Shoqëri patriotike kulturore arsimore e themeluar në Stamboll më 12.10.1879 me iniciativën e Komitetit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare. Në krye të saj u zgjodh Sami Frashëri. Këshilli qendror përbëhej nga Ahdyl Frashëri, Pashko Vasa, Jani Vreto, Koto Hoxhi, Zija Prishtina etj. Ajo njihet edhe me emrat Shoqëri e Stambollit dhe Shoqëria e shkronjëzave. Ajo ishte një organizatë patriotike e intelektualëve shqiptarë, që promovonin botimet në gjuhën shqipe, veçanërisht tekste shkollore, të cilat ishin jashtëzakonisht të rëndësishme për arsimin e brezave të rinj.
Platforma e Shoqërisë u përcaktua në statutin themeltar, të cilin e nënshkruan 28 përfaqësues të shtresave e besimeve të ndryshme nga e gjithë Shqipëria. Qëllimi kryesor i saj siç pohonte kryetari i saj, ishte: “të mësuarit e të ndrituarit të kombit tënë”, “të ngjallurit e gjuhës shqip e të bashkuarit e dialekteve të saj”. Ajo shtronte para vetes detyra me karakter kombëtar si lëvrimin e gjuhës shqipe dhe krijimin e gjuhës letrare, zhvillimin e letërsisë kombëtare, çeljen e shkollave shqipe, ngritjen e një shtypshkronje, botimin e librave e të një organi periodik, luftën kundër prapamhetjes etj. Këto detyra ishin pjesë e platformës politike të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për të zhvilluar ndërgjegjen kombëtare të shqiptarëve, për bashkimin në luftën çlirimtare.
Për realizimin e platformës së saj Shoqëria themeloi degë sidomos në kolonitë shqiptare, miratoi alfabetin e përbashkët të gjuhës shqipe të paraqitur nga Sami Frashëri e që quhet edhe “Alfabeti i Stambollit”, botoi “Alfabetaren e gjuhës shqip” etj. Në veprimtarinë e saj Shoqëria ndeshi kundërshtimin e ashpër të politikës së Portës se Lartë dhe qëndrimin antishqiptar të Patrikanës së Stambollit. /traditat, Instagram /InforCulture.info
Një ritëm shumë i lartë i zemrës në gjendje qetësie është njohur prej kohësh…
Pavarësisht moshës, flokët e thinjur janë problem për shumë njerëz, femra dhe meshkuj.…
Shumë prej nesh e kujtojnë autoshkollën mes mjegullës, si dhe maturën, udhëtimet e…
A ju ka ndodhur të shihni një fytyrë në një prizë elektrike, të…
Migrena nuk është thjesht një dhimbje e fortë koke. Bëhet fjalë për një…
Hudhra është padyshim fuqiplotë përsa i përket vlerave shëndetësore. Por për personat që…