<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Arsyet përse ju rëndon koka kur nuk pini kafe në mëngjes

Është zakoni i secilit prej nesh sapo ngrihemi në mëngjes. Mund të shmangim me siguri vaktin e mëngjesit por kurrësesi kafen.

Pothuajse të gjithë ata që konsumojnë kafe rregullisht janë të varur prej saj.

Sigurisht, ajo është e shijshme. Në mëngjes, ajo është zgjimi i vërtetë pavarësisht sa herët mund të jesh ngritur nga shtrati.

Megjithatë, të gjithë ata që nuk pinë kafen e tyre rregullisht e dinë se pësojnë disa efekte të pakëndshme anësore gjatë ditës siç është specifikisht dhimbja e kokës.

Dhe vërtetë, duket sikur në një moment do të të plasë koka.

Zakonisht, ky fenomen është më i shpeshtë tek femrat por përgjithësisht i prek të gjithë.

Studimet shkencore tregojnë se ka një lidhje mes natyrës së varësisë së shkakton kafja dhe dhimbjes së kokës në momentin kur organizmi nuk merr “dozën” ditore të saj, siç është mësuar rregullisht.

Në momentin kur ju nisni të konsumoni kafen rregullisht, lehtësisht ju bëheni të varur prej saj.

Dhe nëse një ditë për arsye të ndryshme nuk arrini ta pini në kohë siç e konsumoni rregullisht sigurisht do ndiheni sikur nuk po funksiononi rregullisht.

Varësia dhe si ndikon kafja në organizëm

Nëse kafja ju bën të ndiheni më mirë, ju rrit përqëndrimin ka një shpjegim sa shkencor aq edhe mjekësor mbi efektet e njërës prej pijeve më të konsumuara në botë.

Por çfarë ndodh vërtetë kur ne konsumojmë kafe rregullisht?

Kafeina përcillet direkt receptorët e trurit duke vepruar kundër një neurotransmetuesi i quajtur adenozinë.

Kjo lloj lënde, pra adenozina ndikon që përgjithësisht ju të jeni të qetë.

Si rezultat, kur kafeina shkon në receptorët e trurit, ky i fundit nis të veprojë duke prodhuar edhe më shumë lëndën e adenozinës ndërsa lufton efektet stimuluese të kafeinës.

Pra, nëse për ndonjë arsye filloni të zvogëloni sasinë e kafeinës që normalisht merrni përditë trupi juaj do të prodhojë më shumë adenozinë, e për rrjedhojë ju do të ndiheni më të përgjumur dhe do të keni dhimbje koke.

Konkretisht, kafeina vepron si antagonist i receptorit të adenozinës.

Aktiviteti i sistemit nervor ngadalësohet kur adenozina lidhet me receptorët e saj, duke shkaktuar përgjumje. Kafeina e pengon këtë lidhshmëri.

Pra, sa më shumë kafeinë të merrni aq më shumë adneozinë truri do të prodhojë, dhe në momentin kur ju nuk do ta merrni dozën ditore të kafeinës, sasia e adenozinës së prodhuar do t’ju përgjumë duke ju shkaktuar dhimbje koke përgjatë gjithë ditës. /

postbck postbck

Recent Posts

​Shenjat paralajmëruese mund të parashikojnë sëmundjen inflamatore të zorrëve 10 vjet më herët

  Modelet e antitrupave në gjakun e njerëzve mund të parashikojnë shfaqjen e sëmundjes inflamatore…

20 hours ago

Po harroni shpejt se ku i lini gjërat? Hani këto ushqime dhe do habiteni nga rezultati

    Ne kemi kaq shumë gjëra të ndryshme për të menduar çdo ditë, ndërsa…

22 hours ago

Ilaçi natyral që bën “mrekulli” për tensionin

    Nëse ka një grup njerëzish që janë të njohur në mbarë botën për…

1 day ago

4 faktorë që shkaktojnë kancer të lëkurës

    Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…

2 days ago

Pse gjithnjë e më shumë persona që nuk kanë pirë kurrë duhan po preken nga kanceri i mushkërive?

    Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…

2 days ago

Një fjali e thënë në vitin 1957 që vazhdon të jehojë edhe sot, mesazhi i Albert Camus…

    Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…

2 days ago