Zgjidhja kundër disa problemeve të vogla me lëkurën, tretjen, qarkullimin e gjakut, dhëmbët apo qarkullimin e gjakut gjendet në disa kura natyrale tepër të thjeshta dhe funksionale.
Kurat e mëposhtme ju vijnë në ndihmë njësoj sikur ta kishit mjekun në shtëpi.
Kundër të përzierave
Ziejeni xhenxhefilin në ujë, kullojeni dhe më pas ujin hidheni në tabakanë e akullit të cilën duhet ta mbani në ngrirje.
Kubikët e ngrirë të lëngut të xhenxhefilit mund t’i përdorni gjatë ditës ose sa herë që të keni të përziera.
Kundër lemzës
Nëse ju kap lemza, hani një ose dy lugë çaji me sheqer.
Kokrrizat e tij qetësojnë nervat e irrituar që shkakton kontraktimet e diafragmës.
Kundër kollës
Çokollata e zezë përmban substanca ideale që largojnë kollën.
Nëse kolla ju kap edhe gjatë natës përzieni dy lugë çaji me mjaltë të tretur në pak ujë me një kapsulë 500 mg vitaminë C.
Kundër temperaturës
Çaji i blinit mban nën kontroll temperaturën dhe zgjeron enët e gjakut duke stimuluar djersitjen.
Pini tre deri në katër filxhanë me çaj në ditë.
Kundër djegies
Xheli i aloe veras është kura numër 1 kundër të djegurave.
Ky xhel krijon një shtresë të dytë në lëkurë duke minimizuar impaktin e djegies.
Era e keqe e këmbëve
Nëse vuani nga ky problem mbajini këmbët të zhytura në një tretësirë prej 2 filxhanë uthull me 3 filxhanë me ujë për të eliminuar erën e keqe.
Ju mund tu bëni banjë këmbëve edhe me çaj jeshil për 30 minuta.
Substancat e çajit shkatërrojnë bakteret që nxisin erën e keqe.
E ftohura
Përzieni lëngun e një gjysme limoni me një lugë çaji me mjaltë dhe ujë të nxehtë.
Çajin pijeni dy deri në tre herë në ditë për të shkurtuar kohëzgjatjen e të ftohurës.
Era e keqe e gojës
Bëni gargarë me ujë dhe lëng limoni dhe më pas hani kos shtëpie që përmban baktere të mira të njohura si probiotikë.
Ky kombinim neutralizon erën e keqe të gojës për 12 deri në 24 orë.
Plasaritja e buzëve
Nëse ju janë çarë buzët lyejini ato dy ose tre herë në ditë me vaj ulliri.
Disa studime sugjerojnë se nëse lyeni trupin me vaj ulliri ekstra të virgjër pas ekspozimit në diell mund të parandaloni kancerin e lëkurës
Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…
Ora dimërore është më e përshtatshme për shëndetin, pasi drita natyrore në mëngjes…
Duart dhe këmbët e ftohta janë shpesh një reagim normal i trupit ndaj temperaturave…
Disa ushqime dhe zakone të përditshme mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë…
Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…
Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…