<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Dom Gjon Gazulli, meshtari që u vra nga mbreti Ahmet Zogu, pasi kundërshtoi marrëveshjen e tij me serbët

Përkujtojmë sot, dom Gjon Gazullin, atë që shkodranët e kanë konsideruar gjithnjë shenjt, aq sa shpesh ndalen tek varri i tij, në Rrëmaj, për t’u lutur e për t’i kërkuar të ndërhyjë për ta pranë Zotit. Për të mos folur për familjen e Gazullorëve ku bënte pjesë, e cila i ka falur gjithnjë Shqipërisë njerëz të mëdhenj.

Dom Gjon Gazulli (26 Mars 1893 – 5 Mars 1927) u var nga mbreti Ahmet Zogu, pasi kundërshtoi marrëveshjen e tij me serbët për të ashtuquajturin “bashkim personal të Shqipërisë me Jugosllavinë”. Ai që hapi shkollën e parë të përzier djem-vajza, myslimanë e të krishterë, deputeti i opozitës kundër Zogut, u akuzua se kishte organizuar kryengritjen e kishte shpërndarë armë nëpër male e madje, edhe se kishte prerë telin e telefonit!? U dënua me varje. Ekzekutimin e tij e përshkruan në një inervistë me revistën gjermane “Korrespondenz des Priestergebetsve”, oficeri i ngarkuar me varjen e dom Gjonit, Xhemal Dibra:

(marrë nga shkrimi i Daniel Gazullit, botuar në “albemigrant”:

https://albemigrant2011.wordpress.com/2017/02/15/daniel-gazulli-martiri-i-atdheut-dom-gjon-gazulli/)

“Ishte ora 11 para mesnate. Udhët e Shkodrës ishin endè të rrahuna prej njerëzish, pse ishte Bajram. Dhash urdhën të thirrej famullitari Gàzulli n’oborr, pse donte me folë me të Ipeshkvi. Gazulli zbriti poshtë. E kuptoj çfarë do të  ndodhte.

Një françeskan me Sakramend ndej para tij (At Martin Gjoka, shënim  i D. G.). … Françeskani kishte mbetë pa gojë. Famullitarit Gàzulli nuk i ndrroi aspak ngjyra e fytyrës… Ai i kapi dorën Atit e i tha: “Pater Martin, tash ke me më Rrëfye”. Ati iu lut ushtarëve të mbledhun për rreth me u largue. Mbasi na nuk u larguem, Ati i tha: – “Dom Gjon, Rrëfeju, pra, latinisht a italisht”. – “Jo, Pater, i përgjegjet Gàzulli, të mbramin Rrëfim due me e ba në gjuhë të Nanës”. E kështu Ai u rrëfye në sy tanë. Na, Muhamedanët, pak marrim vesht kësi sendesh, por mëkat nuk dëgjuem prej gojës së tij. Mandej i dha Ati një bukë të hollë, të bardhë, e rrumbullakët, që e kapërdini me një përshpirtnì të madhe. Ai u dukte se po shndritte krejt fytyret.

Tash u çil dera e burgut, e u nisëm. Ushtarët ishin para, mbrapa e në të dy anët, ma shumë se kurrë. Në mjedis ishte Ai dhe Ati. Gjithë udhën u luten të dy me za të naltë, por unë muejta me vu ore se zani i Atit dridhej, nësa zani i famullitarit tingëllonte i qetë e i qartë. Një trimni kaq të madhe kurrë s’e pash në jetë time.

Kishim arrijtë te vendi i vdekjes, në Fushë të Druve. Aty ishte shtylla e vdekjes.

Magjypi ishte gati me litar në dorë. Një dritë elektrike e shndritte thektas famullitarin në fytyrë. Ai nuk dridhej aspak. Edhe mue më kishte kapë frika. Mue më ishte dashtë me përcjellë edhe të tjerë te ky vend i mjerë, por tash ishte tjetër. Unë kisha gati si nji frikë para qetësisë së këtij Prifti. Ai ishte me të këputme i pafaj. Këte e dijshim të gjithë. Por, urdhni! Unë, sikur asht zakoni, i lash fjalën e lirë. Por ma mirë mos ta kisha ba këte gja! Ai nisi me folë me një za aq të fortë, e me fjalë të drejta e që të këputshin zemrën, sa që mue përnjimend më kapi frika. E ta kisha lanë me shkue gjatë me fjalë, kishte muejtë të gjithëve me na ba me u kthye prej vetit. Mue më duhej me mendue për përgjegjësinë teme. E i thash shkurt: Zotni, s’duem me ndje predke! Foli fjalët e mbrame. Mjaft!

Atëherë Ai çoi zanin edhe ma e tha: Vetë po vdes i pafaj. Rroftë Krishti, Mbreti ynë! Rrënoftë Shqipnia dhe Shqiptarët e vërtetë”.

Na ishim të gjithë të përmalluem fort. Lexova vendimin e dekës. I qe veshë një këmishë e bardhë. Magjypi ia vuni vjekcën e konopit në fyt e i hoq shkambin nën kambë. Ai ishte i vdekun!– Kështu foli kapiteni. Ishte dita e 5 marsit 1927”.

Në varrezat e Rrmajt, atje ku prehen bijtë e shquar të shqipës, vendi i gjurmëve të qytetërimit të hershëm, aty ku barbaria e të kalumës ka vrarë trupin por jo shpirtin e as madheshtinë e herojve të idealeve, gjendet varri i thjesht i meshtarit dom Gjon Gazulli.

***

Askush ma bukur se vet Shkodra, ska arrit me parafrazu jetën e meshtarit revolucionar e të thjeshtë duke e amshuar varrin e tij, me atë që të gjithë e njohin si ‘vorri i Shejtit’.

Dom Gjon Gazullin e kujtojmë sot në përvjetorin e lindjes, duke risjellur momentin kur rilindi në të pashkatërrueshmen jetë, i varur nga Regjimi i Ahmet Zogut, në Varrezat e Rrmajt.

Të duash Shqipërinë, lirinë, përparimin e vendit ishin akuzat që e varën, dhe po të njejtat janë kauzat për të cilat, varri i tij është i shenjtë në të shenjta varreza të Rrmajt.

Foto është marrë nga profili i tij në Facebook, Dom Artur Jaku

Teksti u huazua nga Rdio Vatikani

postbck postbck

Recent Posts

Pija më e mirë e mëngjesit për shëndetin e zemrës

    Një zakon i thjeshtë në mëngjes mund të ndihmojë shëndetin e zemrës: pirja…

10 hours ago

Çfarë duhet bërë kur fëmijët infektohen me fruth në çerdhe. Përgjigjet pediatrja!

    Mjekja pediatre Zerina Sheme ka ndarë në rrjetet sociale informacion në lidhje me…

11 hours ago

Sa kafe mund të pimë në ditë? Ja çfarë thonë studimet e reja për zemrën

  Kafeja, në sasi të moderuara, nuk duket të jetë armiku i zemrës. Por jo…

11 hours ago

Fruti që ndihmon në uljen e sheqerit dhe kolesterolit

Nga forcimi i imunitetit te mbrojtja e zemrës dhe rregullimi i nivelit të sheqerit në…

11 hours ago

Simptomat e diabetit te fëmijët që prindërit nuk duhet t’i neglizhojnë

    Diabeti te fëmijët mund të shfaqet me simptoma që në fillim duken të…

15 hours ago

Si ta matni saktë tensionin!

    Hipertensioni quhet me të drejtë “vrasësi i heshtur”, sepse është një sëmundje pa…

15 hours ago