turke i ndiqte gjurmë pas gjurmë.…
Në episodet e zbuluara nga jeta e panjohur e krijuesit të shtetit shqiptar në…