<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Vlerat e çajit të veshtullës që duhet t’i dini

Në Greqinë e Lashtë, veshtulla përshkruhej si bima që kuronte gjithçka, por vetëm në vitin 1920 kjo bimë ledhatare u studiua për rolin e saj kundër sëmundjes së kancerit.

Kokrrat e veshtullës janë konsideruar gjithmonë si të papërdorshme, megjithatë gjethet e saj janë përdorur në formë çaji kundër disa problemeve shëndetësore.

Si të përgatisni çajin e veshtullës

Për përgatitjen e këtij çaji ju nevojiten:

1 lugë gjelle gjethe të grira hollë të veshtullës,

2 filxhanë çaji ujë të ftohtë.

Lërini gjethet në ujë në temperaturë ambienti për 12 orë. Më pas përdorni një napë të pastër pambuku për të kulluar lëngun, të cilin mund ta pasuroni me mjaltë.

Vlerat e çajit të veshtullës

Çaji i veshtullës është konsideruar gjithmonë si një tonik i mirë për tretjen, shëndetin e zemrës dhe qetësim të nervave. Ai është përdorur edhe kundër artritit, histerisë dhe problemeve të tjera që i kanosen trurit. Në botë, janë identifikuar dy lloje veshtullash: ajo amerikane dhe ajo evropiane. Veshtulla amerikane besohet të rrisë tensionin e gjakut dhe të nxisë kontraktimet e zorrëve apo mitrës.

Veshtulla evropiane nga ana tjetër besohet të bëjë të kundërtën. Ajo është e famshme për uljen e tensionit të gjakut dhe të rrahjeve të zemrës por edhe për të nxitur gjumin dhe qetësuar njeriun që vuan nga ankthi. Në varësi të dozës, ky çaj lufton sulmet e panikut, dhimbjet e kokës dhe ndihmon me përqendrimin. Disa studime klinike thonë se injeksionet e ekstrakteve të veshtullës ndihmojnë kundër kancerit.

Efektet anësore të çajit të veshtullës

Ky çaj nuk rekomandohet për fëmijët, gratë shtatzënë dhe ato lehonë. Ai mund të jetë toksik për mëlçinë dhe nuk duhet përdorur nga njerëzit që vuajnë nga hepatitis. Ky çaj nuk duhet pirë nga njerëzit që marrin barna kundër depresionit sepse mund të shkaktojë një rritje të rrezikshme të tensionit të gjakut dhe ulje të nivelit të kaliumit në gjak. Çaji i veshtullës mund të ndërhyjë negativisht nëse konsumohet nga njerëzit që marrin barna për diabetin. Ky çaj shoqërohet me efekte anësore që janë të ngjashme me simptomat e gripit.

postbck postbck

Recent Posts

Karakolli në qafën e Çajupit, ndërtim unikal në tipologjinë e tij

Veçanti nga e përgjithshmja përbën karakolli i Çajupit ose siç e quajnë vendasit “Taborri i…

5 hours ago

Lehtësoni fryrjen pas një vakti duke bërë këtë veprim 5-minutësh

Një dietologe po inkurajon individët që përjetojnë fryrje të stomakut të adoptojnë një praktikë të…

1 day ago

Misteri i bunkerëve të diktaturës

Nga: Pëllumb Vreka Viti 1992. I ndodhur në Greqi për shërbim pune, drekova me ish-gjeneralin…

1 day ago

Ora Verore 2026: Kur ndryshon?

    Ora verore fillon të dielën e dytë të marsit dhe përfundon të dielën…

3 days ago

Tsipraku me bisht të gjatë/ Zogu i quajtur “Zana e borës” me foto të ëmbla në borë(Foto)

  Tsipraku me bisht të gjatë, i quajtur shpesh zana e borës ose shima-enaga në…

3 days ago

Statistikat e vrasjeve nga gjakmarrja në Shqipërinë e Veriut (1907)

  Në dekadën e parë të shekullit XX, studiuesi hungarez Baroni Nopcsa udhëtoi gjerësisht në malësitë e Veriut…

3 days ago