Përse Heroi i Popullit, Ded Gjo Luli nuk mori pjesë në ngritjen e Flamurit më 28 Nëntor 1912?

Nga Pirro PRIFTI    

Për Ded Gjo Lul Dedvukaj (1840-24 shtator 1915), është folur herë pas here në kujtim të disa ngjarjeve të hershme që kanë të bëjnë me luftrat për pavarësinë e vendit dhe është një nga luftëtarët më të papajtueshëm ndaj Perandorisë turke osmane dhe që dha maksimumin për ruajtjen e trojeve shqiptare të veri-perëndimit, jashtë orekseve të fqinjëve dhe për pavarësinë nga Turqia osmane e asaj kohe. Ded Gjo Luli ishte trup vogël por me zemër të madhe dhe shumë trim e i zgjuar.Ky shkrim bëhet në përkujtim të lindjes së tij para 174 vitesh, megjithëse askush nga historianët nuk përmend një datë ekzakte lindjeje, përveç lindjes në vjeshtën e vonë të vitit 1840. Është një nga rastet e pakta në Historinë e Shqipërisë, që një patriot si Ded Gjo Lul Dedvukaj, të marrë pjesë në të gjitha ngjarjet e mëdha të pas vitit 1878 në lëvizjet luftarake për liri e pavarësi nga Turqia e mundur osmane, dhe në përpjekjet e mëdha të patriotëve shqiptarë si në veri ashtu dhe në jug të vendit për të penguar coptimin e tokave shqiptare.Ded Gjo Luli ka lindur në vjeshtën e vonë të vitit 1840 (pa datë të saktë), në Traboin të Hotit në Mal të Zi. Veprimtaria e tij patriotike është nga më të rrallat dhe më efikaset në luftë për të çliruar tokat e veriut nga Turqia osmane, por dhe për ti mbrojtur ato nga lakmitë e fqinjëve malazezë dhe serbë, lakmi të cilat ishin miratuar nga fuqitë e mëdha Anglia, Franca, Rusia. Në moshën 21 vjeçare mori pjesë në luftë duke ndihmuar Oso Kukën, pra në vitin 1861. Dedë Gjo Luli u kishte prirë djemve të Hotit për të shpëtuar Oso Kukën nga flaka e barotit në Kullë të Vraninës. Epopeja që shkroi trimi Oso Kuka në Vraninë, i cili pasi luftoi deri në frymën e fundit kundër malazezve, nuk u dorëzua i gjallë, por i vuri zjarrin kullës. Ajo ditë është quajtur nga bibliografi i tij (P. Doçi) si dita e pagëzimit në zjarrin e luftës. Ishte një sprovë që i dha emër prijësit të ardhshëm të maleve. (http://shkoder.net/go/ded_gjo_luli/).Ded Gjo Luli mori pjesë në Lidhjen e Prizrenit së bashku me Çun Mulën. Edhe atëhere Deda ishte i ri, por shumë i pjekur. Kur në gusht 1878 Kongresi i Berlinit urdhëroi nëpërmjet një rezolute që të vendosej kufiri midis Turqisë osmane dhe Malit të Zi, duke përfshirë brenda kufirit të ri malazez Plavën dhe Gucinë, Dedë Gjo Luli bëri një rezistencë të armatosur kundër këtij vendimi gjatë viteve 1879-1880 sepse dihej që popullsia bregdetare përfshi dhe qytetin e Ulqinit banohej nga shqiptarë. Dedë Gjon Luli kundër malazezëve, kishte luftuar edhe në vitet 1880-1881 dhe ai tashmë i kishte bindur të gjithë se ishte mjeshtër i rrallë i luftës dhe shfrytëzimit të terrenit, të cilin e njihte me pëllëmbë në ato anë, duke mos u koritur asnjëherë përballë armikut, e as atëherë kur u priu forcave shqiptare, me pushkë në dorë kundër ushtrisë së Malit të Zi, të cilën e udhëhiqte, ish-shqiptari i dikurshëm i Fisit të Kuqit i kthyer në malazez-Mark Milani, me të cilin Dedë Gjon Luli, në krye të 18 trimave të zgjedhur të Hotit dhe Grudës, do të matej tek ura e Rrzhanicës. Aty mbeten të vramë vetëm nji malazez e nji malcor shqiptar, sepse as Mark Milani s’e donte at konflikt ngaqi kishte martue të bijen në Hot (http://sq.ëikipedia.org/ëiki/Dedë_Gjo_Luli)).Në letrën që iu çua ambasadorit të Austrisë, me 1 mars 1880, malësorët shkruanin: “…Të jeni të sigurtë se po të ndodhë kjo padrejtësi që nuk e besojmë, do të ndodhin medoemos gjana të papëlqyeshme…”. Në letër, malësorët përcjellin mendimin e tyre se ata ishin të vendosur që të jetonin të patundur në viset e të parëve. Por fuqitë e Mëdha e kishin shitur Shqipërinë. Trojet kishin dalë në ankand (http://shkoder.net/go/ded_gjo_luli/).Edhe gjatë vitit 1883, Ded Gjo Luli luftoi me armë në dorë kundër dhunimit të tokave nga Turqia osmane por dhe nga sulmet e pareshtura të malazezve. Luftëtarët shqiptarë me Dedë Gjon Lulin në krye, nuk ishin dorëzuar. Ata po prisnin rastin e përshtatshëm për tu kthyer në Malësinë e tyre dhe me 26 prill të vitit 1883 në Kuvendin e mbajtur në Kastrat, kishin vendosur të formonin “Lidhjen e Vogël” e cila jo vetëm që do ta kundërshtonte dhurimin e tokave tona vendeve fqinje nga Turqia, por edhe do të mbronte trojet shqiptare me armë në dorë nga sulmet e pareshtura pushtuese të Malit të Zi. Kështu që Hafiz Pasha në qershor të vitit 1883 do të organizonte një ekspeditë ushtarake ndëshkimore për çarmatosjen dhe nënshtrimin e Malësisë së Madhe, për ti detyruar me forcë shqiptarët që të pranonin dorëzimin e tokave të tyre, duke djegur Kastratin, Hotin e Grudën, me ç`rast luftime të ashpra ishin përhapur edhe në Spi, Qafë Kishë dhe Traboin, ku forcat mbrojtëse të udhëhequra me shumë sukses nga Dedë Gjon Luli, të cilëve me ardhjen në ndihmë të Hotit, Grudës dhe Trieshit, e kishin detyruar Hafiz Pashën që të kërkonte armëpushim. Prirjet panislamike dhe propaganda anti-katolike e turqve osmanë si dhe qëndrimi jo i sinqertë i drejtuesve të Vilajetit të Shkodrës të asaj kohe ndaj Marrëveshjes së vitit 1910 i detyroi malësorët nën udhëheqjen e Ded Gjo Lulit, të rifillonin një kryengritje me karakter kombëtar, por për arsye taktike Ded Gjo Luli hyri në aleancë me Malin e Zi me Krajl Nikollën (http://www.webcitation.org/62EJK3D5Z, Romeo Gurakuqi `Kryengritja e Malësisë 1911` viti 2002).Sigurisht, shkaqet e revoltës dhe afrimi me Krajl Nikollën (sipas Romeo Gurakuqit), ishin aktiviteti i paparashikuar Ii xhonturqve. Sidoqoftë, Ded Gjo Luli mori garanci edhe nga gjenerali italian Riçiotti Garibaldi. Kështu, duke u bërë komandant i një ushtrie prej 8.000 malësorëve dhe në 24 Mars 1911 e deri në gusht të po atij viti kryengritja vazhdoi pa reshtur kundër xhonturqve, të cilët jo vetëm kishin penguar çlirimin e tokave shqiptare, por edhe kishin lejuar që fqinjët të futeshin lirisht në tokat dhe trojet shqiptare sipas marrëveshjes së Kongresit të Berlinit. Ded Gjo Luli shpresonte ndihmë edhe prej austro-hungarezëve. Në këto moment, krajli Nikolla Petroviç i përkrahu kryengritësit dhe shtatmadhoria e Ded Gjo Lulit u bë Podgorica. Sigurisht, mbreti Nikolla i Malit të Zi kërkonte ti përdorte malësorët shqiptarë në luftë kundër osmanëve dhe për të zgjeruar kufijtë e mbretërisë së tij, por gjithashtu u përpoq që në aparencë përpara fuqive të mëdha dhe të Turqisë osmanllie të dukej neutral. Ded Gjo Lulit iu ofruan dhe para për të ndaluar kryengritjen, por ai nuk pranoi dhe e vazhdoi kryengritjen për të çliruar trojet shqiptare.LAJME TË NGJASHME

Jan 8, 2021Betejat më të njohura janë ato që u zhvilluan në Deçiç me 6 dhe 22 prill dhe 3 maj 1911, ku u ngrit dhe Flamuri shqiptar me shqiponjën e zezë me dy krena për herë të parë. Pas betejës së Deçiçit, qeveria osmane turke vendosi të shuante kryengritjen me mjete paqësore sepse kjo kryengritje kishte tërhequr vëmendjen e fuqive europiane. Palok Traboini ishte djali që pruri flamurin që u ngrit në majën Rudinë me 6 prill 1911, dhe dy flamuj të tjerë që solli nga Vjena, të dytin Ujkës së Grudës, e të tretin Prel Lucës së Trieshit

Në këtë betejë u plagos dhe Nora Luli ose Nora e Kelmendit që e kishte Ded Gjo Lulin vjehërr .Për të diskutuar për kryengritjen me Ded Gjo Lulin, erdhi direkt nga Italia në Mal të Zi në Podgoricë, Ismail Qemal Bej Vlora dhe Tiranli Kemal Beu rreth datës 12 qershor 1911, me qëllim që ti bindte ata për të përshtatur një axhendë kombëtare për kryengritjen. Takimi u bë në Gerçe në 23 qershor 1911 dhe marrëveshja u quajt `Memorandumi i Gerçes` (apo `Libri i kuq` për shkak të ngjyrës së kapakëve), me disa kërkesa bazë drejtuar Perandorisë osmane dhe Europës veçanërisht Anglisë. Memorandumi u firmos nga 22 kapedanë shqiptarë prej trevave të Hotit, Grudës, dhe Shkrelit, 5 ishin nga Kastrati, 3 ishin nga Kelmendi dhe 2 nga Shala. Memorandumi i Gerçes midis të tjerash kishte dhe një pikë ku thuhej për bashkimin e katër Vilajeteve në një dhe krijimi i një Shqipërie Autonome (pra jo të pavarur). Ato ditë, patriotët shqiptarë përgatitën dhe nënshkruan Memorandumin e Greçes, që është dokumenti më i rëndësishëm për pavarësinë e Shqipërisë, para Shpalljes së Pavarësisë në Vlorë me 28 Nëntor të vitit 1912. Të gjitha këtyre veprimeve heroike dhe politike u priu Dede Gjo Luli me guximin, ndershmërinë dhe largpamësinë që e karakterizonte në çdo çast historik. Ky memorandum u përkrah dhe u shoqërua nga propozimi i Turgut Pashës për amnisti të kryengritësve. Për këtë qëllim vetë Sulltan Mehmeti i V disa ditë përpara Takimit të Gerçes vizitoi Shkupin dhe më 15 qershor në përkujtim të betejës së Kosovës më 1389 vizitoi fushën e Mëllenjave, ku u prit nga 100.000 shqiptarë kosovarë, turq dhe myslimanë, dhe u përshëndet madje dhe nga kreu i seminarit orthodoks serb, i cili këndoi këngë turke. Shumë shqiptarë e bojkotuan ngjarjen, por prania e kaq shumë njerëzve në atë kohë tregon për simpatinë ndaj Sulltanit, nga një pjesë e mirë e popullsisë së atëhershme kosovare.Në atë takim, Sulltani firmosi amnistinë për kryengritësit e vitit 1910 dhe 1911. Turgut Pasha ua deklaroi propozimin e amnistisë kryengritësve malësorë të udhëhequr nga Ded Gjo Luli. Sidoqoftë, përfaqësuesit osmanë i takuan veç e veç përfaqësuesit e kryengritësve të vilajetit të Kosovës dhe përfaqësues të vilajetit të Shkodrës, sepse kryengritësit nuk arritën të takohen me një përfaqësi dhe arritën një marrëveshje me ta. Madje, Mbreti Nikolla, për nder të kryengritësve bëri një poemë për kryengritjen e Malësorëve (Malisorski ustanak 1911).Me 6 prill 1912, ditën e djelë, pranë kishës së Traboinit në Hot, Kol Ded Gjoni me urdhrin e të atit Ded Gjo Lulit, shpalosi flamurin kuq e zi me shqiponjën me dy krena. Populli brohoriti dhe u qëllua me batare pushkësh për këtë eveniment të rrallë. Në betejën e 29 gushtit 1912 u vra i biri i Ded Gj Lulit, Gjergji 22 vjeç. Ded Gjo Luli nuk u paraqit në 28 Nëntor 1912, ditën e shpalljen e Pavarësisë. Si delegat nga Shkodra ishte paraqitur vetëm Luigj Gurakuqi. Shkaqet e mosparaqitjes nuk dihen, por dihet se Memorandumi i Gerçes ishte deklarata më e fortë e bërë ndonjëherë nga shqiptarët para shpalljes së pavarësisë dhe ngritja e flamurit në Deçiç,1 vit para ngritjes së Flamurit në Vlorë tregon për rëndësinë dhe trimërinë e këtij Heroi të Popullit. Ndoshta, vrasja e djalit Gjergj më 29 gusht e pengoi udhëtimin e tij për në Vlorë për shkak të zisë. Megjithatë, pjesëmarrja e vetëm një shkodrani si Luigj Gurakuqi në ngritjen e Flamurit të Pavarësisë, dhe zhgënjimi që trojet shqiptare të Hotit dhe të Grudës nuk ishin pjesë e shtetit të ri shqiptar, mund të ishin faktorë të mospjesëmarrjes.Pas tre vjetësh do të vritej vetë Ded Gjo Luli 75 vjeçar, në 24 shtator 1915 në Sheshëz afër Oroshit, nga një pritë e bërë nga malazezët e serbët. Ai, edhe pse e parandjeu grackën, edhe pse e paralajmëroi vetë Nora, reja e tij, që ai e thirrte me përkëdheli “Djali ma i mirë i babës”, që të mos udhëtonte në kohë të turbullta, për besë burrash shkoi në takim. Vetëm, kur në vend të prijësve, i doli përpara kapiteni serb Gjura, ai gjakftohtë, u tha mirditorëve, që e shoqëronin : – … paskemi mbarue! Nuk e dha veten. As kur e prenë me bajonetë bashkë me shtatë mirditorët (1. Mark Llesh Doda, 2. Ndue Kol Pjetri, 3. Zef Ndue Gjoka, 4. Preng Qup Deda, 5. Preng Gjok Skana, 6. Bib Marlula dhe 7. Llesh Deda), nuk e lëshoi veten dhe dha jetën në Sheshëz t’Oroshit në Mal të Shejt, e atje në grykë të shpellës së Akullit, që është 15 metra e thellë në tokë (http://sq.wikipedia.org/wiki/Dedë_Gjo_Luli).Eshtrat e Ded Gjo Lulit, françeskanët i kishin ruejtë në vorret e tyne për t’i ba nji monument. Nga ana e saj, Shkodra e nderoi vetëmohimin e familjes Gjo’ Luli. Në maj të vitit 1923, me përpjekjet që banë e bija Nareja dhe e reja Nora, (Bashkëshortja e Kolës), u bartën prej Oroshit eshtrat e Dedës dhe prej Vlore ato të Kolës dhe u sollën në Shkodër.Ndërkohë në Shkodër qe formuar dhe “Komiteti Dedë Gjo’ Luli”, që do t’i ngrinte një monument këtij patrioti të shquar. Luigj Gurakuqi, i zgjedhur bashkë me Avni Rustemin e Risto Siliqin, anëtar nderi të komitetit, shkruante: “…due të shtoj dy fjalë edhe mbi dy inisiativa të tjera që janë marrë; me i ngritun një monument edhe kreshnikut tonë me famë botërore Skënderbeut e malcorit të madh Dedë Gjo’ Luli…” Patrioti tjetër i shquar, Avni Rustemi, do të shkruante që nga Roma: “Gëzohem që u muar inisiativa për t’i ngrehur një monument Burrit pa frikë e pa njollë të malësive tona, që kështu të jehojë emri i të ndjerit në brezat e ardhshëm. Ju faleminderit që më keni emëruar si pjesëtar nderi.”Poeti Risto Siliqi do të shkruante fjalë zëmre për luftëtarin e madh: “Sot pa farë dyshimi mund të thuhet se gjeneracioni i jonë i sotshmi e ka kuptue rëndësine e veprave patriotike… që trupat e fatosave martirë të shporuem pa mëshirë me bajonetat e armikut mos të kalben nën dhè bashkë me veprat e tyre. Emni i Dedë Gjo’ Lulit, i cili nuk triumfoi me kombinacione, por me vepra të gjalla, që e dëshmojnë edhe krepat e thepishme të maleve tona, vuloset i gdhëndun në historinë tonë kombëtare” (Ora e Malësisë, nr. 20, viti 1923 dhe http://www.shkoder.net/al/dedgjoluli.htm;http://sq.wikipedia.org/ëiki/Ded%C3%AB_Gjo_Luli).Ded Gjo Luli është dekoruar si Hero i Popullit dhe është i 24 në listën e Heronjve të Popullit nga 159 Heronj të Popullit dhënë nga Kuvendi Popullor (http://sq.wikipedia.org/ëiki/Lista_e_mbajtësve_të_titullit_”Hero_i_Popullit”).

postbck postbck

Recent Posts

“Një stuhi nuk është fundi i botës; është thjesht një test që na forcon”

  "Alegoria e Pemës: Mësimet e Jetës nga Natyra" Në një pyll të largët, një…

9 hours ago

Këto janë pasojat shëndetësore nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës

  Në kuadër të vapës përvëluese të verës dhe temperaturave të larta, për shumicën dërrmuese…

9 hours ago

A është e dëmshme kërcitja e gishtave?

  Kur kërcasim gishtat, ajo që ndodh është një proces fiziologjik në nyjet e duarve.…

9 hours ago

Cila është e vërteta e teorive për prejardhjen e shqiptarëve?!

  Origjina e shqiptarëve është një temë komplekse dhe e debatuar, që lidhet me historinë,…

11 hours ago

Çfarë janë vrimat e vogla që shfaqen në bluza?

  Një grua ka mbetur e habitur me disa vrima të vogla që shfaqen vazhdimisht…

11 hours ago

Mjekët me sugjerime radikale për gratë me kancer të gjirit – mijëra mund të mos kenë më nevojë për trajtim fare

  Mijëra gra me një formë të zakonshme të kancerit të gjirit mund të mos…

11 hours ago